"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 51: Zgjedhja e Kryetarit të Gjykatës së Lartë

1. Kryetari i Gjykatës së Lartë zgjidhet nga mbledhja e përgjithshme e gjykatës për një periudhë 3-vjeçare pa të drejtë rizgjedhjeje.

2. Kandidati, që të zgjidhet kryetar i gjykatës, duhet:

a. të ketë të paktën tre vjet përvojë profesionale në atë gjykatë;

b. të mos ketë masa disiplinore në fuqi;

c. të jetë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit etike dhe profesionale;

ç. gjyqtarët që caktohen sipas nenit 49, të këtij ligji, duhet të jenë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në vlerësimin e mëparshëm etik dhe profesional.

3. Mbledhja e përgjithshme e të gjithë magjistratëve të gjykatës do të drejtohet nga kryetari i gjykatës, në rastin e parashikuar në shkronjën “a”, të pikës 4, të këtij neni, dhe nga zëvendëskryetari, në rastin e parashikuar në shkronjën “b”, të pikës 4, të këtij neni.

4. Kryetari i mbledhjes së përgjithshme fton të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret ligjore brenda një afati 10-ditor, për të kandiduar për t’u zgjedhur si kryetar:

a. të paktën dy muaj përpara datës së mbarimit të mandatit të kryetarit në detyrë;

b. të paktën brenda 10 ditëve pas mbarimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit.

5. Kryetari i gjykatës njofton mbledhjen e përgjithshme, si dhe shpërndan listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për kryetar, anëtarëve të mbledhjes së përgjithshme të Gjykatës së Lartë të paktën një muaj para mbarimit të mandatit. Mbledhja e përgjithshme zhvillohet të paktën dy javë para mbarimit të mandatit të kryetarit.

6. Zëvendëskryetari i gjykatës njofton mbledhjen e përgjithshme, si dhe shpërndan listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për kryetar, anëtarëve të mbledhjes së përgjithshme të Gjykatës së Lartë të paktën dy javë pas kalimit të afatit të mbarimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit. Mbledhja e përgjithshme zhvillohet të paktën një muaj pas mbarimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit.

7. Vendimi për zgjedhjen e kryetarit duhet të merret me shumicën absolute të votave të të gjithë anëtarëve të mbledhjes së përgjithshme.

8. Nëse në votimin e parë asnjë nga kandidatët nuk ka marrë numrin e nevojshëm të votave, një votim i dytë mbahet menjëherë ndërmjet dy kandidaturave që kanë pasur numrin më të madh të votave. Nëse edhe në votimin e dytë asnjë nga kandidatët nuk merr numrin e nevojshëm të votave, magjistrati me numrin më të madh të votave konsiderohet i zgjedhur. Në rastet e një barazimi votash, ka përparësi magjistrati me përvojë profesionale më të gjatë si magjistrat.

9. Këshilli miraton rregulla të detajuara për procedurat e mbledhjes së përgjithshme, votimin, mënyrën e numërimit të rezultatit të votimit.

Përmbajtja

      1. Neni ka për qëllim të vendosë standarte duke garantuar një procedurë transparente, objektive të pavarur për përzgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, e cila bazohet në aftësitë profesionale, organizative, integritetin. Kryetari i Gjykatës së Lartë zgjidhet mes anëtarëve të Gjykatës së Lartë prej mbledhjes së përgjithshme të gjykatës duke garantuar kështu parimin e pavarësisë institucionale të GJL.
      1. Neni parashikon kriteret që duhet të përmbushë kandidati për t’u përgjedhur në funksionin e Kryetarit në Gjykatën e Lartë, si dhe procedurën që ndiqet për zgjedhjen. Kjo dispozitë parashikon me hollësi procedurën e zgjedhjes së drejtuesit të gjykatës më të lartë në vend, duke mos lënë pa rregulluar edhe rastet kur nuk arrihet shumica ose kur ka më shumë se një kandidat etj.
      1. Kryetari i Gjykatës së Lartë (Gjykatës) zgjidhet prej anëtarëve të trupës gjyqësore nga mbledhja e përgjithshme e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, sipas neni 29 pika 1 ligjit nr. 98/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Kryetari zgjidhet për një periudhë 3 vjeçare pa të drejtë rizgjedhjeje.

       

      Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët

       

      1. Kandidati që konkuron për kryetar të Gjykatës duhet a) të ketë të paktën 3 vjet përvojë në Gjykatë; b) të mos ketë masa disiplinore; c) nëse gjyqtari vjen nga radhët e gjyqësorit të ketë të paktën dy vlerësimet e fundit “shumë mirë”; ç) nëse kandidati vjen nga radhët e jogjyqtarëve sipas nenit 49 të ligjt për statusin, duhet të ketë të paktën “shumë mirë” në vlerësimin e mëparshëm.

       

      Procedura për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës

       

      1. Ligji parashikon dy procedura: a) kur mandati i kryetarit mbaron në afat dhe kur b) ai mbaron para afatit. Kur mandati i kryetarit mbaron me përfundimin e afatit 3 vjeçar, kryetari në detyrë të paktën 2 muaj para mbarimit të mandatit të tij, fton kandidatët që brenda një afati 10 ditor të paraqesin kandidaturën për t’u zgjedhur kryetar. Kryetari i Gjykatës njofton mbledhjen e përgjithshme, si dhe shpërndan listën e kandidatëve anëtarëve të mbledhjes të paktën 1 muaj para mbarimit të mandatit. Mbledhja e përgjithshme zhvillohet të paktën 2 javë para mbarimit të mandatit të kryetarit.

