"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 68: Qëllimi i vlerësimit të magjistratit

1Qëllimi i vlerësimit etik dhe profesional të magjistratit është:

atë përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme etikën dhe aftësitë profesionale të magjistratëve;

btë vendosë standarde të qëndrueshme për cilësinë dhe sasinë e veprimtarisë së magjistratëve;

ctë informojë vendimet e Këshillave në lidhje me vendimet e statusit të magjistratit, në funksion të zhvillimit të karrierës bazuar mbi meritë;

çtë informojë Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në lidhje me nevojat për trajnim të magjistratëve dhe për të lehtësuar planifikimin e trajnimit të tyre;

dtë identifikojë magjistratët që mund të kenë aftësi të veçanta profesionale për sistemin e drejtësisë;

dhtë kontribuojë në përmirësimin e strukturës organizative të gjykatave dhe prokurorive, si dhe të kushteve të punës të magjistratëve.

Përmbajtja

    • 1. Neni 68 është neni i parë i dispozitave që rregullojnë vlerësimin e magjistratit dhe bën pjesë nëkreun I “Parimet e përgjithshme” listuar në pjesën IV“Vlerësimi i magjistratit”. Kjo dispozitë përcakton qëllimet e vlerësimit profesional të magjistratit në sistemin e ri të krijuar pas hyrjes në fuqi tëligjit nr.76, datë 22.7.2016,“Për disa shtesa dhe ndryshime nëligjin nr.8417, datë 21.10.1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar” (më poshtë të referuara si “Ndryshimet kushtetuese”)duke synuar krijimin e një kuadri sa më të qartë dhe të plotë për procesin e vlerësimit të magjistratit dhe për rolin vendimmarrës të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (së bashku të referuara më poshtë si “Këshillat”) në këtë proces.Për herë të parë në legjislacionin shqiptar[1], ligjvënësi ka sqaruar në ligj në mënyrë shteruese “përse” shërben sistemi i vlerësimitduke fuqizuar pozicionin e magjistratit dhe rritur kështu garancitë mbrojtëse për pavarësinë e sistemitgjyqësor.

      2. Qëllimet që prezantohen në këtë nen në thelb synojnë ndërtimin e një sistemi gjyqësor ose prokuroria të cilësisë më të lartë të mundshme në interes të publikut që janëedhe përfituesit fundorë dhe kryesorë të tij. Këto qëllime janë udhërrëfyes për Këshillat qëgjatë zbatimit të kësaj dispozite dhe të tjerave që lidhen me vlerësimin individualduhet të gjejnë ekuilibrin e duhur midis tyrepër ruajtjene pavarësisë së gjyqësorit. Përmbajtja e këtyre qëllimevereflekton standardet ndërkombëtare[2] sipas të cilave sistemi i vlerësimit duhet tësynojë në thelb të përmirësojë sistemin (gjyqësor dhe prokurorial) në tërësi. Përputhshmëria me këto standarde ndërkombëtare ofron garancinë e nevojshme për pavarësinë e sistemit gjyqësor ç’ka konsiderohet nga Consultative Council of European Judges (CCJE-së)[3] si parakusht për forcimin e shtetit të së drejtës.

       

       

      [1]Shih vendimin nr.261/2, datë 14.4.2010 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) që parashikonte sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve. Bazuar në ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001,“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” vendosja e kritereve për vlerësimin e gjyqtarëve bëhej nga KLD-ja.

      [2]Shihopinioninnr.17 (2014), parag. 24, tëCCJE-së.

      [3]Shihopinionin nr.1 (2001), parag.10 të CCJE-së.

    • 4. Nga pikëpamja sistematike, neni 68 është listuar i pari nëkreun I “Parimet e përgjithshme” të pjesës IV“Vlerësimi i magjistratit”.

