"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 40: Caktimi i përkohshëm në pozicione të komanduara të të emëruarve

1Brenda afatit kohor të përcaktuar në pikat 1 dhe 2, të nenit 39, të këtij ligji, në rastin kur numri i kërkesave për t’u caktuar në pozicion është më i madh se numri i vendeve të lira për magjistrat, Këshillat e caktojnë të emëruarin në një pozicion të komanduar në një institucion.

2Në rastet kur i emëruari caktohet në një pozicion të komanduar në një institucion:

aKëshillat i ofrojnë të emëruarit mundësinë e zgjedhjes për të paktën dy pozicione, sipas radhës së renditjes së tyre në listën e të diplomuarve;

bi emëruari i caktuar në një pozicion të komanduar në një institucion duhet të marrë pjesë në procedurën e radhës të lëvizjes paralele në shkallën e parë, me qëllim që të caktohet sa më shpejt në një pozicion të lirë si magjistrat;

ci emëruari i caktuar në një pozicion të komanduar në një institucion përfiton pagë dhe përfitime të tjera financiare të barabarta me ato që përfitojnë magjistratët e shkallës së parë.

3Këshillat miratojnë rregulla më të detajuara për përcaktimin e kritereve, kushteve dhe procedurën e caktimit të të emëruarve në pozicione të komanduara, me qëllim që të sigurojnë që pozicioni për çdo të emëruar të jetë i përshtatshëm me profilin e magjistratit.

Përmbajtja

    • 1. Qëllimi i nenit 40, ashtu si dhe ai i nenit 39, është caktimi i magjistratëve të emëruar në pozicion bazuar nëmeritën dhe arritjet e tyre profesionale, si edhe në nevojat dhe mundësitë objektive që ofron sistemi i drejtësisë. Kjo dispozitë synon të garantojë fillimin e ushtrimit të detyrës nga magjistratët edhe në rastet kur për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, caktimi në pozicion të përhershëm i magjistratit është i pamundur. Ligji në këtë rast ofron mundësi të tjera, të përkohshme, me qëllim fillimin e detyrës menjëherë të magjistratit, dukevendosur detyrimin për këshillat që magjistrati, me t’u krijuar mundësia, të caktohet sa më parë në një pozicion të përhershëm.

      2. Me rregullimin që i është bërë në këtë nen renditjes së të diplomuarve dhe parashikimin e hollësishëm të procedurave konkrete që duhen ndjekur nga këshillat që bëjnë emërimin dhe caktimin në pozicion sipas nenit 39, si dhe me alternativën e ofruar nga neni 40 për rastet kur nuk ka mjaftueshëm vende të lira, ofrohet siguria në masë të konsiderueshme për magjistratët se fillimi i ushtrimit të detyrës së tyre është i lidhur me kritere dhe kushte që bazohen tek “objektiviteti, meritokracia dhe transparenca” .

    •             1. Subjektet

      3. Neni 40 i drejtohet Këshillave, të cilët, brenda afatit dhe kritereve të vendosura në nenin 39, duhet të caktojnë në pozicion të komanduar dhe për një periudhë kohe të kufizuar magjistratët që nuk arrijnë të caktohen sipas rregullit të përgjithshëm të parashikuar në nenin 39. Përmbushja e këtij detyrimi nga Këshillat duhet bërë vetëm nëse nuk ka vende të lira për t’i caktuar ata në pozicion.  

      4. Gjithashtu, kjo dispozitë i drejtohet edhe magjistratëve të emëruar, të cilët kanë të drejtë të zgjedhin nga të paktën 2 pozicione të ofruara nga këshillat, bazuar në renditjen e tyre në listën e të diplomuarve.  

                   2. Struktura

      5. Neni 40 është një dispozitë pjesërisht referuese, pasi për shkak të rregullimit të ngjashëm që ka me caktimin në pozicion tëparashikuar nga neni 39, referon te ky i fundit me qëllim që të zbatohen rregulla të njëjta lidhur me caktimin në pozicion pavarësisht faktit se neni 40 i kushtohet caktimit të përkohshëm.Megjithatë, përveç pjesës referuese, neni 40 parashikon dhe rregulla specifike që duhen mbajtur parasysh gjatë caktimit të përkohshëm në pozicione të komanduara të magjistratit. 

      6. Neni 40 bën pjesë në kreun III “Caktimi në pozicion”, pjesa III “Zhvillimi i karrierës së magjistratëve”, i cili vjen natyrshëm pas neneve që parashikojnë diplomimin e magjistratëve, si fazë fillestare e karrierës së tyre (nenet 28-34) dhe dispozitave që parashikojnë emërimin e magjistratëve, si fazë e dytë e karrierës (35-38). Pas përfundimit të këtyre dy fazave, magjistrati duhet të presë vendimin e këshillave, të cilët përcaktojnë konkretisht se në cilën gjykatë ose prokurori do të ushtrojë detyrën magjistrati i emëruar (39-40).