       

      1. Kur mandati i Kryetarit mbaron para afatit, Zëvendëskryetari i Gjykatës, i cili në këtë rast është edhe kryetari i mbledhjes së përgjithshme të magjistratëve në gjykatë, të paktën brenda 10 ditëve pas mbarimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit, fton kandidatët që brenda një afati 10 ditor të paraqesin kandidaturën për t’u zgjedhur kryetar. Zëvendëskryetari i Gjykatës njofton mbledhjen e përgjithshme, si dhe shpërndan listën e kandidatëve anëtarë të mbledhjes të paktën 1 muaj pas mbarimit të parakohshëm të mandatit. Mbledhja e përgjithshme zhvillohet të paktën 2 javë para mbarimit të mandatit të kryetarit. Pra, kompetencat në këtë rast kalojnë nga kryetari tek zëvendëskryetari, ndërsa procedura mbetet e njëjtë.

       

      Votimi në mbledhjen e përgjithshme të magjistratëve

       

      1. Vendimi për zgjedhjen e kryetarit kërkon shumicë absolute të votave të të gjithë anëtarëve të mbledhjes së përgjithshme. Nëse në votimin e parë asnjë nga kandidatët nuk merr numrin e nevojshëm të votave bëhet një votim i dytë ndërmjet dy kandidaturave që kanë pasur numrin më të madh të votave. Nëse edhe në votimin e dytë asnjë nga kandidatët nuk merr numrin e nevojshëm të votave, magjistrati me numrin më të madh të votave konsiderohet i zgjedhur. Në rastet e një barazimi votash, ka përparësi magjistrati me përvojë profesionale më të gjatë si magjistrat.

       

      Rezerva ligjore

       

      1. Pika 9 e nenit 51 parashikon kompetencën e Këshillave për të nxjerrë rregulla që rregullojnë zbatimin e këtij neni që kanë lidhje me procedurat e mbledhjes së përgjithshme, votimin, mënyrën e numërimit të rezultatit të votimit.
      1. Dispozita është risi, pasi para ndryshimeve kushtetuese të viti 2016, Kryetari i Gjykatës së Lartë sipas nenit 136 të Kushtetutës emërohej nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit për një mandat 9 vjeçar, tashmë zgjidhet me mandat 3 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje[1]. Ligji i ri duke garantuar tranparencë dhe objektivitet në përzgjedhjen e kryetarit përmes procedurave të hollësishme dhe kritereve të qarta vlerësuese profesionale dhe organizative, siguron pavarësinë e sistemit gjyqësor pasi parashikon se janë vetë anëtarët e Gjykatës së Lartë që kryejnë procedurën dhe vlerësimin e kandidatëve, bazuar në kritere të hollësishme profesionale, si dhe në parimin e transparencës dhe publicitetit.

       

      [1] http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/raporti_i_komisionit_te_posacem_parlamentar_per_reformen_ne_drejtesi_1.pdf

       

    • Asnjë koment
    1. Neni përmbush standartet ndërkombëtare duke përcaktuar procedura transparente dhe objektive në përzgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë, duke pasur një mandat të kufizuar në kohë dhe pa të drejtë rizgjedhje. OSCE, Rekomandimet e Kevit mbi Pavarësinë e Gjyqësorit në Evropën Lindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qëndrore, Kiev, 2010, pika 15 dhe 16, Limited Term of Office 15. Court chairpersons should be appointed for a limited number of years with the option of only one renewal. In case of executive appointment, the term should be short without possibility of renewal. Transparent and Independent Selection of Court Chairpersons 16. The selection of court chairpersons should be transparent. Vacancies for the post of court chairpersons shall be published. All judges with the necessary seniority/experience may apply. The body competent to select may interview the candidates. A good option is to have the judges of the particular court elect the court chairperson. In case of executive appointment, an advisory body - such as a Judicial Council or Qualification Commission - taking also into consideration views from the local bench, should be entitled to make a recommendation which the executive may only reject by reasoned decision. In this case the advisory body may recommend a different candidate. Additionally, in order to protect against excessive executive influence, the advisory body should be able to override the executive veto by qualified majority vote,

    http://www.osce.org/odihr/KyivRec?download=true  e vizituar për herë të fundit më 14.05.2017

    1. Raport për Projekt-ligjin për statusin nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, faqja 13, Projektligji sjell nje¨ ndryshim rre¨njesor lidhur me zgjedhjen e ane¨tare¨ve te¨ Gjykate¨s se¨ Larte¨ dhe te¨ kryetarit te¨ saj. Ndryshe nga deri tani, qe¨ kryetari i Gjykate¨s se¨ Larte¨ eme¨rohet nga Presidenti i Republike¨s me pe¨lqim te¨ Kuvendit, projektligji parashikon se kryetari i Gjykate¨s se¨ Larte¨ zgjidhet nga mbledhja e pe¨rgjithshme e Gjykate¨s, me nje¨ mandat 3 vjec¸ar, pa te¨ drejte¨ rizgjedhje, nga mandati 9 vjec¸ar qe¨ ka aktualisht, http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/raporti_i_komisionit_te_posacem_parlamentar_per_reformen_ne_drejtesi_1.pdf , e vizituar për herë të fundit 14.05.2017.
  • Neni 29 pika 1 ligjit nr. 98/2016, datë 06.10.2016  “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Neni 136 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë para ndryshimeve të vitit 2016.

Manjola Xhaxho
Marsida Xhaferllari, Arta Vorpsi, Gent Ibrahimi, Alma Faskaj (Vokopola)