"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 29: Thirrja për kandidatura

1Në janar të çdo viti, Këshillat, pasi kanë kryer një analizë të nevojave, përcaktojnë dhe publikojnë numrin maksimal të kandidatëve magjistratë që pranohen në formimin fillestar për vitin e ri akademik.

2Shkolla e Magjistraturës publikon thirrjen për kandidime për formimin fillestar, brenda një jave kalendarike nga data e publikimit të numrit maksimal të magjistratëve, sipas pikës 1, të këtij neni, nëpërmjet shpalljes së njoftimit:

anë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Shkollës së Magjistraturës;

bnë të paktën një prej gazetave me tirazh më të lartë në vend.

Përmbajtja

    •  1. Parashikimi i metodologjisë që duhet të ndjekin Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të cilatpërmes një analize të nevojave të sistemit për gjyqtarë e prokurorë,por edhe të mundësive që ka Shkolla e Magjistraturës përcaktojnënumrin maksimal të kandidatëve për magjistratë, është edhe qëllimi i nenit 29. Nga ana tjetër, përcaktimi i detyrimit që kanë të dy këshillat për të arritur drejt një vendimmarrje,jo më vonë se muaji janar i çdo viti, është brenda qëllimit të kësaj dispozite. Parashikimi i një afati të tillë në këtë dispozitë ligjore, synon realizimin në kohë të të gjithë këtij procesi, që fillon me pranimin e aplikimevedhe me vlerësimin paraprak të kandidatëve, që vijon me kryerjen e provimit me dy fazat e tijdhe përfundon me verifikimin e pasurisë dhe tëfigurës së kandidatëve të shpallur fitues, për të bërë të mundurfillimin e vitit akademik të hënën e parë të muajit tetor tëçdo viti.

      2. Realizimi i një procesi sa më transparent dhe gjithëpërfshirës për të tërhequr në procesin e regjistrimit për formimin fillestar sa më shumë aplikantë, është qëllimi kryesor i pikës 2 të këtij neni, detyrë e cila i ngarkohet Shkollës së Magjistraturës për t’u përmbushur. Shpallja e njoftimit publik në faqen zyrtare të të dy këshillave dhe të vetë Shkollës së Magjistraturës, por edhe në një nga gazetat me tirazhin më të lartë në vend, është në funksion të qëllimit thelbësor tëkëtij procesi të hapur publik, i cili fillon me thirrjen e kandidaturave.

       

    • 3. Që nëtitull, iemërtuar “Thirrja për kandidatura”, neni 29 përcakton dhe objektin e tij. Zhvillimi i karrierës së magjistratëve, që nis me procesin e rekrutimit të kandidatëve kërkon një ndërveprim ndërmjet dy organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga njëra anë dhe Shkollës së Magjistraturës, nga ana tjetër. Pikërisht, detyrimin për të koordinuar ndërmjet këtyre organeve për përcaktimin e numrit të kandidatëve magjistratë,të cilët do të pranohen në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, ashtu si edhe realizimin e një procesi sa më transparent, ka si objekt kryesor neni 29.

    • 4. Ndërtimi i një sistemi drejtësie të së ardhmes fillon me planifikimin në kohë nga organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë të numrit maksimal të kandidatëve për magjistratë,që do të ndjekin formimin fillestar, bazuar edhe mbi kapacitetet intelektuale, infrastrukturore dhe financiare të Shkollës së Magjistraturës. Pikërisht, nevoja për një bashkëpunim institucional që kryhet edhe mbi bazën e një analize të nevojave që ka sistemi i drejtësisë për magjistratë të rinj është thelbi i pikës 1 të nenit 29.

      5. Sipas neneve 147/a dhe 149/a tëKushtetutës, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë ngarkuar me mbarëvajtjen e sistemit të drejtësisë dhe, duke ju referuar pushtetit që u është dhënë, specifikisht me ligj,merren edhe me “të diplomuarit dhe kandidatët për magjistratë që ndjekin Shkollën e Magjistraturës, me qëllim që të bëhen gjyqtarë... dhe prokurorë” . Përmbushja e këtij detyrimi kushtetuese ligjor, sigurisht qëkërkon njëplanifikim në kohëtë nevojave që ka sistemi i drejtësisë për magjistratë të rinj. Për këtë arsye, ligji detyron dy këshillat që brenda muajit janar tëçdo viti , të përcaktojnë dhe tëpublikojnë numrin maksimal të kandidatëve për magjistratëqë do të pranohen në formimin fillestar, pas kryerjes prej tyre të provimit .