      7. Kur vendet e lira në gjykata ose prokurori janë më pak në numër se magjistratët që duhet të caktohen në pozicion, është parashikuar një zgjidhje alternative nëpërmjet caktimit përkohësishtnë një pozicion të komanduar të magjistratëve (pika 1).

      8. Pika 2 paraqet modalitetin dhe kushtet në të cilat duhet të bëhet komandimi i magjistratit të sapoemëruar. Konkretisht, (I) këshilli duhet t’i ofrojë magjistratit të paktën 2 pozicione në përputhje edhe me rezultatet e renditjes së tyre në listën e diplomimit (shkronja “a”); (II) magjistrati duhet të marrë pjesë në procedurën e radhës së lëvizjes paralele në shkallë të parë (shkronja “b”);(III) magjistrati përfiton pagën e magjistratit në shkallë të parë dhe jo të pozicionit ku ai komandohet (shkronja “c”). 

      9. Më tej, pika 3 autorizon Këshillat të parashikojnë rregulla të detajuara lidhur me kriteret, kushtet dhe procedurën e caktimit të magjistratëve në pozicione të komanduara. 

    • 10. Si rregull, Këshillat bëjnë analizën e nevojave dhe mbi të planifikojnë numrin maksimal të kandidatëve magjistratë që pranohen në formimin fillestar .Duke pasur parasysh këtë, rastet në të cilat vendet e lira për magjistratë janë më pak se numri i tyre nuk duhet të jenë të shpeshta, megjithatë ligji me të drejtë i ka përfshirë në rregullimet e tij, me qëllim që kjo rrethanë të mos i lihet rregullimeve sporadike ose rastësore.Periudha pas diplomimit të kandidatëve për magjistratë, që përkon me fundin e muajit qershor të çdo viti dhe që pasohet me procedurën e emërimit si magjistrat mund të rezultojë më e zgjatur në kohë, nisur nga problematika që mund të krijohen nga shpallja e vendeve të lira në sistem. Megjithatë, i takon këshillave që të veprojnë brenda një kohe sa më të shkurtër për të mos lënë pa emëruar apo caktuar në pozicion magjistratët e sapoemëruar. 10. Si rregull, Këshillat bëjnë analizën e nevojave dhe mbi të planifikojnë numrin maksimal të kandidatëve magjistratë që pranohen në formimin fillestar .Duke pasur parasysh këtë, rastet në të cilat vendet e lira për magjistratë janë më pak se numri i tyre nuk duhet të jenë të shpeshta, megjithatë ligji me të drejtë i ka përfshirë në rregullimet e tij, me qëllim që kjo rrethanë të mos i lihet rregullimeve sporadike ose rastësore.Periudha pas diplomimit të kandidatëve për magjistratë, që përkon me fundin e muajit qershor të çdo viti dhe që pasohet me procedurën e emërimit si magjistrat mund të rezultojë më e zgjatur në kohë, nisur nga problematika që mund të krijohen nga shpallja e vendeve të lira në sistem. Megjithatë, i takon këshillave që të veprojnë brenda një kohe sa më të shkurtër për të mos lënë pa emëruar apo caktuar në pozicion magjistratët e sapoemëruar. 
       

            a)Dallimi midis “caktimit në pozicion” dhe “caktimit të përkohshëm në pozicion të komanduar”

      11. Siç u përmend më lart, neni 40 referon pjesërisht te neni 39 nisur nga qëllimi i përbashkët që kanë këto dy norma: caktimin pa vonesë në pozicion të magjistratëve të sapoemëruar dhe fillimin e ushtrimit të detyrës nga ana e tyre. Për këtë arsye, edhe neni 40 parashikon të njëjtat kritere dhe afate. Dallimi midis dy dispozitave lidhet me (I) kohëzgjatjen dhe (II) natyrën e punës së magjistratit të caktuar në pozicion. Te neni 39 caktimi në pozicion është i përhershëm,  ndërsa te neni 40 i përkohshëm dhe i komanduar. Ky dallim vihet re që në titullin e dispozitave. Sa i përket kuptimit të këtyre termave, mund të thuhet se caktimi i përkohshëm, ndryshe nga ai i parashikuar në nenin 39, duhet të jetë jo vetëm i kufizuar në kohë, por edhe për një kohë sa më të shkurtër (shih më poshtë lidhur me “përkohshmërinë”). Ndërsa termi “pozicion i komanduar” nënkupton një pozicion jomagjistrati (kupto: jo gjyqtar ose jo prokuror) në një institucion brenda sistemit të drejtësisë  (Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Përgjithshme, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshillat, Ministria e Drejtësisë, Avokatura e Shtetit, Shkolla e Magjistraturës, si dhe çdo institucion tjetër brenda sistemit të drejtësisë dhe përafrimit të legjislacionit) . Pra, magjistrati nuk do të caktohet fillimisht si gjyqtar apo prokuror, siç edhe është diplomuar, por do të caktohet si ndihmësmagjistrat dhe do të ushtrojë kryesisht detyrën e kërkimit ligjor dhe përgatitjen e opinioneve me shkrim për çështje ligjore materiale ose procedurale pranë institucioneve të sipërpërmendura .
       

