"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 79: Kriteret për vlerësimin e veprimtarisë së kryetarit

1Vlerësimi i veprimtarisë së kryetarit të një gjykate ose prokurorie kryhet bazuar në këto kritere:

aaftësitë drejtuese dhe organizative;

baftësitë e komunikimit.

Përmbajtja

      1. Kjo dispozitë përcakton kriteret qëmundësojnëvlerësim objektiv, tërësor dhe të thelluar të aspekteve të ndryshme të punës/veprimtarisë së kryetarit të një gjykate ose prokurorie. Vetëm përcaktimi i këtyre kritereve uniforme, objektive, të qarta për t’u kuptuar dhe zbatuarkrijon premisat për një vlerësim të strukturuar dhe të mbështetur në merita.
      2. Dispozita, nëpërmjet krijimit të standardeve objektive synon të mos i lërë shteg ndikimeve të mundshme nga faktorë/aktorë të ndryshëm (brenda dhe jashtë sistemit) dhe tëshmangë perceptimin për favorizim, anshmëri apo subjektivizëm në vlerësim. Në të njëjtën kohë, ky set kriteresh i parashikuar në ligj, rrit besueshmërinë dhe transparencën për sistemin e vlerësimit në tërësi.

       

      1. Nga pikëpamja sistematike, neni 79është dispozita e parë e seksionit II “Vlerësimi i veprimtarisë së kryetarit” në kreun II “Kriteret, burimet dhe nivelet e vlerësimit”. Neni 79rendit dhe prezanton kriteret e vlerësimit. Zbërthimi (shtjellimi) i secilit kriter vlerësimi nëmënyrë të hollësishme jepet në nenet 80 dhe 81 të po këtij Seksioni.
      2. Në përmbajtjen e tij, neni ka 2nënpika qëlistojnë në mënyrështeruese kriteret që zbatohen për vlerësimin e kryetarit. Për rrjedhojë, asnjë kriter tjetër vlerësimi nuk mund të shtohet apo të merret në konsideratë nga organivlerësues (Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP)) gjatë procesit të vlerësimit profesional, përveç atyre të përmendur në këtë nen.
    • Roli i kryetarëve të gjykatës/prokurorisë

      5. Kryetari i gjykatës apo prokurorisë luan një rol shumë të rëndësishëm për funksionimin sa më efektiv të mundshëm të sistemit dhe rritjes së cilësi së drejtësisë. Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropian në Opinionin 19 (2016) “Mbi rolin e kryetarëve të gjykatave” e konsideron rolin e kryetarëve në tri drejtime: (I) përfaqësimi i gjykatës dhe kolegëve gjyqtarë; (II) sigurimi i funksionimit efektiv të gjykatës dhe përmirësimi i shërbimit ndaj shoqërisë (publikut) si dhe (III) kryerja e funksioneve gjyqësore[1]. Kryetari i gjykatës apo prokurorisë zë një vend/pozicion të veçantë në sistemin e administrimit të sistemit gjyqësor/prokurorial. Nësistemet gjyqësore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE-së) ekzistojnërregullimeligjore të ndryshme për sa i takon kompetencave që ushtron kryetari. Këto kompetenca mund tëkenë të bëjnë me përfshirje në procesin e emërimittë gjyqtarëve, dhënien e rekomandimeve për ecurinë në karrierë të gjyqtarëve, dhënien e mendimit në vlerësimin profesional, kompetencën për ndarjen e çështjeve, apo caktimin e gjyqtarëve në seksione të ndryshme etj. Statusi si kryetar gjykate në të gjitha nivelet e sistemitpër nga vetë natyra e tij është status i veçantë dhe i “lakmueshëm”.Ky status nënkupton ekspozim dhe influencëmë të veçantë për një magjistrat me të gjitha avantazhet dhe disavantazhet që mbart ekspozimi. Shkarkimet e diskutueshme të disa kryetarëve të gjykatave,që janë bërëedhe objekt shqyrtimi nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut[2], kanë tërhequr edhe më shumë vëmendjenpër veçoritë e këtij pozicioni[3]. Vlerësimi i kryetarëve nuk është i parashikuar në të gjitha sistemet e vlerësimit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE-së). Në ato raste kur ekzistojnë parashikime ligjore, performanca e kryetarëve të gjykatave apo prokurorive është objekt vlerësiminë të njëjtën mënyrë, siç është puna e gjyqtarëve të zakonshëm, duke respektuar të gjitha garancitë e nevojshme[4]. Ky vlerësim duhet të bëhet bazuar në kritere objektive[5]. Ligjvënësi shqiptar ka zgjedhur të përfshijë në skemën e vlerësimit edhe veprimtarinë si kryetar, krahas vlerësimit për veprimtarinë që ai/ajo kryen si magjistrat në sistem. Çdo kryetar gjykata i të gjitha niveleve (duke përfshirë Kryetarin e Gjykatës së Lartë) dhe çdo prokuror i sistemit duke përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë objekt vlerësimi bazuar në këto kritere.Për sa i takon kritereve të vlerësimit të magjistratëve (gjyqtarë/prokurorë), ligjvënësi ka parashikuar që vlerësimi të jetë tërësor dhe të bazohet në tregues cilësorë dhe sasiorë (shih komentet në nenin 71 të Ligjit për Statusin). Nga leximi i kritereve të përzgjedhura për vlerësimin e kryetarit, rezulton se atopërmbajnë kryesisht tregues cilësorë dhe më pak sasiorë. Treguesit sasiorë mund të ndihmojnë për të vlerësuar treguesit cilësorë.Veçanërisht, treguesit cilësorë gjenden në kriterin e aftësive drejtuese (pika a)apo aftësitëkomunikative (pika b). Ndërkohë  që  treguesit sasiorë mund tëvërehen në kriterin e aftësive organizative (pika a).