      6. Përcaktimi i numrit maksimal të kandidatëve për magjistratë që do të pranohen në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës ka qenë përherëe parashikuar si një vendimmarrje që u përket vetëm organeve përgjegjëse për mbarëvajtjen e sistemit të drejtësisë. I vetmi rast, kur nuk ka gjetur zbatim neni 29 i ligjit, që përcaktimin e kuotave të pranimit në formimin fillestar nuk e ka lënë në vlerësimin e këtyre organeve, por të vetë ligjit, i përket periudhës tranzitore të ngritjes së organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Sipas ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në RSH”, u ngarkuanë mënyrë specifikeShkolla e Magjistraturës për të organizuar “një konkurs jashtë radhe për pranimin e 25 kandidatëve për magjistratë (të ndarë në gjyqtarë dhe prokurorë), përkatësisht për secilin vit akademik 2016 – 2017 dhe 2017–2018” . Të njëjtin formulim e gjejmë edhe në nenin 285, pika 3 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

      7. Përcaktimi me ligj i kuotave të pranimit të kandidatëve për magjistratë ishte një zgjidhje që imponohej, pikësëpari, për shkak të mos vazhdimit, për periudhën kalimtare, të ushtrimit të kësaj kompetence nga organet ekzistuese, por edhe për kohën që do të nevojitej për të ngritur Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Një parashikim i tillë që ia linte vetë ligjit përcaktimin e numrit të kuotave të kandidatëve për magjistratë, për dy vite akademike (2016-2017 dhe 2017-2018), u konsiderua si një zgjidhje e zgjatur në kohë, por e arsyeshme për periudhën që do të nevojitej për ngritjen e dy këshillave. Megjithatë, me përfundimin e këtij afati dhe kryesisht, për shkak të mosngritjes në kohë të dy këshillave, Shkolla e Magjistraturës e kishte tëpamundur zhvillimin e konkursit për pranimin e kandidatëve të rinj .

      8. Pika 2 e nenit 29, megjithëse ka një tjetër kuptim nga pika 1, qoftë në bërjen sa më transparente të shpalljes së njoftimit për thirrjen e kandidaturave që regjistrohen për konkurs, ashtu edhe të përcaktimit tëorganit qëngarkohet për kryerjen e kësaj procedure, në thelb është njëvijimësi e të gjithë procedurës që fillon me pikën 1. Mënyra që ka gjetur ligjvënësi, nëpërmjet rregullimit që ka bërënëpikën 2, lidhet sa me synimin për të vendosur një afat tëshpejtë e të arsyeshëm për publikimin e thirrjes për kandidime në formimin fillestar, afat i cili ndikohet nga detyrimi për të zhvilluar provimin brenda muajit prill, po aq edhe me domosdoshmërinë që paraqet transparenca e këtij procesi gjithëpërfshirës.

      9. Në respektim të afateve të shpejta që kërkohen nga rregullat e vendosura nënenin 29 të ligjit, për përcaktimin e kuotave dhe për publikimin e thirrjes për kandidatura, Rregullorja e Shkollës së Magjistraturës, në nenin 10, pika 1 parashikon si afat fundor datën 1 shkurt të çdo viti për shpalljen e njoftimit. Vendosja e datës 1 shkurt, si afati i fundit për shpalljen e njoftimit nga Shkolla e Magjistraturës kushtëzohet nga fillimi i një tjetër afati, që ka të bëjë me paraqitjen e kërkesave të aplikantëve për të konkurruar në provimin e pranimit, si dhe me fillimin e procedurës sëvlerësimit paraprak të tyre, që parashikohet në dispozitën në vijim.

      10. Detyrimi i Shkollës së Magjistraturës për të kryer shpalljen e njoftimit në faqet zyrtare të tre institucioneve kryesore të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, por edhe në një nga gazetat me tirazhin më të lartë në vend, krijon të gjithë hapësirën e nevojshme për cilindo që vlerëson pjesëmarrjen në konkursin e pranimit për të mos u kufizuar në marrjen e informacionit. Shpallja e njoftimit përmban numrin maksimal të kandidatëve që do të pranohen në formimin fillestar, afatin për paraqitjen e kërkesave të aplikantëve për të konkurruar, datën e provimit, dokumentet që duhet të shoqërojnë kërkesat, datën e mbarimit të afatit për paraqitjen e tyre, si dhe programin e provimit të pranimit.