      5. Nga pikëpamja e strukturës, neni 68 është ndërtuarnga 1 paragraf i ndarë në 6nënparagrafë, të cilët prezantojnë në mënyrë shteruese qëllimet e ekzistencës së sistemit të vlerësimit. Listimi në 6 paragrafë nuk duhet kuptuar si renditje e qëllimit më të rëndësishëm në fillim dhe më pak të rëndësishmit në fund. Përkundrazi, të gjitha qëllimet janë të barasvlershme, kanë lidhje logjike dhe plotësojnë njëra-tjetrën duke na ofruar kështu tablonë e plotë.

    • 5. Vlerësime të përgjithshme mbi parimet e sistemit të vlerësimit. Në ndryshim nga vlerësimi i performancës së gjykatave, vlerësimi individual i magjistratëve është një fenomen më i ri dhe që ndjek qëllime të tjera dhe të ndryshme. Ndërkohë që vlerësimi i gjykatës fokusohet te llogaridhënia mbi buxhetin e shpenzuar, performanca e të gjithë stafit dhe se sa eficiente ka qenë gjykata, vlerësimi individual ka për objekt vetëm veprimtarinë/punën/sjelljen e kryer nga magjistrati[1].

      6. Nga një vështrim i përgjithshëm i përmbajtjes së dispozitës rezulton se qëllimet, për efekt të analizës, mund të kategorizohen në dy grupe të mëdha: (I) qëllime që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit (përkatësisht germa a), b) dhe dh)); si dhe (II) me qëllime që kanë funksion informues për Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës ose identifikues për vetë magjistratët (përkatësisht germa c), ç) dhe d)).Nga një vështrim krahasues i sistemeve të tjera të vendeve të Bashkimit Europian (BE-së)[2] rezulton se sisteme të ndryshme kanë qëllime të ndryshme që variojnë nga identifikimi i përshtatshmërisë për ngritje në detyrë që mbështetet në merita (aftësi, integritet dhe eksperience), tek dhënia e feedback-ut, identifikimi i nevojave për trajnimin, rritja e cilësisë dhe eficiencës së sistemit, ose përdorimi i informacionit (për mënyrën e organizimit të punëssë gjyqtarit, administrimin gjyqësor,statistika për ngarkesën e punës), për të përmirësuar strukturën organizative dhe kushtet e punës së gjyqtarëve etj.Shumë nga qëllimet e përmendura në nenin 68 të Ligjit të Statusit janë të njëjta me qëllimet e lartpërmendura. Kjo tregon se ligjvënësi shqiptar gjatë hartimit të kësaj dispozite (dhe atyre të pjesës IV, kreu I (Vlerësimi i magjistratit) dhe kreu II (Kriteret, burimet dhe nivelet e vlerësimit)) është orientuar (frymëzuar) nga përvojat më të mira të vendeve anëtare të BE-së duke krijuar kështu një sistem në përputhje me këto standarde.Në dallim nga situata përpara ndryshimeve kushtetuese, qëllimet e listuara në nenin 68 të Ligjit të Statusit arrihen nëpërmjet zbatimit tëskemës sëvlerësimit për të gjithë magjistratët në Republikën e Shqipërisë sipas përkufizimit të nenit 2, pika “gj” të këtij ligji. Për herë të parë, siç përmendet edhe në nenin 70 të këtij ligji edhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë do të jenë pjesë e vlerësimit profesional që do të kryhet nga Këshillat. Më parë, në sistemin e vlerësimit përfshiheshin vetëm gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit[3] si dhe përkatësisht prokurorët pranë gjykatës së shkallës së parë dhe apelit[4].

