"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 44: Transferimi pa pëlqim

1. Magjistratët transferohen pa pëlqim vetëm në këto raste:

a. në zbatim të masës disiplinore;

b. kur pozicioni i magjistratit suprimohet për shkak të ndryshimeve në strukturën administrative ose në kompetencën tokësore të gjykatave ose prokurorive, pas kryerjes së një vlerësimi, bazuar në kritere objektive dhe transparente;

c. për shkak të krijimit të marrëdhënieve familjare që çojnë në papajtueshmëri ambientale, sipas nenit 8 të këtij ligji;

ç. për shkak të mungesave të përkohshme të magjistratëve në gjykata dhe prokurori, të cilat nuk mund të plotësohen nga magjistratët që janë në skemën e delegimit, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 46 të këtij ligji.

2. Magjistrati, të cilit i suprimohet pozicioni, sipas shkronjës “b”, pikës 1, të këtij neni:

a. transferohet në pozicion në strukturën e re të së njëjtës shkallë, që ka në kompetencë tokësore gjykatën ose prokurorinë, pranë të cilës magjistrati ka ushtruar më parë funksionin, ose kur kjo nuk është e mundur;

b. gëzon të drejtën të zgjedhë për t’u transferuar në çdo pozicion, që është i lirë apo pritet të bëhet i lirë brenda gjashtë muajve nga momenti i shkurtimit të pozicionit, në gjykatë ose prokurori të të njëjtit nivel, të së njëjtës kompetencë lëndore.

3. Për shkak të mungesave të përkohshme të magjistratëve, sipas shkronjës “ç”, pikës 1, të këtij neni, Këshilli cakton një magjistrat nga skema e delegimit ose transferon një magjistrat përkohësisht, sipas nenit 46 të këtij ligji.

4. Magjistrati ka të drejtë të ankimojë në gjykatë vendimin për transferim pa pëlqim. Shqyrtimi i i ankimit në gjykatë nuk pezullon vendimin për transferim.

Përmbajtja

    • 1. Neni ka për qëllim të vendosë standarde dhe kritere në lidhje me transferimin pa pëlqim të magjistratëve. Qëllimi i këtij neni është të përcaktojë qartë rastet se kur ndodh tranferimi pa pëlqim i magjistratëve duke mos cenuar standardin për moslëvizshmërinë e magjistratit, duke siguruar kështu pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në detyrë.

    • 2. Neni përmend në mënyrë shteruese rastet e tranferimit pa pëlqim të magjistratit dhe trajton të drejtat e magjistratëve që tranferohen pa pëlqim duke përfshirë dhe të drejtën e ankimit në rast se ndodh një tranferim i tillë.

    • 3. Neni 44 bën trajtim të mëtejshëm dhe më të hollësishëm të një prej llojeve të transferimit dhe pikërisht atij pa pëlqim të prezantuar që në nenin 42 të Ligjit për Statusin.

       

      Rastet e transferimit pa pëlqim 

      4. Tranferimi pa pëlqim sipas pikës 1 të nenit ndodh:

      a) për shkak se magjistrati ndëshkohet me masë disiplinore të parashikuar në nenin 105/ç dhe që jepet për rastet e parashikuara në nenin 109 të ligjit për statusin. Konkretisht, transferimi pa pëlqim si masë disiplinore është ulje në detyrë nga një pozicion më i lartë në një më të ulët ose nga një pozicion në gjykatën e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në Prokurorinë e Posaçme në një gjykatë të juridiksionit të përgjithshëm ose në një prokurori tjetër.

      b) për shkak të suprimimit të pozicionit si pasojë e ndryshimeve strukturore administrative dhe kompetencës tokësore të gjykatës. Se cfarë do të kuptohet me konceptin ndryshimet strukturore administrative dhe kompetencës tokësore të gjykatës, duhet t’i referohemi nenit 2 pika 1 të Ligjit për Statusin që e përkufizon atë, por që në thelb ka të bëjë me riorganizimin e sistemit të gjykatave dhe prokurorive që Këshillat mund bëjnë në kuadër të vlerësimit të situatës dhe nevojës që kanë sistemet për riorganizim duke hapur apo mbyllur degë të gjykatave dhe prokurorive, ndryshuar numrin e magjistratëve etj.