           b)Kushtet sipas të cilave magjistrati caktohet përkohësisht në pozicion të komanduar

      12. Duke mbajtur parasysh që caktimi i përkohshëm është përjashtim nga rregulli i nenit 39, ai duhet të bëhet duke mbajtur parasysh disa veçanti që parashikohen në pikën 2 të nenit 40. Konkretisht ato janë: (I) e drejta e magjistratit për të zgjedhur pozicionin ku dëshiron të komandohet; (II) përkohshmëria e caktimit në pozicion të komanduar; (III) paga gjatë periudhës së komandimit.    (I) e drejta për të zgjedhur pozicionin

      13. Lidhur me (I) të drejtën e magjistratit për të zgjedhur pozicionin ku dëshiron të komandohet, ajo gjen zbatim duke mbajtur parasysh kërkesën e institucioneve ku bëhet komandimi, pra nëse ata kanë shprehur interesin për të pranuar ndihmësmagjistratë, si dhe renditjen e magjistratit në listën e të diplomuarve. Kjo e dyta zbatohet në të njëjtën mënyrë si dhe për caktimin në pozicion sipas nenit 39, pika 3 shkronja “a”. Magjistrati ka të drejtë të përzgjedhë midis vendeve që i ofrohen për t’u komanduar përkohësisht, por nuk ka të drejtë të refuzojë komandimin, kur caktimi në pozicion sipas nenit 39 nuk është imundur. Ligji nr.96/2016,“Për statusin”parashikon si një nga parimet bazë të komandimit të magjistratëve dhënien e pëlqimit të magjistratit, duke përjashtuar nga kjo kategori magjistratët e sapoemëruar (shih nenin 53, pika 3). Prandaj, magjistrati duhet të përzgjedhë njërin nga pozicionet që i ofrohet nga këshillat, në përputhje me vlerësimin që i është bërë nga Shkolla e Magjistraturës dhe preferencës së tij. 
       

          (II) përkohshmëria e pozicionit

      14. Siç u tha më lart, (II) përkohshmëria e caktimit në pozicion është veçoria kryesore e nenit 40. Qëllimi i saj është që magjistrati të fillojë sa më parë ushtrimin e detyrës për të cilën ai është diplomuar dhe emëruar nga këshillat, në funksionin e tij primar, atë të gjyqtarit ose prokurorit. Për këtë arsye, këshillat detyrohen që në rastin më të parë të krijimit të vendeve të lira në shkallën e parë dhe fillimit të procedurës së lëvizjes paralele, të përfshihen magjistratët e sapoemëruar të caktuar përkohësisht në pozicion të komanduar. Për këtë qëllim janë parashikuar kritere dhe procedura specifike për të përfshirë në lëvizjen paralele kategori që kanë përparësi, siç janë magjistratët e sapoemëruar, si dhe kategoritë e tjera sipas kritereve të parashikuara në ligj (shih nenin 43). Ajo që mbetet për t’u vlerësuar nga këshilli në rastin e caktimit në një pozicion të komanduar është nëse edhe në këtë procedurë magjistrati ka të drejtë të zgjedhë sipas preferencave që ka. Logjikisht kjo duhet të marrë përgjigje pohuese, pasi pavarësisht faktit se magjistrati ka qenë i komanduar përkohësisht, ai sërish i nënshtrohet rregullave të përgjithshme të caktimit në pozicion të parashikuara në nenin 39. 
       