      6. Këshilli,që përkatësisht sipas nenit 147/a dhe 149/a të Kushtetutës ështëorgani vlerësues/“vlerësuesi”,duhet të konsiderojë dhe vlerësojë të gjitha kriteret e marra së bashku, rast pas rasti, duke pasur parasysh edhe specifikat (kontekstin) e veprimtarisë si kryetar. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk kanë miratuar aktet nënligjore në lidhje me vlerësimin e veprimtarisë së kryetarit. Ky akt duhet të përmbajëpeshën dhe efektet që secili kriter ka për efekt të pikëzimit.

      7. Kriteri i renditur në shkronjën “a” që i referohet aftësive drejtuese dhe organizativeështëthelbësorpër të ushtruar detyrën si kryetar.Më shumë informacion për këtë kriter jepet te komentet e nenit 80 të Ligjit për Statusin.

      8. Aftësitë komunikuese që renditen në pikën “b” kanë të bëjnëme aftësinë për komunikim të qartë, në kohë dhe transparent. Përmbajtja e këtij kriteri shpjegohet me detaje në komentet e nenit 81 të Ligjit për Statusin.

       

       

      [1]Opinion 19 (2016) i Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Evropianë “Mbi rolin e kryetarëve të gjykatave”, parag.6 https://rm.coe.int/1680748232

      [2]Shih OleksandrVolkov kundër Ukrainës; Denisov kundër Ukrainës; Olujic kundër Kroacisë; Harabin kundër Sllovakisë; Baka kundër Hungarisë; Wille kundër Lihtenshtejnit;

      [3]Shih ‘CourtPresidents: The MissingPiece in the PuzzleofJudicialGovernance’,AdamBlisa&DavidKosar, fq.2033,https://www.cambridge.org/core/services/aop-cambridge-core/content/view/A628AC11E64CB9B5A49514367FD5F4CC/S2071832200023324a.pdf/court_presidents_the_missing_piece_in_the_puzzle_of_judicial_governance.pdf

      [4]ShihOpinion 19 (2016) i Këshillit Konsultativ i Gjyqtarëve Evropian “Mbi rolin e kryetarëve të gjykatave”, parag.41 https://rm.coe.int/1680748232

      [5]Po aty, parag.43.

      1. Në Shqipëri, përpara Ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2016 sistemi i vlerësimit të kryetarëve të gjykatave dhe prokurorive ishte i rregulluar në mënyrë jo uniforme. Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk ishin pjesë e skemës së vlerësimit profesional. Ligji i Statusit prezantoi për herë të parë rregullimin uniform duke përcaktuar të njëjtat kritere vlerësimi pa asnjë dallim për të dyja kategoritë e kryetarëve: si të gjykatës ashtu edhe të prokurorisë të të gjitha niveleve.
      2. Vendimi 261/2 i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD)në nenin 18 parashikonte se kryetari i gjykatës së shkallës së parë dhe kryetari i gjykatës së apelit, do të vlerësohen për veprimtarinë e tyre gjyqësore në përputhje me grupet e kritereve që zbatoheshin edhe për gjyqtarët e zakonshëm. Veprimtaritë e tjera (drejtuese, organizative etj.) nuk ishin pjesë e kritereve të vlerësimit.
      3. Për sa i takon rregullimit për titullarët e zyrave të prokurorisë, ligji nr.8737, datë 12.2.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”nuk përmbante rregullime në lidhje me vlerësimin e veprimtarisë së tyre si titullar.
      4. Analizën e Sistemit të Drejtësisë, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë ka vërejtur se: “...Sa më sipër, vërehet se ligji nuk parashikon shprehimisht, qartë dhe mjaftueshëm çështjet që lidhen me kriteret, procedurat dhe kompetencat për vlerësimin profesional të gjyqtarëve. Me ndonjë përjashtim, këto çështje përgjithësisht janë trajtuar me akte nënligjore të nxjerra nga vetë KLD-ja, gjë që nuk kënaq standardin e parashikimit nga ligji të çështjeve që lidhen me statusin e gjyqtarit”[1].
      5. Në analizë të sa më sipër, rezulton se parashikimi në nenin 79 të Ligjit të Statusit është një hap cilësor që rrit garancitë mbrojtëse të sistemit të vlerësimit për veprimtarinë si kryetar i gjykatës/prokurorisë në tërësi. Kritere të qarta të vlerësimit krijojnë premisa solide për një vlerësim profesional objektiv, të paanshëm, të pavarur dhe transparent.

