1Vlerësimi i magjistratit kryhet sipas këtyre niveleve:
a“Shkëlqyeshëm”, në rastin e vlerësimit etik dhe profesional me cilësi shumë të larta;
b“Shumë mirë”, në rastin e vlerësimit etik dhe profesional me cilësi mbi mesataren;
c“Mirë”, në rastin e vlerësimit etik dhe profesional me cilësi mesatare;
ç“Mjaftueshëm”, në rastin e vlerësimit etik dhe profesional me cilësi nën mesataren.
d“I pamjaftueshëm”, në rastin e vlerësimit etik dhe profesional me cilësi të dobët.
2Vlerësimi i përgjithshëm “shkëlqyeshëm” jepet në ato raste kur magjistrati është vlerësuar “shkëlqyeshëm” për të katërta kriteret.
3Vlerësimi i përgjithshëm “shumë mirë” jepet vetëm në ato raste kur magjistrati vlerësohet “shumë mirë” për tri kritere dhe “mirë” për njërin prej tyre dhe, në çdo rast, nëse kryetari i gjykatës nuk ka dhënë për gjyqtarin vlerësimin përfundimtar “i pamjaftueshëm”. Në çdo rast, kriteret “aftësitë profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit” dhe “etika dhe angazhimi ndaj vlerave të gjyqësorit dhe të prokurorisë” duhet të jenë vlerësuar “shumë mirë”.
4Vlerësimi i përgjithshëm “mirë” jepet në rastin kur aftësitë e magjistratit vlerësohen “mirë” për dy kritere dhe “mjaftueshëm” për dy kriteret e tjera. I njëjti rregull zbatohet edhe në rastin kur ka barazi në vlerësimin e kritereve në nivelet “mjaftueshëm” dhe “i pamjaftueshëm”, me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në pikën 3, të këtij neni. Në çdo rast, kriteret “aftësitë gjyqësore ose të prokurorisë” dhe “etika dhe përkushtimi ndaj vlerave të gjyqësorit ose të prokurorisë” duhet të vlerësohen të paktën “shumë mirë”.
5Vlerësimi i përgjithshëm “i pamjaftueshëm” jepet në këto raste:
akur magjistrati vlerësohet “i pamjaftueshëm” për të paktën në 3 kritere;
b"kur magjistrati vlerësohet “i pamjaftueshëm” për kriteret “aftësitë profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit” dhe “etika dhe angazhimi ndaj vlerave të gjyqësorit ose të prokurorisë” dhe jo më shumë se “mirë” për dy kriteret e tjera. Në çdo rast, vlerësimi “i pamjaftueshëm” nuk i jepet magjistratit nëse kryetari i gjykatës e ka vlerësuar magjistratin “shumë mirë”. "