1Me marrjen dijeni, Këshilli heton rastet për pamundësi fizike dhe mendore të magjistratit, të cilat çojnë në largimin nga funksioni ose pezullimin e përkohshëm të magjistratit.
2Këshilli autorizon një komision me ekspertë për të dhënë mendim të specializuar rreth pamundësisë së magjistratit.
3Magjistrati ka të drejtë të ketë akses në dosje, të përfaqësohet nga përfaqësuesi i tij dhe të dëgjohet.
4Këshilli vendos pezullimin përkohësisht ose mbarimin e statusit të magjistratit nëse konkludon se kushtet fizike dhe mendore të magjistratit e bëjnë atë përkohësisht ose përgjithmonë të papërshtatshëm për funksionin.
5Këshilli vendos kthimin e magjistratit të larguar nga funksioni, nëse provohet se pamundësia e tij nuk vazhdon më.
6Magjistrati gëzon të drejtat e pensionit dhe përfitimet e tjera për largimin nga funksioni, sipas këtij neni.
7Magjistrati ka të drejtë të ankimojë vendimin e Këshillit të dhënë, sipas parashikimeve të këtij neni.