1I diplomuari emërohet magjistrat nëse plotëson njëkohësisht këto kritere:
aështë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, në formimin fillestar, me të paktën 70 për qind të pikëve maksimale të mundshme;
bështë vlerësuar minimalisht “mirë” për të gjitha detyrat e dhëna gjatë stazhit profesional në vitin e tretë të formimit fillestar;
cka kaluar sërish verifikimin e pasurisë dhe figurës, të kryer nga Këshillat në përputhje me parashikimet në pikat 2 deri në 6, të nenit 32, të këtij ligji.
2I diplomuari kandidon për t’u emëruar magjistrat pas marrjes së ftesës, sipas pikës 1, të nenit 39, të këtij ligji dhe brenda një afati dyjavor nga data e publikimit të listës së të diplomuarve. Për arsye të justifikuara, një i diplomuar mund të kandidojë për t’u emëruar në vitin pasues.
3Kandidati për gjyqtar kërkon të emërohet si gjyqtar nëpërmjet një kërkese me shkrim drejtuar Këshillit. Në kërkesë përcaktohen, sipas renditjes preferenciale, tri gjykata në të cilat i diplomuari kërkon të emërohet. Kandidati për prokuror kërkon të emërohet si prokuror nëpërmjet një kërkese me shkrim drejtuar Këshillit. Në kërkesë përcaktohen, sipas renditjes preferenciale, tri prokurori, në të cilat i diplomuari kërkon të emërohet.
4Brenda afatit njëmujor nga data e publikimit të listës së të diplomuarve, Këshillat:
aemërojnë magjistrat çdo person që është në listën e të diplomuarve, i cili përmbush kriteret e emërimit, si dhe ka paraqitur kërkesë, në përputhje me parashikimet e pikave 2 dhe 3 të këtij neni;
brefuzojnë të emërojnë magjistrat çdo person që është në listën e të diplomuarve që ka paraqitur kërkesë, sipas pikave 2 dhe 3, të këtij neni, por nuk përmbush kriteret e emërimit.
5Këshilli miraton rregulla të mëtejshme për arsyet e justifikuara për kandidimin në vitin pasardhës të mëvonshëm, sipas parashikimeve të pikës 2 të këtij neni.