      7. Qëllimet që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të vlerësimit.Brenda grupit të qëllimeve që mund të përmblidhen se lidhen me mirëfunksionimin e sistemit, qëllimi i përmendur në germën a) të këtij nenika një rëndësi të veçantë. Kjo për faktin se përmirësimi i etikës dhe aftësive profesionale të magjistratit është parakusht për përmirësimin e sistemit gjyqësor në tërësi. Sa më sipër është vlerësuar thelbësore edhe nga Consultative Council of European Judiciary (CCJE)[5]që ka inkurajuar shtetet e ndryshme për të zgjedhur një sistem që ndjek këtë lloj qëllimi si qëllim parësor. Koncepti “sistemi gjyqësor” meriton një sqarim të shkurtër. Sistemi gjyqësor nuk nënkuptonngushtësisht vetëm gjykatat, por duhet parënënjëkuptim më të gjerë (tërësor) që përfshin edhe sistemin prokurorial[6]. Një sistem ligjor që bazohet në parimin e shtetit të së drejtës, përveç garancive që ofron për gjyqtarët, duhet të ndërtojë një sistem prokurorial të pavarur dhe tëpaanshëm, në të cilin një prokuror mund tëfillojë hetimetdhe tëndjekë penalisht subjekte pavarësisht statusit apo influencës së tyre në shoqëri. Magjistrati prokuror që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqësimin në gjykatë në emër të interesit publik gëzon një lloj pavarësie qëështë e ngjashme me atë të gjyqtarit[7]. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 sollën një risi, pasi vendosen magjistratin prokurornë pozita të barabarta me magjistratin gjyqtar për sa i takon garancive për pavarësinë (autonominë), statusin, ecurinë në karrierë etj.[8].Përmirësimi i etikës dhe aftësive profesionale është një proces i shtrirë në kohë që kërkon hartimin dhe zbatimin e një metodologjie konkrete dhe që dikton përfshirjen e disa aktorëve, si: Këshillat, Shkolla e Magjistraturës si dhe vetë vullnetin e magjistratit për të ndryshuar.

      8. Qëllimi i listuar në germën b) nënkupton në thelbpërgjegjësi dhe detyrim për këshillat që gjatë zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe hartimin e akteve nënligjore të sigurohen që krijohen standarde të qëndrueshme për cilësinë dhe sasinë e veprimtarisë së magjistratit.Termi i përdorur nga ligjvënësi “standarde të qëndrueshme”nuk është gjë tjetër veçse derivat i parimit të sigurisë juridike që në këtë rast vlen edhe për vetë magjistratët. Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.78, datë 2.10.2017,paragrafi 57 ka theksuar se qëllimi i parimit të sigurisë juridike është të sigurojë besimin e personave te shteti e ligji dhe vetë gjyqtarët, të cilët administrojnë drejtësinë, duhet të gëzojnë një besim të tillë.Për rrjedhojë, kjo nënkupton detyrimin e këshillave për të garantuar parashikueshmëri, siguri dhe qëndrueshmëri në zbatimin e ligjit për sa i takon vlerësimit. Vetëm këto standarde të qëndrueshme krijojnë transparencë, mosdiskriminim dhe trajtim të drejtëbrenda sistemit dhe ofrojnë garanci për ngritjen në detyrë mbështetur në meritë duke moslejuar vendimmarrje abuzive apo favorizime. Në të njëjtën kohë, këto standarde përbëjnë elemente transparence edhe me efekt të jashtëm edhe për publikun. Garantimi i këtyre standardeve të qëndrueshme është një nga misionet kryesore që kanëkëshillat. Në mënyrë qëtë jenë të suksesshëm në këtë mision, Këshillat duhet jo vetëm të hartojnë aktet nënligjore në përputhje me ligjin, por edhe duhet t’i zbatojnë ato në mënyrë të njëtrajtshme. Publikimi i akteve që tregojnë“rrugën e ndjekur”dhe aksesi i publikut në këtoprocese dhe vendimmarrje janëthelbësore për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie.

      9. Qëllimi i përmendur në germën dh) nënkupton se materialet e grumbulluara gjatë procesit të vlerësimit kanë relevancë dhe duhen analizuar edhe më gjerë se vetëm për efekt të vlerësimit individual, pasi mund të ndihmojnë në përmirësimin e strukturës organizative të gjykatave dhe prokurorive si dhe të kushteve të punës të magjistratëve. Kjo pasi do të ishte e padrejtë nëse një magjistrat do të vlerësohej në nivel jo të mirë sipas nenit 78, paragrafi 1 të Ligjit të Statusit për shkak të problemeve që ai/ajo ballafaqohet çdo ditë nga mungesa e kushteve infrastrukturore, e nëpunësve gjyqësorë, ose numrit të lartë të çështjeve të mbartura (të ashtuquajturën “backlog”). Këto rrethana qëjanë jashtë sferës së influencës së magjistratit nuk duhet ta disavantazhojnë atë në vlerësim. Por, konstatimi i këtyre rrethanave nuk duhet të mbetet pa u adresuar nga këshillat që duhet t’i përfshijnë gjetjet në analizën vjetore të gjendjes së sistemit që kanë detyrim ta kryejnë sipas nenit 82 tëligjit nr.115/2016,“Për organet e qeverisjessë sistemit të drejtësisë” (Ligji për qeverisjen) dhe gjejnëzgjidhje sipas rastit.