      c) për shkak të nevojave në gjykata dhe prokurori me magjistratë për plotësimin në to të mungesës së përkohshme me magjistratë, kur kjo mungesë nuk mund të plotësohet nga magjistratë të skemës së delegimit.

      d) ky nen kishte parashikuar dhe një rast tjetër që përbënte shkak për tranferimin pa pëlqim, konkretisht transferimi për shkak të krijimit të marrëdhënieve familjare dhe që çonin në papajtueshmëri ambjentale sipas nenit 8 të Ligjit për Statusin. Duke qenë se ky parashikim u shfuqizua nga GJK si antikushtetues[1], atëherë ky rast nuk gjen zbatim.

       

      Pozicionet që zë magjistrati i tranferuar pa pëlqim 

      5. Në rastin e tranferimit pa pëlqim që ndodh për shkak të masës disiplinore, magjistrati caktohet në detyrë në pozicion më të ulët në një gjykatë apo prokurori sesa pozicioni që ka, ose në një gjykatë të juridiksionit të përgjithshëm, ose në një prokurori ose gjykatë tjetër apo nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm në gjykatën e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose nga prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm në Prokurorinë e Posaçme, sipas vendimit Këshillit përkatës. 

      6. Në rastin e tranferimit pa pëlqim, që ndodh për shkak të suprimimit të pozicionit të magjistratit, në pikën 2 të këtij neni parashikohen kritere të qarta ligjore që më parë kanë munguar për caktimin e magjistratit në një pozicionin tjetër. Konkretisht në këtë pikë parashikohet se:

      a) magjistrati tranferohet në strukturën e re të gjykatës apo prokurorisë që ka në kompetencë tokësore gjykatën ose prokurorinë pranë të cilës magjistrati ka ushtruar më parë funksionin dhe nëse kjo nuk është e mundur atëherë

      b) magjistrati ka të drejtën të zgjedh për t’u transferuar në çdo pozicion të lirë apo që pritet të bëhet i lirë brenda 6 muajve nga momenti i shkurtimit të pozicionit në gjykatë ose prokurori të të njëjtit nivel të së njëjtës kompetencë lëndore.

      c) Në rastin e tranferimit pa pëlqim, që ndodh për shkak të mungesave të përkohshme të magjistratëve në gjykata dhe prokurori, tranferimi ndodh, nëse nuk ka magjistrat të skemës së delegimit, sipas nenit 46 të ligjit për statusin. Pra fillimisht vendet vakante përkohësisht të lira në gjykata dhe prokurori plotësohen me magjistratë nga skema e delegimit dhe më pas, në rast se nuk është e mundur të plotësohen me të tillë, bëhet tranferimi i përkohshëm qoftë ky edhe pa pëlqim.

       

      [1] Vendimi nr. 34, datë 10.04.2017 i Gjykatës Kushtetuese, kërkues Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me objekt Deklarimi dhe shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare i nenit 8 ..etj të ligjit nr. 96/2016 datë 06.10.2016 “Rër statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

    • 7. Ky parashikim ligjor reflektoi nevojën që paraqiste situata ligjore dhe nënligjore para miratimit të tij për të përcaktuar kritere të mjaftueshëm, të qarta dhe objektive lidhur me respektimin e transparencës, si dhe për kohëzgjatjen e tranferimit të gjyqtarëve, si në rastin kur jepej pëlqimi ashtu edhe kur ai bëhej pa pëlqim[1]. Ligji i mëparshëm nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” parashikonte në nenin 21 të tij tranferimin pa pëlqim kur e diktonin a) nevojat e riorganizimit të sistemit gjyqësor, por nuk kishte të përcaktuar se kur ndodhte kjo situatë, si dhe nuk qartësonte procedurat konkrete ligjore që ndiqte Këshilli për tranferimin, si dhe b) nevojat për zgjidhjen e çështjeve konkrete. Në këtë rast bëhej delegimi i gjyqtarëve. Po ashtu, neni 33 ligji nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” parashikonte si masë disiplinore uljen e përkohshme në detyrë nga 1 deri në 2 vjet në një gjykatë të një niveli më të ulët. Pra, ligji i mëparshëm nuk njihte tranferimin e përkohshëm pa pëlqim të magjistratëve në rast se në një gjykatë kishte nevojë për plotësim të përkoshëm, duke passjellë një sistem gjyqësor jo fleksibël dhe joefiçent.

