1Pozicioni i magjistratit mund të plotësohet përkohësisht, kur magjistrati me pozicion të përhershëm nuk është në gjendje të ushtrojë funksionin për një periudhë jo më shumë se tre muaj, për shkak të:
acaktimit në pozicione të tjera;
barsyeve të tjera të parashikuara nga ligji.
2Pozicionet e përkohshme krijohen në rastet e mëposhtme:
atë komandimit të magjistratit;
btë transferimit ose ngritjes në detyrë me mandat të kufizuar të magjistratit ose kur një pozicion është përkohësisht i lirë;
ctë lejes prindërore ose lejes së papaguar;
çarsyeve të tjera të parashikuara nga ligji.
3Transferimet e përkohshme, në kuptim të nenit 46, të këtij ligji, nuk janë pozicione të përkohshme në kuptim të këtij neni.
4Këshilli merr vendim për rastet e parashikuara në pikën 2, të këtij neni, si dhe përcakton datën e fillimit dhe datën e mbarimit të periudhës kohore, në të cilën pozicioni mund të plotësohet përkohësisht.
5Në rastet kur magjistratit që ka pozicion të përhershëm, vendi i të cilit është përkohësisht i lirë, i ka mbaruar statusi, ose është caktuar, transferuar ose ngritur në detyrë në një pozicion tjetër të përhershëm, pozicioni i plotësuar përkohësisht konsiderohet i përhershëm. Magjistrati që është caktuar përkohësisht në këtë pozicion njoftohet për ndryshimin e pozicionit nga një pozicion i përkohshëm në të përhershëm.
6Në rastet kur në një gjykatë ose prokurori krijohet një pozicion i lirë i përhershëm, çdo magjistrat që mban një pozicion të përkohshëm në atë gjykatë ose prokurori mund të kërkojë që pozicioni i tij të bëhet i përhershëm.
7Këshilli vendos për ndryshimin e një pozicioni të përkohshëm përpara se të shpallë thirrjen për lëvizje paralele ose ngritje në detyrë. Nëse ka disa magjistratë, të cilët kanë pozicion të përkohshëm, që kandidojnë për ndryshimin e pozicionit, kriteret e transferimit zbatohen për aq sa është e mundur. Pozicioni i përkohshëm që mbetet i lirë plotësohet me lëvizje paralele, ashtu si dhe me procedurën e ngritjes në detyrë.
8Kur një pozicion është përkohësisht i lirë, ai mund të plotësohet vetëm përmes caktimit të përkohshëm të magjistratit. Kur magjistrati caktohet në një pozicion që është përkohësisht i lirë, ka të drejtë të kthehet në pozicionin e tij të mëparshëm, nëse ishte caktuar në atë pozicion në mënyrë të përhershme. Nëse magjistrati në pozicionin e mëparshëm ishte caktuar përkohësisht, ka të drejtë të kthehet në atë pozicion deri në përfundim të afatit të caktimit.
9Këshillat miratojnë rregulla të detajuara për njoftimet dhe plotësimet e vendeve të lira të përkohshme.