      10. Qëllimet e përmendura përkatësisht në germat c), ç) dhe d) kanë të bëjnëme mënyrën e administrimit të informacionit që përfitohet nga vlerësimi i kryer. Qëllimi madhor i përmirësimit të sistemit (gjyqësor dhe prokurorial) në tërësi nuk mund dhe nuk duhet të arrihet vetëm nëpërmjet qëllimeve të përmendura në germat a), b) dhe dh), por edhe nëpërmjet marrjes dhe përpunimit të të gjithë informacionit të nevojshëm në dy drejtime: (I) atë në funksion të zhvillimit të karrierës bazuar në meritë duke identifikuar magjistratët me aftësi të veçanta; si dhe (II) në lidhje me planifikimin e nevojave për trajnimin e vazhdueshëm.Informacioni që përftohet nga vlerësimi i kryer nuk duhet të jetë vetëm një statistikë në letër për efekt raportimi. Informacioni në thelb përmban gjetje reale mbi gjendjen, nivelin e përgatitjes profesionale si dhe aspektet problematike të sistemit që duhen adresuar nga ana e Këshillave. Ky informacion nga këndvështrimi i ligjvënësit ka vlerë në dy drejtime. Së pari, informacioni ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtëmbi vetë magjistratin dhe “fatin” e tij/saj profesional që lidhet me avancimin e tij në karrierë. Në këtë aspekt duket sikur germat c) dhe d) plotësojnë njëra-tjetrën.Kjo pasi informacioni që rezulton për magjistratin në funksion të zhvillimit të karrierës çon domosdoshmërisht edhe në identifikimin e magjistratëve me aftësi të veçanta profesionale, përsa kohë gjetjet janë të tilla.Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.78, datë2.10.2017, paragrafi 56 ka ritheksuar se karriera është një nga përfitimet që gjyqtarët e gëzojnë për shkak të detyrës që kryejnë dhe, si e tillë, përfshihet në sferën e garancive që burojnë nga neni 138 i Kushtetutës.Ndryshimet Kushtetuese, dhe për pasojë të gjitha ligjet e miratuara në zbatim tëtyre, parashikojnëse ngritja në detyrënë sistem mbështet në merita (aftësinë profesionale, integritetit dhe eksperiencën). Në këtë rast, vlerësimi profesional është një mjet për të arritur qëllimin e promovimit në sistem (gjyqësor dhe prokurorial) të magjistratëve më të aftë, me integritet dhe me eksperiencën e nevojshme. Prandaj, Këshillatnë procesin e vendimmarrjes duhet të analizojnë me kujdes informacionin, gjetjet e evidentuara gjatë vlerësimit) në funksion të sa më sipër duke respektuar pavarësinë e sistemit.Së dyti, informacioni i mbledhur/përftuar ka vlerë edhe për politikat edukuese (trajnuese) të Shkollës së Magjistraturës përsa i takon temave që miratohen çdo vit akademik për trajnimin vazhdues. Në këtë rast, Shkolla si një nga institucionet qeverisëse të sistemit duhet të analizojë gjetjet me vëmendjen e duhur duke rishikuar listën e temave të trajnimeve dhe duke i përshtatur ato sa më afër realitetit dhe nevojave të sistemit gjyqësor. Sa më afër realitetit dhe nevojave të sistemit të jenë temat, aq më shumë ato do të adresojnë problemet që kanë magjistratët në punën e tyre të përditshme duke kontribuar kështu në përmirësimin e aftësive dhe etikës profesionale të magjistratëve (germa a). Neni 88 dhe 186 i Ligjit të Qeverisjesparashikojnë që Këshillat bashkëpunojnë me Shkollën e Magjistraturës në lidhje me trajnimin vazhdues. Në të njëjtën linjë shkon edhe parashikimi i nenit 68 germa ç) e Ligjit të Statusit që duhet lexuar si një detyrim i këtyre institucione për të bashkëpunuar në leximin dhe analizën që i bëjnë informacioneve të përfituara nga vlerësimi profesional. 