       [1] Shiko http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/relacioni-1.pdf 

    • Asnjë koment
  • 8. Neni ofron garancitë e standardeve ndërkombëtare, sipas të cilave magjistratët gëzojnë të drejtën për të mos u lëvizur nga detyra, që do të thotë që gjyqtari nuk mund të caktohet në një gjykatë tjetër ose t’i ndryshohet pozicioni pa vullnetin dhe pëlqimin e saj/tij të lirë. Pavarësisht këtij parimi që garanton pavarësinë, paanshmërinë dhe eficiencën e gjyqtarit, lejohet përjashtimisht që gjyqtari të tranferohet pa pëlqim në raste të parashikuara shprehimisht me ligj, të tilla si kur bëhet një riorganizim i ligjshëm i sistemit të gjykatave që përfshin për shembull mbylljen e një gjykate ose kur kërkohet një transferim i përkohshëm për të ndihmuar punën në një gjykatë tjetër. 

    9. Këshilli i Evropës, Karta Evropiane Mbi Statusin e Gjyqtarit dhe Memorandumit Shpjegues, Strasburg, 8-10 Korrik 1998 , pika 3.4, 

    Appointment and Irremovability 3.4.

    A judge holding office at a court may not in principle be appointed to another judicial office or assigned elsewhere, even by way of promotion, without having freely consented thereto. An exception to this principle is permitted only in the case where transfer is provided for and has been pronounced by way of a disciplinary sanction, in the case of a lawful alteration of the court system, and in the case of a temporary assignment to reinforce a neighbouring court, the maximum duration of such assignment being strictly limited by the statute, without prejudice to the application of the provisions at paragraph 1.4 hereof. https://wcd.coe.int/ViewDoc.jsp?p=&Ref=DAJ/DOC(98)23&Language=lanAlbanian&Ver=original&Site=COE&BackColorInternet=DBDCF2&BackColorIntranet e vizituar për herë të fundit më 14.05.2017 

    10. Këshilli i OKB-së për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, (ECOSOC), Projekt i Deklaratës Universale mbi Pavarësinë e Gjyqësorit (“Deklarata Singhvi”), Singhvi, 1985, pika 15 dhe 31 ,

    Posting, Promotion and Transfer

    15. Except pursuant to a system of regular rotation or promotion, judges shall not be transferred from one jurisdiction or function to another without their consent, but when such transfer is in pursuance of a uniform policy formulated after due consideration by the judiciary, such consent shall not be unreasonably withheld by any individual judge. Discipline and Removal 31. In the event a court is abolished, judges serving on that court, except those who are elected for a specified term, shall not be affected, but they may be transferred to another court of the same status. https://www.icj.org/wp-content/uploads/2014/03/SR-Independence-of-Judges-and-Laëyers-Draft-universal-declaration-1989-eng.pdf e vizituar për herë të fundit më 14.05.2017

    11. Konferenca e 7-të Bienale të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Azisë dhe Paqësorit, Deklarata e Beijing mbi Parimet e Pavarësisë së Gjyqësorit në Rajonin Lawsia, të ndryshuar, Manila, 1997, pikat 29 dhe 30,

    Tenure

    29. The abolition of the court of which a judge is a member must not be accepted as a reason or an occasion for the removal of a judge. Where a court is abolished or restructured, all existing members of the court must be reappointed to its replacement or appointed to another judicial office of equivalent status and tenure. Members of the court for whom no alternative position can be found must be fully compensated. 30. Judges must not be transferred by the Executive from one jurisdiction or function to another without their consent, but when a transfer is in pursuance of a uniform policy formulated by the Executive after due consultation with the judiciary, such consent shall not be unreasonably withheld by an individual judge. http://103.4.122.119/beijing-statement.html e vizituar për herë të fundit më 14.05.2017 

