1Me anë të kriterit të aftësisë profesionale të gjyqtarit vlerësohet aftësia profesionale e gjyqtarit në drejtim të njohurive ligjore dhe arsyetimit ligjor.
2Aspekti i njohurive ligjore vlerësohet duke u bazuar në aftësinë e gjyqtarit për të marrë vendime gjyqësore, duke u bazuar në tregues të tillë si aftësia e përgjithshme për të interpretuar ligjin, për të identifikuar konfliktin e normave, për të përdorur parimet e përgjithshme të teorisë së të drejtës dhe aftësinë për të analizuar jurisprudencën.
3Aspekti i arsyetimit ligjor të gjyqtarëve në marrjen e vendimeve vlerësohet duke u bazuar në tregues të tillë si qartësia dhe kuptueshmëria e vendimit, struktura e qëndrueshme dhe e mirorganizuar e vendimit, si dhe cilësia e analizës dhe e argumentimit logjik.
4Vlerësuesi çmon aftësitë gjyqësore pa gjykuar korrektësinë e vendimit dhe themelin e çështjes, si dhe pa zëvendësuar interpretimin ose logjikën e gjyqtarit që vlerësohet.