1Kandidatët me rezultatet më të larta në listën e publikuar, sipas përcaktimeve të nenit 31, të këtij ligji, të cilët mund të pranohen në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës, i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë dhe figurës.
2Brenda një jave nga publikimi i listës përfundimtare, sipas nenit 31, të këtij ligji, për secilin kandidat të parashikuar në pikën 1 të këtij neni, Këshillat kërkojnë raportim nga institucionet kompetente për verifikimin e pasurisë dhe të figurës në lidhje me çdo shkak tjetër përjashtues, nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, prokuroria, organet e administratës tatimore dhe doganore, Byroja Kombëtare e Hetimit, shërbimet shtetërore informative, si dhe çdo organ disiplinor që ka mbikëqyrur disiplinën në marrëdhëniet e punës së kandidatit. Nëse është e nevojshme, Këshillat kërkojnë informacion shtesë nga institucionet e përmendura në këtë pikë.
3Çdo institucion publik, subjekt fizik ose juridik, duhet të përmbushë kërkesat e Këshillave për informacion, dokumentacion, ose materiale të tjera në lidhje me një hetim, me përjashtim të rasteve të kufizuara me ligj, brenda afatit ligjor të arsyeshëm të përcaktuar nga Këshillat në kërkesën e tyre.
4Në çdo rast, kandidati nuk pranohet në Shkollën e Magjistraturës kur:
araporti i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave tregon që burimet financiare të kandidatit nuk justifikojnë pasuritë e tij dhe nuk ka deklaruar pasuri ose asete ose ka dhënë një deklaratë të rreme ose jo të saktë të aseteve;
braportet e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose Shërbimit Informativ Shtetëror tregojnë se kandidati ka lidhje me krimin e organizuar, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”;
cka ndonjë shkak tjetër përjashtues të njohur, të parashikuar sipas ligjit.
5Deri në datën 5 shtator të çdo viti, Këshillat vendosin pranueshmërinë e kandidatëve, bazuar në informacionin që kanë marrë për rezultatet e verifikimit të pasurisë dhe figurës së tyre.
6Kandidatët kanë të drejtë të njihen me dosjen dhe të ankohen në gjykatën kompetente ndaj vendimit të Këshillave, brenda 5 ditëve. Gjykata kompetente vendos për ankimin, brenda dy javëve nga paraqitja e tij.
7Pas përfundimit të verifikimit të pasurisë dhe figurës, Këshillat miratojnë dhe publikojnë në fund të muajit shtator të çdo viti, listën përfundimtare të kandidatëve magjistratë, që pranohen në Shkollën e Magjistraturës, në formimin fillestar trevjeçar, në përputhje me numrin e kandidatëve të përcaktuar sipas nenit 29 dhe duke respektuar me përpikëri renditjen e kandidatëve në listën e parashikuar në pikën 2, të nenit 31, të këtij ligji.