1Magjistrati ka të drejtë për ulje të ngarkesës së çështjeve, në rast nevoje, për një nga këto shkaqe:
asëmundje e përkohshme, për një kohëzgjatje të kufizuar deri në dy vjet;
bstudime jashtë kursit të formimit vazhdues në Shkollën e Magjistraturës, për një kohëzgjatje të kufizuar deri në tre vjet.
2Ngarkesa e çështjeve mund të ulet deri në 75 për qind të ngarkesës, në varësi të rrethanave.
3Këshillat mund të vendosin ulje të ngarkesës së çështjeve të magjistratit, pas marrjes së mendimit të kryetarit, nëse plotësohen këto kushte:
anë rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni, sëmundja e magjistratit kërkon ulje të ngarkesës në punë, bazuar në raportin e komisionit mjekësor të caktimit të aftësisë në punë;
b"në rastin e parashikuar në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij neni: i) kur studimet kanë si qëllim të rrisin aftësitë profesionale të magjistratit; ii) kur ulja e ngarkesës nuk cenon interesat thelbësorë të funksionit, afatet dhe ushtrimin në mënyrë efiçiente të funksioneve në gjykatën ose prokurorinë përkatëse. "
4Këshillat miratojnë rregulla më të detajuara, të cilat përcaktojnë:
aprocedurën që ndiqet për kërkesat për uljen e ngarkesës, veçanërisht detajimi për provat e duhura që duhet të paraqiten në mbështetje të një kërkese;
bnë rastet kur kërkesa pranohet, rregullat për uljen e pagës dhe përfitimeve të tjera, të bazuara në arsyet e shkronjës “a”, të parashikuara në pikën 1, të këtij neni, në përputhje me parimin e mosdiskriminimit dhe proporcionalitetit, duke pasur në konsideratë nevojën për uljen e ngarkesës, të shkaktuar nga një rrethanë jashtë vullnetit të magjistratit;
crregullat për uljen e pagës dhe përfitimeve të tjera në rastet kur kërkesa pranohet, për arsyet e parashikuara në shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij neni, në përputhje me parimin e mosdiskriminimit dhe proporcionalitetit;
çrregullat për përcaktimin e kohëzgjatjes gjatë së cilës ulet ngarkesa;
drregulla të ndërmjetme për transferimin e një pjese të ngarkesës së magjistratit, në rastet kur kërkesa pranohet.
5Ulja e pagës dhe përfitimeve të tjera nuk duhet të jetë më shumë se 75 për qind.