      11. Fillimi i të gjithë këtij procesi të rëndësishëm që në muajin janar, me qëllim realizimin e provimit të pranimit në muajin prill dhe që pason me periudhën maj –shtator, gjatë të cilës kryhet verifikimi i pasurisë dhe figurës së kandidatëve, përpara fillimit të vitit akademik në muajin tetor, është një transformim rrënjësor,krahasuar me periudhën tepër të shkurtër (vetëm muaji shtator) që parashikonte ligji i mëparshëm. Parashikimi i një procedure kaq të hollësishme, që fillon me rregullat e vendosura nënenin 29 dhe që vijon me rregullime të tjera ligjore, dëshmon për një proces rekrutimi transparent e gjithëpërfshirës të kandidatëve për magjistratë, me rregulla shumë më të qarta,gjëqëndikon së tepërmi edhe në rritjen e besimit te publiku për drejtësinë e nesërme.

       

    • 12. Përcaktimi i kuotave të pranimit në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, ashtu si dhe publikimi i thirrjes për kandidatura, kanë qenë të parashikuara edhe në legjislacionin e mëparshëm. Që nga krijimi i Shkollës së Magjistraturës me ligjin e vitit 1996 e deri mëtani ka pasur një rregullim ligjor të këtyre çështjeve, që ka ardhur duke ndryshuar. Dallimi që evidentohet në legjislacionin që ka rregulluar në vijimësi veprimtarinë e Shkollës së Magjistraturës dhe në Rregulloren e Brendshme të saj lidhet, kryesisht, me organin e ngarkuar për përcaktimin e kuotave të pranimit, me periudhën e vendimmarrjes, si edhe me afatet e shpalljes së njoftimit publik. 12. Përcaktimi i kuotave të pranimit në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, ashtu si dhe publikimi i thirrjes për kandidatura, kanë qenë të parashikuara edhe në legjislacionin e mëparshëm. Që nga krijimi i Shkollës së Magjistraturës me ligjin e vitit 1996 e deri mëtani ka pasur një rregullim ligjor të këtyre çështjeve, që ka ardhur duke ndryshuar. Dallimi që evidentohet në legjislacionin që ka rregulluar në vijimësi veprimtarinë e Shkollës së Magjistraturës dhe në Rregulloren e Brendshme të saj lidhet, kryesisht, me organin e ngarkuar për përcaktimin e kuotave të pranimit, me periudhën e vendimmarrjes, si edhe me afatet e shpalljes së njoftimit publik. 

      13.  Ligji nr.8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës të Shqipërisë”,parashikonte Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si organin e vetëm për tëpërcaktuar vendet vakante, për gjyqtar,por edhe për prokuror. Arsyeja e përcaktimit tëKëshillit të Lartëtë Drejtësisësi organi qëvendos kuotat për gjyqtar e prokuror lidhet me modelin e pranuar nga ligji “Për dispozitat kryesore kushtetuese” ,që njihte këtë organ, si “i vetmi autoritet që vendos për emërimin, lëvizjen dhe përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve të shkallës së parë, të apelit si edhe të prokurorëve”. Pas miratimit të Kushtetutës së vitit 1998 dhe ndryshimit që pësoi ligji nr.8737, datë 12.2.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” ,autoriteti që vendos për numrin e përgjithshëm të prokurorëve, si dhe përcaktonte vendet vakante për kandidatët për magjistratë që do të kryenin formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, nuk është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por Prokurori i Përgjithshëm. 

      14. Procedura e parashikuar në ligjin e vitit 1996 që lidhej me shpalljen e njoftimit për paraqitjen e dokumentacionit përkatës për efekt të regjistrimit të kandidatëve në konkursin e pranimit, si dhe me datën e mbarimit të afatit për paraqitjen e tyre, ka mbetur e pandryshuar, deri kur Kuvendi miratoi në kuadrin e reformës në drejtësi ligjin nr. 96/2016. Sipas nenit 16 të ligjit nr. 8136, datë 31.7.1996, që mbeti i pandryshuar edhe me ligjin nr. 9414,  datë  20.5.2005, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8136, datë 31.7.1996 "Për Shkollën e Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë””,“Drejtori i shkollës, në përputhje me numrin e vendeve vakante, të përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për kandidatët për gjyqtarë dhe, nga Prokurori i Përgjithshëm, për kandidatët për prokurorë, shpall njoftimin për paraqitjen e kërkesave të kandidatëve, duke bërë të njohur dokumentet që duhet të shoqërojnë këtë kërkesë, datën e mbarimit të afatit për paraqitjen e tyre dhe listën e lëndëve, që do të shërbejnë si bazë për testimin e kandidatëve.” Në mënyrë më të hollësishme, Rregullorja e Shkollës së Magjistraturës, parashikonte se “Numri i kandidatëve fitues, data dhe vendi i zhvillimit të konkursit njoftohen publikisht me anë të mjeteve të informimit masiv, jo më vonë se 15 ditë para datës së zhvillimit të konkursit” .

