1Mandati i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë është nëntë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është shtatë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje. Mandati i prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme është nëntë vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.
2Mandati fillon ditën kur bëhet ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës. Data e betimit i njoftohet dhe Këshillit dhe përfshihet në dosjen personale.
3Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, mandati i të cilit ka mbaruar, vazhdon të mbajë funksionin deri në caktimin e gjyqtarit pasardhës, përveç rasteve të parashikuara në nenin 136, pika 5, të Kushtetutës.
4Personat e listuar në pikën 1, të këtij neni, kanë të drejtë që pas mbarimit të mandatit të caktohen në një pozicion në nivel apeli.
5Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Prokurorisë të Posaçme, jo më vonë se tre muaj përpara mbarimit të mandatit respektiv, sipas parashikimeve të pikës 1, të këtij neni, dhe menjëherë në rastet e ndërprerjes së mandatit përpara afatit ligjor, njoftojnë Këshillin respektiv për pozicionin e lirë. Procedura që ndjek Këshilli për ngritjen në detyrë të pasardhësit përfundon jo më vonë se data e mbarimit të mandatit dhe, në rast të ndërprerjes përpara afatit ligjor, jo më vonë se dy muaj nga marrja e njoftimit.