1Me anë të kriterit të aftësive drejtuese dhe organizative vlerësohen aftësitë e kryetarit për organizimin e qartë të veprimtarive administrative, si gjyqtar dhe prokuror, nëpërmjet dhënies së vendimeve dhe urdhrave për të siguruar respektimin e afateve dhe përdorimin sa më të mirë të burimeve të disponueshme, si dhe aksesin dhe transparencën në gjykatë.
2Në rastin e kryetarit të gjykatës, kriteri i aftësive drejtuese dhe organizative matet duke u bazuar në treguesit që kanë lidhje me:
amirorganizimin e gjykatës në dhoma ose seksione;
bndarjen e trupave gjykues;
cplanifikimin e gjyqtarëve për ҫështje të natyrës urgjente;
çndarjen e ҫështjeve me short;
dzëvendësimin në kohë të gjyqtarëve që kanë pengesa në gjykim;
dhzhvillimin e mbledhjeve tematike;
eplanifikimin dhe përdorimin efikas të fondeve publike, sipas nevojave të gjykatës;
ëmbikëqyrjen, me qëllim përmirësimin e informacionit në faqen zyrtare të gjykatës;
fmbikëqyrjen, për krijimin e ambienteve të përshtatshme në gjykatë, në përputhje me nevojat e palëve e të publikut, përfshirë edhe shenjat orientuese në gjykatë;
gorganizimin e trajnimeve për gjyqtarët ose punonjësit e gjykatës.
3Në rastin e kryetarit të prokurorisë, kriteri i aftësive drejtuese dhe organizative matet duke u bazuar në treguesit që kanë lidhje me:
amirorganizimin e prokurorisë në seksione;
bplanifikimin e prokurorëve për çështje të natyrës urgjente;
czëvendësimin në kohë të prokurorëve që kanë pengesa në proces;
çzhvillimin e mbledhjeve tematike për prokurorët;
dplanifikimin dhe përdorimin efikas të fondeve publike, sipas nevojave të prokurorisë;
dhmbikëqyrjen, për efekt të përmirësimit të informacionit në faqen zyrtare të prokurorisë;
embikëqyrjen, për krijimin e ambienteve të përshtatshme në prokurori, në përputhje me nevojat e palëve e të publikut;
ëorganizimin e trajnimeve për prokurorët dhe punonjësit e prokurorisë.
4Përfshirja e kryetarit në veprimtari ndërinstitucionale për përmirësimin e sistemit të drejtësisë ose në trajnime profesionale për drejtimin dhe organizimin e gjykatës ose të prokurorisë vlerësohet me përparësi në matjen e këtij kriteri.