    12. Këshill i Evpovës, Rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Shteteve Antëtare Për Pavarësinë, Efiçencën dhe Përgjegjësine e Gjyqtarëve, RCM/Rec(2010)12,2010, kapitulli IV pika 52, Chapter VI – Status of the judge “52. A judge should not receive a new appointment or be moved to another judicial office without consenting to it, except in cases of disciplinary sanctions or reform of the organisation of the judicial system,” https://www.coe.int/t/dghl/standardsetting/cdcj/CDCJ%20Recommendations/CMRec(2010)12E_%20judges.pdf e vizituar për herë të fundit më 14.05.2017

    13. Shoqata Ndërkombëtare e Gjyqtarëve (IAJ), Karta Universale të Gjyqtarit, 1999, neni 8, Art.8

    Security of office

    A judge cannot be transferred, suspended or removed from office unless it is provided for by law and then only by decision in the proper disciplinary procedure. A judge must be appointed for life or for such other period and conditions, that the judicial independence is not endangered. Any change to the judicial obligatory retirement age must not have retroactive effect. https://www.icj.org/wp-content/uploads/2014/03/IAJ-Universal-Charter-of-the-Judge-instruments-1989-eng.pdf e vizituar për herë të fundit më 14.05.2017 

    14. Komisioni i Venecias, Raport mbi Pavarësinë e Sistemit Gjyqësor, Pjesa e I-rë: Pavarësia e Gjyqtarëve, Venecia, 12-13 Mars 2010, pika 82, V. Conclusions 82.

    The following standards should be respected by states in order to ensure internal and external judicial independence: 1. The basic principles relevant to the independence of the judiciary should be set out in the Constitution or equivalent texts. These principles include the judiciary's independence from other state powers, that judges are subject only to the law, that they are distinguished only by their different functions, as well as the principles of the natural or lawful judge pre-established by law and that of his or her irremovability. 2. All decisions concerning appointment and the professional career of judges should be based on merit applying objective criteria within the framework of the law. http://www.venice.coe.int/webforms/documents/default.aspx?pdffile=CDL-AD%282010%29004-e vizituar për herë të fundit më 14.05.2015

  • 15. Relacioni për Ligjin Nr. 96/2016, faqja 4

     "ligji (i mëparshëm) nuk parashikon shprehimisht se delegimi nuk mund të vendoset pa pëlqimin e gjyqtarit. Deri më sot KLD-ja nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur këtij aspekti të parimit të palëvizshmërisë së gjyqtarit nga detyra, i cili duhet të respektohet. Ligji nuk parashikon kompetenca dhe procedura të qarta dhe të mjaftueshme, objektive e transparente për rastet kur transferimi i gjyqtarëve duhet të bëhet edhe pa pëlqimin e tij për rrethana të lidhura me riorganizimin e gjykatave, sipas ligjit dhe në funksion të garantimit të shërbimit gjyqësor në territor dhe në lëndë gjyqësore.”. http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/relacioni-1.pdf , e vizituar për herë të fundit 13.05.2017

  • Neni 2 shkronja i) e ligjit nr. 96/2016, datë 06.10.2016 “Për Statusin e Gjyqtarë dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

     

    Neni 105/ç i ligjit nr. 96/2016, datë 06.10.2016 “Për Statusin e Gjyqtarë dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

     

    Neni 109 i ligjit nr. 96/2016, datë 06.10.2016 “Për Statusin e Gjyqtarë dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Nene 21, 33 i Ligjit Nr.  9877, darë 18.02.2008  “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Repulikën e Shqipërisë (ReS)”

Manjola Xhaxho
Marsida Xhaferllari, Arta Vorpsi, Gent Ibrahimi, Alma Faskaj (Vokopola)