       

       

       

      [1] Shih raportineOSCE/ODIHR“Assessmentof the performanceevaluationofJudges in Moldova”, fq.9,  2014.

      [2]Shihopinionin 17 (2014) parag.8 tëCCJE-së; Raporti për vlerësimin individual të gjyqtarëve në Shqipëri i SEJ-it të hartuar nga prof.dr.AnneSanders, 2015.

      [3]Shihvendimin nr.261/2, datë 14.4.2010 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) që parashikonte sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve.

      [4] Shihnenin 42 tëligjit nr.8737, datë 12.2.2001,“Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i shfuqizuar.

      [5]Shih opinionin 17 (2014), parag. 24, tëCCJE-së.

      [6]Shihopinionin 9 (2014) e Këshillit Konsultativ Europian të Prokurorëve (Rome Charter) parag.IV sipas të cilës pavarësia dhe autonomia e prokurorisë përbëjnë një kolonë të pazëvendësueshme për pavarësinë e gjyqësorit.

      [7]Shihopinionin 9 (2014) të Këshillit Konsultativ Europian të Prokurorëve (Rome Charter) parag.IV sipas të cilës pavarësia dhe autonomia e prokurorisë përbëjnë një kolonë të pazëvendësueshme për pavarësinë e gjyqësorit.

      [8]Shih rregullimet e ngjashme në Kushtetutë për gjyqtarët dhe prokurorët: nenet 136/a përkundrejt 148/ç, 140 përkundrejt 148/d, 143 përkundrejt 149/ç.

    • 11. Në Shqipëri, përpara miratimit të Ligjit për Statusin, sistemi i vlerësimit i gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte rregulluar në mënyrë tëcopëzuar, i ndarëveç për secilën kategori. Brenda ndarjes së madhe, rregullimi ekzistonte në ligje të ndryshme dhe akte nënligjore sidomos për gjyqtarët. Për më tepër, ky kuadër nuk parashikonte asnjë rregullim për vlerësimin e performancës së anëtarëve të Gjykatës së Lartë apo Prokurorin e Përgjithshëm. Ligji i Statusit prezantoi për herë të parë rregullimin uniform duke përcaktuar të drejta dhe detyrime të njëjta pa asnjë dallim për të dyja kategoritë e magjistratëve: gjyqtarët dhe prokurorët të të gjitha niveleve.

      12. Në kuadrin ligjor të shfuqizuar, në nenin 2 të ligjit nr.8811, datë 17.5.2001,“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” parashikohej se ishte kompetencë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) të vendoste kriteret për vlerësimin e gjyqtarëve, kontrollonte dhe garantonte procesin e vlerësimit dhe të shqyrtonte ankimet e gjyqtarëve për vlerësimin e tyre. Ligji nr.9877, datë 18.2.2008,“Për organizimin e pushtetit gjyqësor” normonte në nenin 13 afatet kur kryhet vlerësimi dhe nivelin e vlerësimit.Vendimi nr.261/2, datë 14.4.2010 i KLD-së, miratuar në zbatim tëdispozitave së sipërcituara parashikonte me hollësi mënyrën dhe format, kriteret, procedurat e vlerësimit, sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve.Për sa i takon rregullimit për prokurorët, ligji nr.8737, datë 12.2.2001,“Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” përmbante në nenin 42 rregullime në lidhje kriteret, mënyrën, nivelet dhe procedurat e vlerësimit profesional. Prokurori i Përgjithshëm në zbatim të dispozitës së sipërcituar kishte miratuar “Rregulloren për sistemin e vlerësimit të punës dhe të aftësive profesionale e morale të prokurorëve”[1].