          (III) paga dhe përfitimet e tjera

      15. Një nga elementet kryesoreqë ndikon në garantimin e pavarësisë së magjistratit dhe ushtrimit të detyrës së tij me integritet është shpërblimi . Pikërisht për të garantuar paprekshmërinë e pagës gjatë ushtrimit të funksionit si magjistrat, pavarësisht periudhës dhe institucionit ku ai komandohet, shkronja “c” pika 2 e nenit 40 parashikon se (III) magjistrati i komanduar gëzon pagën dhe përfitimet e tjera të barabarta me atë të magjistratit të shkallës së parë, pavarësisht institucionit ku komandohet. Nisur nga fakti që magjistrati mund të komandohet në institucione që nuk kanë brenda strukturave të tyre pozicione me të njëjtin nivel page me atë të magjistratit të shkallë së parë, ligji ka parashikuar edhe zgjidhjen për këtë rast, duke përcaktuar se ai përfiton pagën më të lartë midis dy pagave, ku institucioni ku është i komanduar paguan pagën e pozicionit ndërsa diferenca mbulohet nga buxheti gjyqësor ose i prokurorisë . Përmbajtja e pikës 2 të nenit 40 është në pajtim edhe me rregullin e parashikuar në nenin 13 të këtij ligji, sipas të cilit, magjistratët e komanduar që nuk kanë ushtruar më parë funksionin e magjistratit përfitojnë pagën e magjistratit të shkallës së parë.
         

          c)Hapësira e delegimit të ligjvënësit për këshillat

      16. Pika 3 i autorizon këshillat të miratojnë rregulla që lidhen me kriteret, kushtet dhe procedurën e caktimit të të emëruarve në pozicione të komanduara me qëllim që pozicioni të jetë në pajtim me profilin e magjistratit. Kështu, këshilli përcakton kushtet minimale që duhet të plotësojë magjistrati për komandim, sipas ligjit, afatin e fillimit dhe të mbarimit të komandimit dhe pozicionin konkret të punës që do të ushtrojë pranë institucionit të komanduar dhe rastet kur periudha e komandimit mund të përfundojë para afatit ose mund të zgjatet (shih komentin e neneve 53 dhe 54).

    • 17. Zgjidhja e ofruar nga neni 40 për caktimin e magjistratit përkohësisht në një pozicion të komanduar ka qenë e parashikuar edhe në legjislacionin e mëparshëm, i cili kishte hapësira që, në mungesë të vendeve të lira, kandidatit për gjyqtar a prokuror t’i jepet mundësia për t’u sistemuar në një pozicion tjetër brenda sistemit të drejtësisë. Sipas nenit 20 të ligjit nr.8136, datë 31.7.1996,“Për Shkollën e Magjistraturës”: “Kandidati për gjyqtar në raste të tilla, me pëlqimin e tij, mund të vendoset në detyrën e ndihmësgjyqtarit ose në administratën gjyqësore, deri në krijimin e vendit vakant.” Me ndryshimet që iu bënë kësaj dispozite me ligjin ndryshues nr. 9414, datë 20.5.2005, “Kandidati për gjyqtar ose prokuror, në mungesë të vendeve të lira, me pëlqimin e tij, mund të punojë në administratën gjyqësore, në atë të prokurorisë, në Ministrinë e Drejtësisë ose si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në hapjen e vendit për gjyqtar ose prokuror.”Ndërsa me ligjin nr. 96/2016,“Për statusin e magjistratëve”u bë një rregullim më i plotë, duke parashikuar procedurën e komandimit në një institucion tjetër, por duke plotësuar disa kushte që u trajtuan më lart. Përsa i përket pagës dhe përfitimeve të tjera, si legjislacioni i mëparshëm, ashtu edhe ai aktual nuk bëjnë ndonjë dallim thelbësor mes tyre, pas emërimit si magjistrat. Në pritje të caktimit në pozicionin e gjyqtarit a prokurorit, si edhe gjatë periudhës së komandimit, kandidatët për magjistratë do të vijojnë të “përfitojnë pagën dhe të drejtat e tjera, përkatësisht, të gjyqtarit ose të prokurorit” .

       

    • Kushtetuta:

      Neni 147/a, 149/a.

      Ligji për Statusin:

      nenet 39, 43, 53, 54.

       

       

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Vendimi nr. 400, datë 7.10.2020,“Për shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Këshillin e Lartë Gjyqësor për një pozicion “nëpunës përgjegjës për vlerësimin” në Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
    klgj.al/wp-content/uploads/2020/10/Njoftim-P%C3%ABr-shpalljen-e-k%C3%ABrkes%C3%ABs-p%C3%ABr-kandidatura-p%C3%ABr-komandim-n%C3%AB-KLGJ.pdf

  • Asnjë koment
  • Ligji nr. 8136, datë 31.7.1996,“Për Shkollën e Magjistraturës”.

Sokol Sadushi
Sokol Sadushi