1Magjistrati me një pozicion të përhershëm, kur përkohësisht nuk është në gjendje të ushtrojë funksionin, sipas parashikimit të nenit 59, të këtij ligji, pas mbarimit të periudhës së përkohshme ka të drejtë që të kthehet në pozicionin e mëparshëm të përhershëm.
2Kur magjistrati ka të drejtën e kthimit, ai kthehet në pozicionin e mëparshëm të tij, përveç rasteve kur është transferuar sipas lëvizjes paralele ose është ngritur në detyrë në një pozicion të përhershëm.
3Nëse nuk është i mundur kthimi në pozicionin e mëparshëm, për arsye të përfundimit para kohe të shkaqeve për të cilat magjistrati është caktuar në pozicionin e përkohshëm, atëherë ai caktohet përkohësisht në pozicionin më të parë që i korrespondon nivelit të pozicionit të mëparshëm, nëse ka vende të lira dhe nëse magjistrati plotëson kërkesat përkatëse të këtij pozicioni. Në rastet kur magjistrati nuk është caktuar ende në një pozicion të përhershëm, ai caktohet në një pozicion në shkallë të parë.
4Nëse magjistrati nuk pranon të kthehet në pozicionin që i ofrohet, gëzon të drejtën për t’u caktuar në vendin tjetër të lirë, në të njëjtën shkallë me pozicionin e mëparshëm, nëse plotëson kërkesat përkatëse të këtij pozicioni.
5Nëse magjistrati nuk pranon të kthehet për herë të dytë në pozicionin që i ofrohet, ai caktohet në një pozicion pa pëlqimin e tij.
6Këshilli merr masat që kthimi i magjistratit, sipas këtij neni, të realizohet në kohë, menjëherë me mbarimin e afatit të periudhës së përkohshme.
7Pavarësisht nga përcaktimet e bëra në pikat e këtij neni, magjistrati që është anëtar i Këshillit, përjashtohet nga konkurrimi në procedurën e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, gjatë kohës së ushtrimit të funksionit si anëtar i Këshillit, si dhe tre vjet nga mbarimi i këtij mandati.