      13. Në Dokumentin Analiza e Sistemit të Drejtësisë, miratuar ngaKomisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë me vendimin nr.14, datë 30.7.2015, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë ka vërejtur se: “...ligji nuk parashikon shprehimisht, qartë dhe mjaftueshëm çështjet që lidhin kriteret, procedurat dhe kompetencat për vlerësimin profesional të gjyqtarëve. Me ndonjë përjashtim, këto çështje përgjithësisht janë trajtuar me akte nënligjore të nxjerra nga vetë Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), gjë që nuk kënaq standardin e parashikimit nga ligji të çështjeve që lidhen me statusin e gjyqtarit[2]. Për sa i takon statusit të prokurorit nëanalizë nënvizohet se: “Vlerësimi paraprak i punës së prokurorit kryhet nga drejtuesi i prokurorisë. Nuk ka një procedurë të standardizuar vlerësimi, të shoqëruar me kriteret specifike për matjen e aftësive, kompetencës dhe integritetit. Gjithashtu, nuk ofrohet mundësia për të ankimuar rezultatet e vlerësimit ose vendimin e emërimit”. Bazuar nëkëto gjetje dhe duke marrë për bazërekomandimet e Këshillit Konsultativ Europian të Gjyqtarëve (Consultative Council of European Judiciary (CCJE)), Kuvendi adresoi mangësitë e evidentuara duke krijuar një sistem vlerësimi që përqafon standardet e vendosura nga ky Këshill dhe që forcon pavarësinë e gjyqësorit.

      14. Në analizë të sa më sipër, rezulton se parashikimi në nenin 68 e vijues të Ligjit të Statusit është një hap cilësor që rrit garancitëmbrojtëse të sistemit. Ai ofron balancën e duhur duke gërshetuar dy parime të shtetit të së drejtës. Së pari, garantohet mbrojtja maksimale e pavarësisë së gjyqësorit, pasi vlerësimi individual konsiderohet element thelbësor i pavarësisë që duhet të mbrohet jo vetëm nga ndikimi i jashtëm, por edhe nga ndikime nga brenda vetë sistemit. Kjo pasi vlerësimi mund të përdoret nga vlerësuesi si mjet trysnie ndaj magjistratit për të ndikuar në një vendimmarrje të tij/saj. Së dyti, sistemi i vlerësimit mundëson ruajtjen dhe forcimin e cilësisë dhe eficiencës së sistemit gjyqësor. Mbi këto baza, është e pritshme që veprimtaria dhe proceset vlerësuese që do të administrojnëkëshillat do të jetë e tillë që të përmbushë qëllimet dhe pritshmëritë e sistemit të ri.

       

      [1]http://www.pp.gov.al/web/regullore_e_sist_vler_te_prokuroreve_758.pdf

      [2]Shih Analizën e Sistemit të Drejtësisë, miratuar nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi me vendimin nr.14, datë 30.7.2015, fq. 66.

    • 15. Një prej dokumenteve bazë ndërkombëtare të përdorura në hartimin e pjesës IV“Vlerësimi i magjistratit” që citohet edhe në relacionin shpjegues është Opinioni i Consultative Council of European Judges (CCJE) nr.17 (2014), Mbi Vlerësimin e Punës së Gjyqtarëve, Cilësinë e Drejtësisë dhe Respektin për Pavarësinë e Gjyqësorit. Ky opinion parashtron mënyrën e organizimit të sistemeve të ndryshme të vlerësimit në shtete të BE-së si dhe përmban rekomandime në lidhje më sistemin e vlerësimit. Në nivel ndërkombëtar dokumente të tjera që analizojnë aspekte të vlerësimit individual të magjistratit janë: Rekomandimi iKomitetit të Ministrave të Këshillit të Europës CM/Rec(2010)12, miratuar në 17.11.2010 për gjyqtarët: pavarësia, eficenca dhe përgjegjësitë për raportin e periudhës 2012-2013 të Rrjetit Europian të Këshillave për Gjyqësorin (ENCJ) mbi standardet minimale lidhur me vlerësimin e performancës profesionale dhe mos-heqjen nga detyra të anëtarëve të gjyqësorit (më poshtë raporti i ENCJ-së)[1];Rekomandimet e Kievit të OSBE-së për pavarësinë e gjyqësorit në Europën Juglindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore (2010) – administrata gjyqësore, përzgjedhja dhe llogaridhënia (më poshtë Rekomandimet e Kievit).

