"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 172: "Dispozita kalimtare për procedimet disiplinore "

1Hetimet disiplinore të papërfunduara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji nga Ministria e Drejtësisë, Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe inspektorët në Zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme përfundohen brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, sipas dispozitave në fuqi para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

2Procedimet disiplinore të papërfunduara në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ose në Prokurorinë së Përgjithshme në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji kryhen brenda afatit 6-mujor pas hyrjes në fuqi e këtij ligji. Organet përgjegjëse, sipas nenit 160, të këtij ligji, zbatojnë rregullat procedurale të parashikuara në këtë ligj.

3Për shkeljet disiplinore të parashikuara sipas këtij ligji, që kanë ndodhur para hyrjes në fuqi të tij, dhe që parashikoheshin si të tilla në kohën e kryerjes së tyre, do të zbatohen dispozitat e këtij ligji, me përjashtim të parashikimeve të pikave 1 dhe 2 të këtij neni.

4"Organet kompetente për procedimin disiplinor zbatojnë parimin e zbatimit të ligjit më të favorshëm për magjistratin që ka kryer shkeljen disiplinore. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment