"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 73: Aftësitë profesionale të prokurorit

1Vlerësimi i aftësive profesionale të prokurorit përfshin njohuritë ligjore dhe të arsyetimit ligjor.

2Aspekti i njohurive ligjore vlerësohet duke u bazuar në aftësinë e prokurorit për të hetuar dhe për të marrë urdhra dhe vendime, duke u bazuar në tregues të tillë si aftësia e përgjithshme për të ndërmarrë logjikisht hetimin, sipas kërkesave ligjore, për të mbledhur provat e kërkuara me ligj, për të interpretuar ligjin dhe për të analizuar jurisprudencën.

3Aspekti i arsyetimit ligjor të prokurorëve, në marrjen e vendimeve dhe veprimeve hetimore, vlerësohet duke u bazuar në tregues të tillë si qartësia dhe kuptueshmëria e akteve të prokurorisë, struktura e qëndrueshme dhe e mirorganizuar e akteve të prokurorisë, aftësia për të marrë në pyetje dhe cilësia e analizës dhe e argumentimit logjik të prokurorit.

4Vlerësuesi çmon aftësitë profesionale të prokurorit pa gjykuar mbi korrektësinë dhe themelin e çështjes, si dhe pa zëvendësuar interpretimin ose logjikën e prokurorit që vlerësohet.

Përmbajtja

      1. Neni 73 nëpërmjet zbërthimit në mënyrë të detajuartë kriterit “Aftësitë profesionale të prokurorit” synon të evidentojë dallimin me kriteret e tjera të vlerësimit duke parashikuar tregues të qartë dhe të matshëm për secilin kriter.

       

      1. Ky zbërthim ka vlerë të dyfishtë. Së pari, i vlen magjistratëve prokurorëpasi për herë të parë në ligj (dhe jo në akt nënligjor),treguesit matës janë të mirë përcaktuar, të qartë dhe të unifikuar për të gjithë prokurorët në sistem. Përcaktimi i treguesve matës përbën garanci dhe siguri ç’ka i jep procesit të vlerësimit më shumë besueshmëri. Në të njëjtën kohë, ligjvënësi synon t’i vendosë organit vlerësues kufijtë ligjorë të vlerësimit për kriterin e aftësive profesionale. Vendosja e këtyre kufijveështë e rëndësishme për të garantuar respektimin e parimit të pavarësisë së magjistratit (neni 69, shkronja “a”) të Ligjit për Statusin).
      1. Nga pikëpamja sistematike, neni 73 bën pjesë në grupin e neneve të Seksionit I “Vlerësimi i magjistratit” kreu II “Kriteret, burimet dhe nivelet e vlerësimit”. Ligjvënësi nisur nga dallimetqë ekzistojnë midis gjyqtarëve dhe prokurorëve, me të drejtë, ka vendosur qëvetëm për kriterin e aftësive profesionale të ketë një nen të veçantëpër profilin e gjyqtarit dhe prokurorit duke shtjelluar veçmasstandardet e vlerësimit për këtë kriterpër secilin profil. Në të gjitha parashikimet në vijim përkatësisht nenet 74, 75, 76 të Ligjit për Statusin, që lidhen me kriteret e tjera të vlerësimit, ligjvënësi i referohet dhe përdor termin “magjistrat”, duke mos bërë dallime midis profilit gjyqtar dhe prokuror.

       

      1. Neni 73 përmban katër pika dhe është i strukturuar në mënyrë tënjëjtë me nenin 72 të Ligjit të Statusit (që rregullon kriteret për gjyqtarët). Në pikën e parë prezantohen drejtimet që vlerësohen në lidhje me kriterin “aftësia profesionale e prokurorit”. Më tej në pikën dy dhe tre renditen treguesit matës për vlerësimin e njohurive ligjore (pika 2) dhe aspektit të arsyetimit ligjor (pika 3). Duke u mbyllur neni me pikën 4 vendos kushtin ndalues për organin vlerësues që nuk duhet të vlerësojë korrektësinë dhe themeline çështjes si dhe ndalimin për tëzëvendësuar interpretimin/logjikën e prokurorit që vlerësohet.

       

    • 6. Aftësitë profesionale të prokurorit. Ligjvënësi shqiptar ka zgjedhur të parashikojë të njëjtin sistem dhe standardevlerësimi si për gjyqtarët ashtu dhe prokurorët. Nga analiza e parashikimeve të nenit 72 (që i referohet aftësive profesionale të gjyqtarit) dhe nenit 73 (që i referohet aftësive profesionale të prokurorit) rezulton se për të dy profilet, njohuritë ligjore dhe arsyetimi ligjor përbëjnë dy kriteret bazë për t’u marrë parasysh në kuadër të vlerësimit. I vetmi dallim midis këtyre dy neneve ka të bëjë me vlerësimin e aspekteve të njohurive ligjore dhe arsyetimit ligjor duke ia përshtatur përkatësisht natyrës dhe profilit të punës së një gjyqtari dhe prokurori.  Treguesit matës të përmendur në këtë nen nevojiten që të detajohen më në hollësi nëpërmjet indikatorëveedhe më të matshëm me aktet nënligjore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo nënkupton miratimin e një metodologjie ku përcaktohet niveli i vlerësimit të prokurorit për secilin kriter dhe treguesit përkatës ligjorë, mbi bazën e një sistemi pikësh të përcaktuar mbi meritat e tij/saj, kualifikimin, integritetin, aftësinë dhe efikasitetin e tij/saj, duke respektuar parimin e pavarësisë (autonomisë) së prokurorit. Deri në momentin e hartimit të këtyre komenteve, akti nënligjor nuk është miratuar ende nga KLP-ja.

       7. Kuptimi i termit “njohuri ligjore”. Ligjvënësi veçon në pikën 1 të nenit 73 njohuritë ligjore dhe arsyetimin ligjor si dy kritere bazë për t’u marrë parasysh në kuadër të vlerësimit. Në këtë paragraf vetëm prezantohen këto dy kritere bazë, të cilat më pas shtjellohen përkatësisht në pikën 2 dhe 3 të këtij neni. Për sa i takon termit “njohuri ligjore”, nga një analizë më e hollësishme, rezulton se vetë termi “njohuritë ligjore” përmban në vetvete dy “nënterma”, ku secili prej tyre ka një kuptim leksikor më vete. Kështu, fjala “njohuri” përkufizohet si  njohje me fakte apo të vërtetën[1]. Më tej, në fjalorët ligjorë po ky termështë përkufizuar edhe si veprim apo gjendje njohurish ose kuptim[2]. Pra, ky term ka të bëjë me përgjigjen e pyetjes “që” diçka ekziston apo është e vërteta. Në analizën e “që-së” është e rëndësishme të bëhet dallimi midis faktit dhe “bindjes” personale. Diferenca ka të bëjë me nivelin që ka arritur njohja, pasi shkencërisht njihen disa nivele që përshkallëzohen gradualisht në mënyrë natyrale dhe që fillojnë  me “dyshimin” që përfaqëson nivelin më të ulët e arrijnë deri te bindja e plotë se diçka ka ndodhur në formën që besohet. Nga ana tjetër, termi “ligjor” përkufizohet: “sipas ligjit” apo “në përputhje me ligjin” apo “e lejueshme nga ligji” apo “e përshtatshme dhe e mjaftueshme për t’u njohur nga ligji”[3]. Bashkimi i kuptimeve leksikore i dy nëntermave jep një kuptim më të plotë për termin “njohuri ligjore” të barasvlershëm me: të dish “që” diçka ekziston/është fakt, “nëse” është në përputhje me ligjin, dhe “si” kjo gjë reflektohet në zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

       8. Kuptimi i termit “arsyetim ligjor”. Togfjalëshi “arsyetim ligjor” duhet kuptuar si një “përkufizim (etiketim) kolektiv” i procesit tërësor dhe gjithëpërfshirës të mendimit që nënkupton disa hapa logjikë të tillë, si: konceptimi, reflektimi, paraqitja e argumenteve që konkretizohet me një vendim ligjor/akt[4]. Disa nga këto mekanizma (hapa) fokusohen në ngjarjen që shënojnë gjenezën e çështjes dhe kanë të bëjnë me identifikimin e situatës, interpretimin dhe vlerësimin e fakteve. Aspekte të tjera të arsyetimit ligjor përfshijnë kërkimin ligjor dhe procesin e përzgjedhjes së rregullave dhe argumenteve[5]. I tërë procesi i arsyetimit ligjor karakterizohet nga një vlerësim i vazhdueshëm i zgjidhjeve të mundshme e të përshtatshme dhe formalizimin e tyre në letër. Ky proces vlerësimi është thelbësor, pasi në të evidentohen argumentet që do të “hidhen në letër” për të justifikuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjatë zbardhjes së vendimit. Një arsyetim ligjor që bazohet në vlerësime sipërfaqësore dhe të pambështetura passjell që arsyetimi i vendimit/aktit të bazohet në argumente të dobëta që cenojnë cilësinë e vendimit/aktit.

       8.Aftësia e përgjithshme për të ndërmarrë logjikisht hetimin. Për të përcaktuar kuptimin e drejtë të këtij treguesi, duke qenë se ky tregues është përfshirë rishtazi në legjislacionin vendas dhe nuk rezulton të jetë zhvilluar doktrinë apo jurisprudencë vendase që ndihmon në qartësimin e këtij koncepti, na vijnë në ndihmë burimet ndërkombëtare. Më konkretisht, referuar “Standardeve tëpërgjegjësisë profesionale dhe detyrave kryesore si dhe të drejtave të prokurorëve” të miratuara nga InternationalAssociationofProsecutors (IAP)[6] që shërben si një dokument ndërkombëtar orientues/rekomandues (internationalbenchmark) të zhvilluara bazuar në Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për Rolin e Prokurorit[7], një prokuror, ndër të tjera, duhet të veprojë në mënyrë profesionale dhe sipas ligjit, me qëllim zbulimin e të vërtetës duke ndihmuar kështu edhe gjykatën në zbulimin e të vërtetës, si dhe të respektojë të drejtat themelore për gjykim të drejtë tëtë akuzuarit dhe në veçanti të sigurohet që prova në favor tëtë akuzuarit të bëhet publike në përputhje me ligjin, dhe në të gjitha rastet t’i shërbejë dhe mbrojë interesin publik. Nisur nga sa më sipër, aftësia për të ndërmarrë logjikisht hetim sipas ligjit, duhet të kuptohet pikësëpari si njohje e qëllimit të hetimit penal qëështë marrja e informacioneve faktike të mjaftueshme për të vlerësuar në mënyrë të drejtë dhe objektive nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, duke shmangur ndjekjen penale të personave të pafajshëm, si dhe të kërkojë marrjene provave të lejueshme që mbështesin dënimin e personave që kanë kryer veprën penale. Në të gjitha rastet, pistat e hetimit ndërtohen në ushtrim të pavarur (autonom) të funksionit dhe pa influencë të jashtme (të natyrës politike, por jo vetëm). Pavarësia dhe paanshmëria janëtregues që lidhen ngushtë me mënyrën e kryerjes së hetimit në mënyrë të drejtë dhe objektive.

       9.Aftësia për të mbledhur provat e kërkuara me ligj. Prokurorët duhet të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të paanshme, pra pa frikë, favoritizëm apo paragjykim[8]. Aftësia që tregon prokurori në mbledhjen e provave është një indikator që tregon paanësinë ose anësinë e tij. Në të njëjtën kohë, mënyra se si operon prokurori në mbledhjen dhe vlerësimin e provave është indikator i pavarësisë (autonomisë) së tij/saj.Vlerësuesi i këtyre aftësive duhet të analizojë rast pas rasti veprimet e prokurorit në mënyrë që të arrijë në një konkluzion objektiv për pasjen ose jo në nivelin e kërkuar të kësaj aftësie profesionale.

       10. Aftësia për të interpretuar ligjin. Aftësia e përgjithshme për të interpretuar ligjin është njëtregues që kërkohet njësoj edhe për gjyqtarët (neni 72, pika 2 i Ligjit të Statusit). Interpretimi i ligjit është një detyrë e përditshme dhe thelbësore për çdo jurist. Interpretimi është i pandashëm nga veprimtaria juridike[9]. Për të kuptuar drejt këtë lloj aftësie, duhen sqaruar dy momente të rëndësishme që lidhen me zbërthimin e termit të përdorur në ligj. Së pari, duhet t’i jepet kuptim togfjalëshit “interpretim i ligjit”, pra duhet interpretuar fjala “interpretim”; dhe së dyti, duhet sqaruar se “përse” ky ushtrim bëhet i nevojshëm në praktikën gjyqësore. Termi “interpretim ligjor” përkufizohet si një proces (ushtrim) analitik i magjistratit për t’i dhënë  kuptim një teksti ligjor[10]. Interpretimi përfshin të gjitha operacionet intelektuale që shërbejnë për të përcaktuar dhe saktësuar kuptimin e një fjale ose shprehjeje (dispozitë ligjore), në mënyrë që të shmangen papërsosmëritë, të plotësohen boshllëqet, të reduktohen kontradiktat, të përshtatet kjo dispozitë ndaj kërkesave aktuale dhe të saktësohet rëndësia e saj në një situatë të veçantë[11]. Pra, në thelb interpretimi është një ushtrim intelektual që analizon mesazhin normativ të tekstit. Si rezultat i këtij procesi nxirret kuptimi ligjor i tekstit nga kuptimi semantik i tij. Për të kryer këtë ushtrim, magjistrati duhet të bazohet dhe mbështetet në disa metoda të gjithëpranuara të interpretimit të normës ligjore. Nisur nga sa më sipër, rezulton se aftësia e përgjithshme për të interpretuar ligjin nënkupton jo vetëm njohjen në teori të metodave të interpretimit të normës ligjore, por zbatimin në çështje konkrete të këtyre njohurive duke i dhënë atyre kuptim në një rast konkret. Gjatë ushtrimit të profesionit, prokurori, ashtu si dhe gjyqtari, në pjesën më të madhe të rasteve për të zgjidhur mosmarrëveshjen duhet të interpretojë një normë ligjore. Në praktikë, ai/ajo nuk mund të refuzojë të japë një vendim për çështjet që i paraqiten për shqyrtim “me arsyetimin se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërthënie ose është i paqartë[12]. Duket sikur ka një tension të natyrshëm midis “vërtetimit” të kuptimit të tekstit ligjor dhe përdorimit të tekstit për vërtetuar se çfarë përmban ligji. Ushtrimi i interpretimit të normës bëhet i nevojshëm duke pasur parasysh misionin që ka pushteti gjyqësor që nëpërmjet interpretimit të një norme të përcjellë siguri juridike (ligjore) dhe qëndrueshmëri. Vetëm ushtrimi me përgjegjshmëri i këtij detyrimi garanton parashikueshmëri të përmbajtjes dhe zbatimit të normave ligjore dhe cilësi në dhënien e drejtësisë[13]. Shumë veprime që hetohen mund të ngrenë jo vetëm pikëpyetje për shkelje ligjore, por edhe etike; një prokuror duhet të jetë në gjendje të bëjë dallimin midis tyre. Më tej, prokurori duhet të dijë se çfarë hapash mund të ndërmarrë nga pikëpamja ligjore dhe çfarë nuk është e lejueshme pasi kjo mund të cenojë ecurinë e çështjes.

       11.Aftësia për të analizuar jurisprudencën. Me jurisprudencë do të kuptojmë tërësinë e vendimeve të dhëna nga gjykatat gjatë një periudhe të caktuar, në një fushë të caktuar[14]. Kuptimi i “jurisprudencës” ka evoluar ndër vite nga një kuptim formalist si“filozofia e ligjit apo shkencës që trajton parimet pozitive të ligjit dhe marrëdhënieve ligjore”[15], në atë më praktik qëpërfshin edhe praktikën gjyqësore (caselaw). Në kontekstin kombëtar, ky term lidhet pikë së pari me ushtrimin e pushtetit gjyqësor nga gjyqtarët. Nga pikëpamja kushtetuese, referuar nenit 135, paragrafi 1 të Kushtetutës, pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, si dhe gjykatat e apelit të shkallës së parë, të cilat krijohen me ligj. Më tej, edhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut në nenin 6, paragrafi 1 jep një përkufizim për termin “gjykatë” duke parashtruar të drejtën për t’u dëgjuar drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj. Në analizë të sa më sipër, rezulton se termi jurisprudencë nënkupton “çdo gjë që ka të bëjë ose bëjnë (prodhojnë) gjykatat” e krijuara me ligj gjatë ushtrimit të pushtetit gjyqësor. Në sistemin kushtetues, si rregull, jurisprudenca nuk përbën burim të drejte, pasi vendimet që japin gjykatat janë të detyrueshme vetëm për ato çështje që janë shqyrtuar prej tyre[16]. Përjashtimisht, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ato unifikuese të Gjykatës së Lartë kanë karakter dhe fuqi të veçantë.Neni 141 i Kushtetutës, ndryshuar me Ndryshimet Kushtetuese në vitin 2016, rikonfirmon rolin e Gjykatës së Lartë si një gjykatë që kujdeset për zbatimin e njësuar dhe korrekt të ligjit, zhvillimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore, nga të gjitha gjykatat më të ulëta. Aftësia për të analizuar jurisprudencën është gjithashtu një indikator që kërkohet si për gjyqtarin ashtu edhe për prokurorin. Kjo aftësi ka të bëjë së pari me aftësinë për të njohur jurisprudencën kryesisht në fushën penale, por edhe në fusha të tjera të së drejtës, si për shembull akte administrative me karakter sanksionues (si p.sh. e drejta tatimore ose doganore). Në të njëjtën kohë, prokurori duhet të ketë aftësinë për kërkuar jurisprudencën e duhur për një çështje të caktuar të së drejtës. Sa më sipër, lidhet edhe me njohuritë për qëndrimin e mbajtur nga jurisprudenca (vendase dhe/ose e huaj) në lidhje me një çështje të caktuar ligjore apo zhvillim social dhe aftësinë analitike të prokurorit për të arsyetuar nëse ky qëndrim zbatohet apo jo në rastin konkret.Prokurori në këtë rast duhet të jetë në gjendje të kuptojë veçoritë dhe premisat e rastit për të cilën ka mbajtur qëndrim jurisprudenca si dhe bazuar në të dhënat e rastit objekt gjykimi, të evidentojë ndryshimin thelbësor apo të përbashkëtën sipas rastit. Sa më sipër,është element i rëndësishëm pasi prokurori duhet të zbatojë ligjin në mënyrë konsistente dhe uniforme.

       12. Treguesit matës për aspektin e arsyetimit ligjor. Aspekti i arsyetimit ligjor i parashikuar në pikën 3 të nenit 73 të Ligjit për Statusin vlerësohet bazuar në tregues të tillë, si: qartësia dhe kuptueshmëria e akteve të prokurorisë, struktura e qëndrueshme dhe e mirorganizuar e akteve të prokurorisë, aftësia për të marrë në pyetje si dhe cilësia e analizës dhe argumentimit logjik të prokurorit. Shprehja “tregues të tillë” si meriton të analizohet më tej. Me anë të këtij formulimi, ligjvënësi duket sikur ka dashur të përcaktojë treguesit kryesorë për të vlerësuar këtë aspekt duke i lënë në të njëjtën kohë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) një hapësirëtë kufizuar diskrecionale për të vendosur (ose vlerësuar) edhe tregues të tjerë që mund të jenëose bëhen të rëndësishëm në kuadër të këtij vlerësimi. Në të gjitha rastet, KLP-ja duhet t’i parashikojë këto tregues qartë në aktet nënligjore që do të miratojë në zbatim të ligjit, në mënyrë që të sigurojë një vlerësim të drejtë dhe transparent. Këshilli Konsultativ Europian i Prokurorëve (ConsultativeCouncilofEuropeanProsecutors (CCPE)) në opinionin e tij[17] nënvizon se arsyetimi dhe analiza e qartë janë kërkesa thelbësore të punës së prokurorit. Treguesi i “qartësisë dhe kuptueshmërisë” ka të bëjë me standarde tëgjithëpranuaratë hartimit tëvendimeve/aktevenga ana e prokurorit. Këto vendime/akte duhet të jenë tëmirëarsyetuara në mënyrëkonsistente, të qartë, duke evituar dykuptueshmëri dhe kundërthënie[18]. Të gjitha udhëzimet ose urdhrat e dhëna prej prokurorit, si dhe të gjitha aktet zyrtare të hartuara prej tij duhet të jenë qartësisht të kuptueshme për personat të cilave ju drejtohet. Parakusht për kuptueshmërinë e tyre është që këto akte duhet të hartohen me një qartësi dhe thjeshtësi gjuhësore[19]. Ligjvënësi ka përzgjedhur si tregues tjetër edhe strukturën e qëndrueshme dhe tëmirëorganizuartëaktit/vendimit. Parë nga pikëpamja formale, ky tregues ka të bëjëme përpilimin e akteve ose vendimeve në përputhje me dispozitat procedurale penale të Kodeve.Duke shkuar më tej, ky tregues nënkupton edhe hartimin e aktit/vendimit sipas modeleve të standardizuara apo gjithëpranuaranë raste të caktuara kur ndërmerren veprime nga prokurori. Pavarësisht se në sistemin gjyqësor dhe prokurorial shqiptar, në ndryshim nga sistemet gjyqësore të vendeve europiane, nuk ka ekzistuar traditë formalisteme modele vendimesh apo aktesh të standardizuara dhe miratuara nga organet përkatëse, brenda një gjykate ose zyre prokurorie, gjyqtarët ose prokurorët kanë gjetur dakordësinë e përdorimit të modeleve të caktuara për veprime procedurale ose vendimmarrje të ndryshme. Gjykata Kushtetuese në shumë vendime ka zbërthyer standardet e përgjithshme për arsyetimin e vendimit gjyqësor. Edhe pse fokusi i analizës së kësaj Gjykate ka qenë krijimi i standardeve për vendimin e dhënë nga gjykata, nga leximi i këtyre standardeve[20] arrihet në konkluzionin se ato mund të gjejnë zbatim edhe për aktet/vendimet e dhëna nga prokurori. Veçanërisht, ato pjesë ku Gjykata Kushtetuese parashtron standardet e paraqitjes së argumentevevlerësohet se kanë vlerë orientuese ose referuese në lidhje me standardet që duhet të zbatohen për aktet/vendimet e prokurorit. Në lidhje me sa më sipër, Gjykata Kushtetuese parashtron se:  “...Vendimi gjyqësor në çdo rast duhet të jetë logjik, i rregullt në formë dhe i qartë në përmbajtje. Në tërësinë e tij ai është konsideruar si një unitet, në të cilin pjesët përbërëse janë të lidhura ngushtësisht mes tyre. Ato duhet të jenë në shërbim dhe funksion të njëra-tjetrës. Argumentet e pjesës arsyetuese duhet të jenë të bazuara dhe të lidhura logjikisht, duke respektuar rregullat procedurale dhe të formojnë një përmbajtje qartësisht koherente brenda vendimit, e cila përjashton çdo kundërthënie apo kontradiksion të hapur ose të fshehtë. Këto argumente duhet të jenë gjithashtu të mjaftueshme për të mbështetur dhe pranuar pjesën urdhëruese. Konkluzionet e pjesës arsyetuese duhet të bazohen jo vetëm në aktet ligjore, por edhe në parimet dhe rregullat që karakterizojnë mendimin e shëndoshë e logjik”. Me përjashtim të treguesit “aftësia për të marrë në pyetje”, të gjithë treguesit e tjerë të renditur në nenin 73, pika 3 janë të njëjtë me ato të nenit 72, pika 3 të Ligjit të Statusit që i referohen aftësive të gjyqtarëve. Ligjvënësi ka zgjedhur të zbatojë pothuajse të njëjtat standarde vlerësimi të aftësive profesionale duke bërë përshtatjet e nevojshme sipas profilit të magjistratit (gjyqtar ose prokuror). Marrja në pyetje (“intervistomi”) i personit të dyshuar, personit që ka dijeni për çështjen, një dëshmitari, viktime etj. përbën një moment kyç të hetimit. Kjo është një aftësi multidimensionale, pasi prokurori duhet të tregojë që zotëron të gjitha fasetat e saj. Së pari,prokurori duhet të jetë në gjendje të ngrejë pyetjet e duhura në mënyrë që të marrë sa më shumëinformacione/detaje qëështë e mundur për të zbardhur të vërtetën. Më tej, prokurori duhet të jetë në gjendje të kuptojë boshllëqet (momentet e pasqaruara) në prezantimin e asaj që ka ndodhur duke ngritur pyetje të tjera me karakter sqarues. Më tej, kjo aftësi ka të bëjë edhe me aftësinë për të dëgjuar, vështruar/vëzhguar “gjuhën trupore” të personit që po merret në pyetje për të kuptuar nëse dikush po gënjen apo nuk po thotë të gjithë të vërtetën siç ka ndodhur. Prokurori në këto raste duhet të jetë në gjendje të kontrollojë emocionet e veta në mënyrë që të mos ndikojë në deklarimet e personit; në të njëjtën kohë, ai/ajo duhet të tregojëempati për viktimën duke krijuar njëmjedis “stimulues” në mënyrë që ata të ndihen të sigurt për të ndarë informacionin e nevojshëm për sqarimin e së vërtetës. Ligjvënësi ka renditur edhe “cilësinëe analizës dhe argumentimit ligjor”, ky i fundit meriton të shtjellohet më tej. Termi “argument ligjor” lidhet me argumentet që liston gjykata për të bindur palët se përse gjyqtari ka krijuar bindjen e brendshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen në këtë formë dhe me këto pasoja ligjore për atë. Argumentet duhen përzgjedhur me kujdes dhe duhen analizuar duke paraqitur arsyet përkatëse. Përsëritja e argumenteve të parashtruara nga të akuzuarit apo dëshmitarët apo vetëm “përqafimi” i atyre nga prokurori nuk përbëjnë në vetvete argumente ligjore. Në fakt, ndërtimi i argumentit ligjor ndjek të njëjtën linjë me atë të ndërtimit të “argumentit logjik”. Ky i fundit përbëhet nga premisa dhe konkluzioni. Në mënyrë që të përfitohet një argumentim ligjor në nivel të kënaqshëm, premisa dhe konkluzioni duhet të jenë shumë të qarta për lexuesin. Prandaj, të gjitha aktet/vendimet dhe veprimet e prokurorit duhet të jenë vlerësuar (analizuar) me shumë kujdes nga prokurori[21]. Një nga tiparet kryesore që duhet të karakterizojë prokurorin është “mendimi kritik”. Gjatë hetimit prokurori ndeshet me shumë thënie/deklarime kontradiktore dhe aftësia për “mendim kritik”, jo vetëm e ndihmon atë të jetë më objektiv në gjykim, por është thelbësore në zbulimin e të vërtetës. Këshilli Konsultativ Europian i Prokurorëve në opinion nr.11 (2016) nënvizon se prokurorët duhet të kërkojnë prova si për fajësinë ashtu edhe për pafajësinë duke ndërtuar të gjitha pistat e hetimit të nevojshme, duke përfshirëedhe ato që çojnë në prova pafajësie për të akuzuarin apo të dyshuarin. Prandaj, prokurorët duhet të vlerësojnë nëse provat që rezultuan nga hetimi janë të qarta dhe të kuptueshme. Vendimi për ndjekjen penale duhet të bëhet bazuar në prova tëmirëmbështetura, që në mënyrë të arsyeshme besohet se janë të besueshme dhe të lejueshme dhe të mos marrë parasysh prova që janë marrë në shkelje tëtë drejtave themelore[22]. Nisur nga sa më sipër, analiza dhe argumentimi ligjor duhet të jetë në nivel të tillë që të kënaqë standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ)për sa i takon ushtrimit dhe respektimit tëtë drejtave themelore, si e drejta për mbrojtje dhe për gjykim të drejtë.

      13. Pika 4 e nenit 73 vendos ndalimin për vlerësuesin për të mos vlerësuar korrektësinë dhe themelin e çështjes, si dhe për të zëvendësuar interpretimin/logjikën e prokurorit që vlerësohet. Ky parashikim reflekton një standard tëGJEDNJ-sësipas të cilit merita (themeli) i akti/vendimi në rast se nuk parashikohet nga legjislacioni vendas kontroll i brendshëm brenda organit të akuzës,duhet tëkontrollohet nga gjykata, përkatësisht në të gjitha instancat për aq sa është e mundur si dhe nëpërmjet të drejtës sëaksesit nëGJEDNJ[23]. Edhe Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.2, datë 1.3.2017[24] duke analizuar vlerësimin profesional që kryhet në kuadër të procesit të rivlerësimit është shprehur se: “Në lidhje me kriteret dhe standardet për kryerjen e kontrollit të aftësive profesionale, Gjykata vlerëson të theksojë edhe rëndësinë e garantimit se opinionet ligjore të shprehura nga gjyqtarët dhe/ose prokurorët, të cilat mund të konsiderohen si thjesht “të pasakta” nga kontrolluesit, të mos bëhen shkak për rezultat negativ. Është shumë e rëndësishme që vlerësimi negativ të bëhet vetëm në rastet e gabimeve thelbësore dhe serioze dhe/ose kur ekziston një seri e qartë dhe e vazhdueshme e gjykimeve të gabuara, që tregojnë mungesë të aftësive profesionale”.

       

      [1]BlacksLawDictionarywithPronunciations, SixthEdition, CentennialEdition (1891-1991), fq.872. (Shënim: teksti është përkthimi i autores.)

      [2] Po aty.

      [3] ShihBlacksLawDictionarywithPronunciations, SixthEdition, CentennialEdition (1891-1991), fq.892. (Shënim: teksti është përkthimi i autores.)

      [4]ShihPeterWahlgren: Legal Reasoning: A Jurisprudential Model, fq.5. (Shënim: teksti është përkthimi i autores.)

      https://www.scandinavianlaw.se/pdf/40-10.pdf

      [5] Po aty.

      [6]Shih “Standardet e përgjegjësisë profesionale dhe të detyrave kryesore si dhe të drejtave të prokurorëve” të miratuara nga InternationalAssociationofProsecutors (IAP), fq.4: https://www.iap-association.org/getattachment/Resources-Documentation/IAP-Standards-(1)/IAP_Standards_Oktober-2018_FINAL_20180210.pdf.aspx

      [7]Shih: ‘Guidelineson the Role ofProsecutorsAdopted by the EighthUnitedNationsCongresson the PreventionofCrimeand the TreatmentofOffenders’, Havana, Cuba, 27 gusht deri më 7 shtator 1990 https://www.ohchr.org/Documents/ProfessionalInterest/prosecutors.pdf

      [8]Shih “Standardet e përgjegjësisë profesionale dhe të detyrave kryesore si dhe të drejtave të prokurorëve” të miratuara nga InternationalAssociationofProsecutors (IAP), fq.5; https://www.iap-association.org/getattachment/Resources-Documentation/IAP-Standards-(1)/IAP_Standards_Oktober-2018_FINAL_20180210.pdf.aspx

      [9]Shih Sokol Berberi “Arsyetimi dhe shkrimi ligjor”, ribotim, 2012, fq. 88.

      [10]Shih Botimin: “Whatis legal interpretation”, fq.1.(Shënim: teksti është përkthim i autores.) http://assets.press.princeton.edu/chapters/s7991.pdf

      [11]Shih Arsyetimi dhe shkrimi ligjor, Sokol Berberi, Ribotim, 2012, fq. 88

      [12]Shih po aty

      [13]ShihOpinionin nr.11 (2008) parag. 47, fq. 7, i CCJE-së.

      [14]Shih Sokol Berberi “Arsyetimi dhe shkrimi ligjor”, Botim i parë, 2012, fq.10.

      [15]ShihBlacksLawDictionarywithPronunciations, SixthEdition, CentennialEdition (1891-1991), fq.854. (Shënim: teksti është përkthimi i autores.)

      [16]Shih Sokol Berberi,“Arsyetimi dhe shkrimi ligjor”, ribotim, 2012, fq. 11.

      [17]Shih Opinionin 11 (2016) tëConsultativeCouncilofEuropeanProsecutors (CCPE) për ‘Kualitetin dhe eficiencën e punës së prokurorit, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të rëndë dhe të organizuar’, paragrafi 52, faqe 8.

      [18]Shih Opinionin 11 (2016) tëConsultativeCouncilofEuropeanProsecutors (CCPE) për “Kualitetin dhe eficiencën e punës së prokurorit, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të rëndë dhe të organizuar”, paragrafi 52, faqe 8.

      [19]Shih Opinionin 11 (2016) tëConsultativeCouncilofEuropeanProsecutors (CCPE) për “Kualitetin dhe eficiencën e punës së prokurorit, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të rëndë dhe të organizuar”, paragrafi 53, faqe 9.

      [20]Shih vendimin nr.7, datë 9.3.2009të Gjykatës Kushtetuese, faqja 8, 9.

      [21]Shih Opinionin 11 (2016) tëConsultativeCouncilofEuropeanProsecutors (CCPE) për “Kualitetin dhe eficiencën e punës së prokurorit, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të rëndë dhe të organizuar”, paragrafi 52, faqe 8.

      [22]Si më sipër.

      [23]Opinioni nr.11 (2008), parag.57, fq. 8 i CCJE-së; Opinioni nr. 17 (2014), parag.35, fq.7 i CCJE-së.

      [24]Shënim: Sistemi i vlerësimit profesional që kryhet në kuadër të procesit të rivlerësimit bazohet dhe referon te të njëjtat kritere vlerësimi të parashikuara në nenin 71 të Ligjit të Statusit.

    • 14. Në Shqipëri, përpara miratimit të Ligjit për Statusin, sistemi i vlerësimit i gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte rregulluar në mënyrë tëcopëzuar, i ndarëveç për secilën kategori. Brenda ndarjes së madhe, rregullimi ekzistonte në ligje të ndryshme dhe akte nënligjore sidomos për gjyqtarët.

       15. Ligji nr.8737, datë 12.2.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i shfuqizuar,  neni 42 përmbante rregullime në lidhje me kriteret, mënyrën, nivelet dhe procedurat e vlerësimit profesional. Prokurori i Përgjithshëm në zbatim të dispozitës së sipërcituar kishte miratuar “Rregulloren për sistemin e vlerësimit të punës dhe të aftësive profesionale e morale të prokurorëve”[1].

      16. Në dokumentin Analiza e Sistemit të Drejtësisë, miratuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë me vendimin nr.14, datë 30.7.2015, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartëka vërejtur se: “...Vlerësimi paraprak i punës së prokurorit kryhet nga drejtuesi i prokurorisë. Nuk ka një procedurë të standardizuar vlerësimi, të shoqëruar me kriteret specifike për matjen e aftësive, kompetencës dhe integritetit. Gjithashtu, nuk ofrohet mundësia për të ankimuar rezultatet e vlerësimit ose vendimin e emërimit”[2].Bazuar nëkëto gjetje dhe duke marrë për bazërekomandimet në opinionet nr.11 (2016) dhe nr. 13 (2018), tëCCPE-së, Kuvendi adresoi mangësitë e evidentuara duke krijuar një sistem vlerësimi që përqafon standardet e vendosura nga ky Këshill dhe që forcon pavarësinë (autonominë) e prokurorit.

      17. Në analizë të sa më sipër, rezulton se parashikimi në nenin 73 të Ligjit të Statusit është një hap cilësor që rrit garancitë mbrojtëse të sistemit prokurorial në tërësi. Këta tregues vlerësimi krijojnë premisa solide për forcimin e cilësisë sëakteve/vendimeve të prokurorit. Në të njëjtën kohë, ky rregullim ofron garanci për moscenimin e pavarësisë (autonomisë) së prokurorit.

       

       

      [1]http://www.pp.gov.al/web/regullore_e_sist_vler_te_prokuroreve_758.pdf

      [2]Shih Analizën e Sistemit të Drejtësisë, qershor 2015, fq. 66.

      1. Shumë dokumente ndërkombëtare nënvizojnë se në çdo sistem kërkohet që prokurori të sillet në një “mënyrë gjyqësore” duke nënkuptuar se edhe aftësitë që duhet të tregojë një prokuror janë të ngjashme me ato të një gjyqtari[1]. Këshilli Europian i Këshillave Gjyqësorë (ENCJ) ka pranuar se termi “gjyqësor/i” në një kuptim më të gjerë nuk përfshin vetëm gjyqtarët, por edhe prokurorët[2]. Prandaj, kur përmendet pavarësia e gjyqësorit duhet të mbahet parasysh edhe pavarësia e prokurorit, pasi “misionet” e tyre plotësojnë njëra-tjetrën. Të dyja këto “misione” janë parakusht për një gjykim të drejtë dhe mungesa e njërit prej tyre cenon procesin e dhënies së një vendimi gjyqësor të drejtë[3]. Prokurorët dhe gjyqtarët duhet t’i ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të drejtë, të paanshme, objektive dhe konsistente (të qëndrueshme) duke respektuar të drejtat themelore dhe duke siguruar që sistemi i drejtësisë të funksionojë shpejt dhe me efikasitet[4].