       

       

      [1]Shihraportine periudhës 2012-2013 të Rrjetit Europian të Këshillave Gjyqësore (ENCJ) për standardet minimale lidhur me vlerësimin e performancës profesionale dhe mos-heqjen nga detyra të anëtarëve të gjyqësorit, më poshtë raporti i ENCJ-së, kreu 2, faqe 10.

  • - Opinioni i CCJE-së nr.1 (2001), Mbi standardet në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit dhe palëvizshmërinë e gjyqtarëve (version në gjuhën angleze https://rm.coe.int/168074w30, vizituar për herë të fundit në datën 26.8.2019).

    - Opinioni i CCJE-së nr. 17 (2014), “Mbi vlerësimin e punës së gjyqtarëve, cilësinë e drejtësisë dhe respektin për pavarësinë e gjyqësorit” (version në gjuhën angleze https://rm.coe.int/16807481ea,vizituar për herë të fundit në datën 23.8.2019).

    - Rekomandimi CM/Rec (2010) 12 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës për gjyqtarët (version në gjuhën angleze https://search.coe.int/cm/Pages/result_details.aspx?ObjectId=09000016805afb78, vizituar për herë të fundit në datën 23.8.2019).

    - Rekomandimet e Kievit të OSBE-së për pavarësinë e gjyqësorit në Europën Juglindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore (2010) (version në gjuhën angleze https://www.osce.org/odihr/KyivRec?download=true, vizituar për herë të fundit në datën 23.8.2019).

    - Raport i Rrjetit Europian të Gjyqësorit (ENCJ) për 2014-2016 (version në gjuhën angleze https://www.encj.eu/images/stories/pdf/workinggroups/independence/encj_report_independence_accountability_prosecution_2014_2016.pdf, vizituar për herë të fundit në datën 23.8.2019)

    - Raport i OSCE/ODIHR“Assessmentof the performance evaluation of Judges in Moldova”, fq.9, viti 2014 (version në gjuhën angleze https://www.osce.org/odihr/120213?download=true, vizituar për herë të fundit nëdatën 31.10.2019).

     

  • - Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë dhe miratuar nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi me vendimin nr.14, datë 30.7.2015.

    - Relacioni për projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

     

  • Kushtetuta:

    • Neni 145:Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
    • Neni 147/a:KLGJ ushtron funksionet e mëposhtme: a) emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët e të gjitha niveleve....
    • Neni 149/a:KLP ushtron funksionet e mëposhtme: a) emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët e të gjitha niveleve....

    Ligji:

    - Neni 2 i ligjit nr.96/2016,“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

    - Neni 82, 88, 186 i ligjit nr. 115/2016,“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

     

  • Asnjë koment
  • - Vendimi nr.78, datë 2.10.2017i Gjykatës Kushtetuese, kërkues Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, për kushtetutshmërinë e Ligjit të Statusit.

  • Asnjë koment
  • A. Ligje

    - Neni 2 i ligjit nr.8811, datë 17.5.2001,“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.
    - Neni 13 i ligjit nr.9877, datë 18.2.2008,“Për organizimin e pushtetit gjyqësor” normonte në nenin 13.
    - Neni 42 i ligjit nr.8737, datë 12.2.2001,“Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

    B. Akte nënligjore
    - Vendimi nr.261/2, datë 14.4.2010 i KLD-së“Për sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve”.
    - Rregullorja“Për sistemin e vlerësimit të punës dhe të aftësive profesionale e morale të prokurorëve”, miratuar me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.

     

Aulona Hazbiu
Aulona Hazbiu