       

      [1]Shih Analizën e Sistemit të Drejtësisë, qershor 2015, fq.66.

      1. Një prej dokumenteve bazë ndërkombëtare të përdorura në hartimin e pjesës IV “Vlerësimi i magjistratit” që citohet edhe në relacionin shpjegues të Kuvendit ështëOpinioni i CCJE nr. 17 (2014), Mbi Vlerësimin e Punës së Gjyqtarëve, Cilësinë e Drejtësisë, dhe Respektin për Pavarësinë e Gjyqësorit. Ky opinion parashtron mënyrën e organizimit të sistemeve të ndryshme të vlerësimit në shtete të BE-së si dhe përmban rekomandime në lidhje me sistemin e vlerësimit. Dokumente të tjera që analizojnë aspekte të vlerësimit individual të magjistratit janë: Rekomandimi CM/Rec(2010)12 i Komitetit të Ministrave për gjyqtarët: pavarësia, eficenca dhe përgjegjësitë për raportin e periudhës 2012-2013 të Rrjetit Evropian të Këshillave për Gjyqësorin (ENCJ) mbi standardet minimale lidhur me vlerësimin e performancës profesionale dhe mos-heqjen nga detyra të anëtarëve të gjyqësorit (më poshtë raporti i ENCJ-së)[1];Opinioni 1 (2001) i Këshillit Konsultativ Evropian të Gjyqtarëve në lidhje me standardet për pavarësinë e gjyqësorit dhe palëvizshmërinë e gjyqtarëve (Rekomandimi nr.R94 (12); Rekomandimet e Kievit të OSBE-së për pavarësinë e gjyqësorit në Evropën Juglindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore (2010) – administrata gjyqësore, përzgjedhja dhe llogaridhënia (më poshtë Rekomandimet e Kievit).

       

      [1]ShihRaporti i periudhës 2012-2013 i Rrjetit Evropian të Këshillave Gjyqësore (ENCJ) për standardet minimale lidhur me vlerësimin e performancës profesionale dhe mosheqjen nga detyra të anëtarëve të gjyqësorit, më poshtë raporti i ENCJ-së, kreu 2, faqe 10.

  • A.Raporte, opinione, rekomandime dhe deklarata

    - Opinioni i CCJE-së nr. 17 (2014), Mbi vlerësimin e punës së gjyqtarëve, cilësinë e drejtësisë dhe respektin për pavarësinë e gjyqësorit (version në gjuhën angleze https://rm.coe.int/16807481ea,vizituar për herë të fundit në datën 23.8.2019);

    - Raport i Rrjetit Europian të Gjyqësorit për periudhën 2014-2016 (version në gjuhën angleze https://www.encj.eu/images/stories/pdf/workinggroups/independence/encj_report_independence_accountability_prosecution_2014_2016.pdf, vizituar për herë të fundit në datën 23.8.2019).

    - Opinioninr.19 (2016) i CCJE-së“Mbi rolin e kryetarëve të gjykatave”, (version në gjuhën angleze https://rm.coe.int/1680748232, vizituar për herë të fundit në datën 23.8.2020).


    B.Vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

    - Oleksandr Volkov kundër Ukrainës, 9 prill 2013;
    - Denisov kundër Ukrainës, 25 shtator 2018, parag.15;
    - Olujic kundër Kroacisë, 5 shkurt 2009, parag. 31, 80;
    - Harabin kundër Sllovakisë, 29 qershor 2004;
    - Baka kundër Hungarisë,14 mars 2012;
    - Wille kundër Lihtenshtejnit, 29 tetor 1999, parag.20.

  • - Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.

    - Relacioni për projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

  • Kushtetuta:

     - Neni 147/a:KLGJ ushtron funksionet e mëposhtme: a) emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët e të gjitha niveleve....

    - Neni 149/a:KLP ushtron funksionet e mëposhtme: a) emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët e të gjitha niveleve....

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • A.Ligje

    - Neni 2 i ligjit nr.8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.
    - Neni 13 i ligjit nr.9877, datë 18.2.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”.
    - Neni 42 i ligjit nr.8737, datë 12.2.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

    B.Akte nënligjore
    - Vendimi nr.261/2, datë 14.4.2010 i KLD-së, “Për sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve”.
    - Rregullore “Për sistemin e vlerësimit të punës dhe të aftësive profesionale e morale të prokurorëve”.

     

Aulona Hazbiu
Aulona Hazbiu