1Shkolla e Magjistraturës organizon provimin për pranimin në formimin fillestar në përputhje me rregullat që parashikon ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”. Provimi i pranimit zhvillohet në fund të muajit prill të çdo viti dhe është i hapur për të gjithë kandidatët e përfshirë në listën e kandidatëve, siç përcaktohet në procedurat e vlerësimit, të parashikuara në nenin 30 të këtij ligji.
2Shkolla e Magjistraturës harton listën e renditjes e kandidatëve, sipas rezultateve të provimit, dhe publikon listën e miratuar, deri në datën 15 maj të çdo viti, duke treguar në listë numrin maksimal të kandidatëve të pranuar në formimin fillestar, në përputhje me vendimin e Këshillave, të marra sipas përcaktimeve të nenit 29 të këtij ligji.
3Çdo kandidat ka të drejtë të ushtrojë mjetet ligjore të ankimit, të parashikuara në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”.