1Statusi i magjistratit mbaron në rastet kur:
ajep dorëheqjen;
bvërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;
cmbush moshën e pensionit;
çshkarkohet nga funksioni për përgjegjësi disiplinore, sipas parashikimeve të këtij ligji;
dvërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.
2Gjyqtari i Gjykatës së Lartë del në pension në moshën 70 vjeç. Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë i mbaron mandati kur mbush moshën 70 vjeç, pavarësisht nga vitet e ushtrimit të funksionit në këtë pozicion.
3Prokurori i Përgjithshëm del në pension në moshën 70 vjeç. Prokurorit të Përgjithshëm i mbaron mandati kur mbush 70 vjeç, pavarësisht nga vitet e ushtrimit të funksionit në këtë pozicion.
4Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme i mbaron mandati kur mbush moshën e pensionit, pavarësisht nga vitet e ushtrimit të funksionit në këtë pozicion.
5Magjistratit, i cili plotëson kushtet e parashikuara në ligj për të dalë në pension, i mbaron statusi i magjistratit në fund të muajit në të cilin ka mbushur moshën për pension. Këshilli deklaron me vendim mbarimin e statusit të magjistratit jo më vonë se dy javë nga fundi i muajit përkatës.
6Mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë jo më vonë se dy javë nga fundi i muajit përkatës. Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorit të Prokurorisë së Posaçme deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë jo më vonë se dy javë nga fundi i muajit përkatës.