       

      1. Një prej dokumenteve bazë ndërkombëtare të përdorura në hartimin e pjesës IV “Vlerësimi i Magjistratit” që citohet edhe në relacionin shpjegues është Udhëzimi i miratuar nga Kongresi i 8-tëi Kombeve të Bashkuara “Për rolin e prokurorëve në parandalimin e krimit dhe trajtimit të të akuzuarve” miratuar më 27 gusht 1990. Në këtë dokument listohen parimet që duhet të udhëheqin një prokuror në ushtrimin e detyrës. Në nivel ndërkombëtar dokumente të tjera që analizojnë aspekte të vlerësimit individual të prokurorit janë: Rekomandimi 19 (2000) i Komitetit tëMinistrave të Këshillit të Europës në lidhje me rolin e prokurorit në sistemin e drejtësisë penale; Standardet e përgjegjësisë profesionale dhe të detyrave kryesore si dhe të drejtave të prokurorëve të miratuara nga  Shoqata Ndërkombëtare e Prokurorëve (International Association of Prosecutors (IAP)); Deklarata Bordeaux e Këshillit Konsultativ Europian të Gjyqtarëve (CCJE) dhe e Këshillit Konsultativ Europian të Prokurorëve (CCPE) në lidhje me “Pozicionin e gjyqtarit dhe prokurorit në shoqërinë demokratike”; Udhëzimet Europiane për Etikën dhe Sjelljen e Prokurorit, Këshilli i Europës, Udhëzimet e Budapestit 2000; Opinionin 11 (2016) të Consultative  Council of European Prosecutors (CCPE) për “Kualitetin dhe eficiencën e punës së prokurorit, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të rëndë dhe të organizuar.

       

       

      [1]Shih Raport i Këshillit Europian të Këshillave Gjyqësorë (ENCJ) mbi Pavarësinë dhe Llogaridhënien e Prokurorëve (2014-2016) fq.2.

      [2]Shih ENJC Raporti Rome mbi Pavarësinë dhe Llogaridhënien e Gjyqësorit (2013/2014) fq.6; Blaja News sp. Z o.o. kundër Polonisë parag.60; Lesnik kundër Sllovakisë parag.53.

      [3]Shih Raport i Këshillit Europian të Këshillave Gjyqësorë (ENCJ) mbi Pavarësinë dhe Llogaridhënien e Prokurorëve (2014-2016) fq.2.

      [4]Shih Opinionin i Këshillit Konsultativ të Prokurorëve (CCPE) nr.4, datë 8 dhjetor 2009, “Mbi marrëdhëniet midis gjyqtarëve dhe prokurorëve në shoqëritë demokratike”, parag. 9, fq.5.

  • - Udhëzimi i miratuar nga Kongresi i 8-të i Kombeve të Bashkuara, “Për rolin e prokurorëve në parandalimin e krimit dhe trajtimit tëtë akuzuarve” miratuar më 27 gusht 1990, (version në gjuhën angleze, https://www.ohchr.org/Documents/ProfessionalInterest/prosecutors.pdf, vizituar për herë të fundit më 27.12.2019).

    - Opinioni i ConsultativeCouncilofEuropeanProsecutors (CCPE) nr.11 (2016) në lidhje me cilësinë dhe eficiencën e punës së prokurorit, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar (version në gjuhën angleze, https://rm.coe.int/16807474b9vizituar për herë të fundit më 22.11.2019).

    - Standardet e përgjegjësisë profesionale dhe të detyrave kryesore si dhe të drejtave të prokurorëve të miratuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Prokurorëve (InternationalAssociationofProsecutors (IAP)), (version në gjuhën anglezë, https://www.iap-association.org/getattachment/Resources-Documentation/IAP-Standards-(1)/IAP_Standards_Oktober-2018_FINAL_20180210.pdf.aspx, vizituar për herë të fundit në datën 22.11.2019).

    - DeklarataBordeaux e Këshillit Konsultativ Europian të Gjyqtarëve (CCJE) dhe e Këshillit Konsultativ Europian të Prokurorëve (CCPE) në lidhje me “Pozicionin e gjyqtarit dhe prokurorit në shoqërinë demokratike” (version në gjuhën angleze, https://www.csm.it/documents/46647/0/Bordeaux+declaration.pdf/78d90cc3-a712-4835-8467-78820d658967, vizituar për herë të fundit në datën 10.12.2019).

  • - Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisëdhe miratuar nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi me vendimin nr.14, datë 30.7.2015.

    - Relacioni për projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

  • Kushtetuta:

    - Neni 149/a:KLP ushtron funksionet e mëposhtme: a) emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët e të gjitha niveleve....

     

  • Asnjë koment
  • - Vendimi nr.2, datë 18.1.2017i Gjykatës Kushtetuese, kërkues1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për kushtetutshmërinë e ligjit tëRivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

     

  • - Berberi, Sokol. “Arsyetimi dhe shkrimi ligjor”, ribotim, 2012.

    - BlacksLawDictionarywithPronunciations, SixthEdition, CentennialEdition (1891-1991).

    - PeterWahlgren: Legal Reasoning: A Jurisprudential Model; (Shënim: teksti i artikullit gjendet në adresën elektronike: https://www.scandinavianlaw.se/pdf/40-10.pdf, vizituar për herë të fundit më 25 mars 2020).

    - “Whatis legal interpretation”, (Shënim: teksti i artikullit gjendet në adresën elektronike: http://assets.press.princeton.edu/chapters/s7991.pdf, vizituar për herë të fundit më 25 mars 2020).

  • A. Ligje

    - Neni 42 i ligjit nr.8737, datë 12.2.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

    B. Akte nënligjore

    - Rregullore “Për sistemin e vlerësimit të punës dhe të aftësive profesionale e morale të prokurorëve”, miratuar me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.

     

Aulona Hazbiu
Aulona Hazbiu