1Me anë të kriterit të etikës dhe angazhimit ndaj vlerave profesionale vlerësohet aftësia e magjistratit për etikën në punë, integritetin dhe paanësinë.
2Etika në punë e magjistratit, në lidhje me angazhimin dhe përgjegjshmërinë në funksion, matet duke u bazuar në treguesit e dalë nga burimet e vlerësimit, të tilla si rezultati i ankesave dhe verifikimi i tyre, mendimi i kryetarëve dhe vendimet përfundimtare për masat disiplinore brenda periudhës përkatëse të vlerësimit.
3Integriteti i magjistratit, në lidhje me imunitetin e tij ndaj çdo ndikimi ose presioni të jashtëm, matet duke u bazuar në tregues të tillë si rezultati i ankesave dhe verifikimi i tyre, mendimi i kryetarëve dhe vendimet përfundimtare për masat disiplinore brenda periudhës përkatëse të vlerësimit dhe/ose raportet e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
4Paanësia e magjistratit, në lidhje me kujdesin e tij ndaj konfliktit të interesit dhe respektimin e çështjeve të grupeve në nevojë, duke përfshirë edhe çështjet e barazisë gjinore dhe të pakicave, matet duke u bazuar në tregues të tillë si përdorimi i gjuhës diskriminuese, numri tejet i lartë i kërkesave të pranuara të palëve për përjashtimin e magjistratit, si dhe tregues të tjerë që dalin nga burime të tjera vlerësimi.