      15. Nga ana tjetër, vihet re një rregullim shumë më i detajuar dhe më i qartë në vitet e fundit, krahasuar me legjislacionin e viteve kur Shkolla e Magjistraturës filloi funksionimin e saj.  Si në mënyrën që ka zgjedhur ligjvënësi për të normuar, nëpërmjet nenit 29, të gjithë procedurën e domosdoshme që ndiqet për thirrjen e kandidaturave për formimin fillestar, ashtu edhe me rregullimin e hollësishëm që është bërë në Rregulloren e Shkollës së Magjistraturës, krijohet bindja se procesi i rekrutimit është shumë më transparentë, por edhe gjithëpërfshirës me synimin që të arrihet një përgatitje sa më cilësore e kandidatëve për magjistratë.

    • Asnjë koment
  • Opinioni i Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Europianë, nr. 17 (2014) "Mbi Vlerësimin e Punës së Gjyqtarëve, Cilësinë e Drejtësisë dhe Respektin për Pavarësinë e Gjyqësorit".

    Opinioni nr. 4 i CCJE, mbi trajnimin e duhur fillestar dhe vazhdues të gjyqtarëve në nivel kombëtar dhe Europian.

  • Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf

    Relacioni për projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/relacioni-1.pdf .

    Procesverbal datë 24.6.2016 i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, reformanedrejtesi.al/sites/default/files/procesverbal_date_24.06.2016_0.pdf

  • Kushtetuta: 

    Neni 15 i ligjit nr. 7561, datë 29.4.1992, “Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr.7491, datë 29.4.1991, "Për dispozitat kryesore kushtetuese".

    Neni 136/a i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.Neni148/ç i KushtetutëssëRepublikëstëShqipërisë.

    Ligji: 

    Neni 16 i ligjit nr.8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës të Shqipërisë”.

    Ligji nr. 9414,  datë  20.5.2005, “Për disa ndryshime në ligjin nr.8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës të Shqipërisë””.

    Neni 269 i ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”.

     

    Neni 68 i ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në RSH”.Neni68 i ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në RSH”.www.magjistratura.edu.al/#1296www.magjistratura.edu.al/#1299

  • Nenin 6 i Rregullores së Shkollës së Magjistraturës.
    Neni 10, pika 1 e Rregullores së Shkollës së Magjistraturës.

     

  • A. Vendime të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

    Vendimi nr.17, datë 29.1.2019 i Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Mbi numrin e kandidatëve që do të pranohen në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020”. www.klgj.al/vendime/vendim-nr-17-dat%C3%AB-29-01-2019-1

    B. Vendime të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

    Vendimi nr. 21, datë 28.1.2019 i Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e numrit të kandidatëve për prokurorë në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2019-2020. /klp.al/wp-content/uploads/2019/03/Nr.21-Dat%C3%AB-28.01.2019-.pdf

    C. Vendime të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës

    Vendimi nr. 2, datë 29.1.2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 1, datë 31.1.2017,“Për miratimin e Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës”.www.magjistratura.edu.al/#1299
    www.magjistratura.edu.al/#1296
    www.magjistratura.edu.al/#1300

  • Asnjë koment
  • A. Ligje

    Ligji nr.8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës të Shqipërisë”,
    Ligji nr. 9414, datë 20.5.2005, “Për disa ndryshime në ligjin nr.8136, datë 31.7.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës të Shqipërisë””.
    Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”;
    Ligjinr. 84/2016,“Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në RSH”.

    B. Akte nënligjore

    Rregullorja e Shkollës së Magjistraturës, miratuar me vendimin nr. 1, datë 31.1.2017 të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës (ndryshuar me vendimin nr. 2, datë 29.1.2019).

     

Sokol Sadushi
Sokol Sadushi