"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 8: Papajtueshmëria ambientale

1. Këshillat marrin masa për të shmangur papajtueshmërinë ambientale që krijohet për shkak të lidhjeve të ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, ose persona të tjerë në lidhje të ngushtë nga gjaku ose me ligj, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Civile.

2. Për këtë qëllim, në gjykatat dhe prokuroritë zbatohen parashikimet e mëposhtme:

a. magjistrati nuk ushtron funksionin në një gjykatë ose prokurori, nëse një magjistrat tjetër, me të cilin ka lidhje të ngushta familjare, ushtron funksionin respektivisht në të njëjtën gjykatë ose prokurori;

b. gjyqtari nuk ushtron funksionin në një gjykatë administrative të shkallës së parë nëse një gjyqtar tjetër, me të cilin ka lidhje të ngushta familjare, ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit, si dhe anasjelltas;

c. gjyqtari nuk ushtron funksionin në seksionin civil të gjykatës së zakonshme të shkallës së parë nëse një gjyqtar tjetër, me të cilin ka lidhje të ngushta familjare, ushtron funksionin në seksionin civil të gjykatës së apelit, që ka nën juridiksion gjykatën e zakonshme të shkallës së parë, si dhe anasjelltas;

ç. magjistrati nuk ushtron funksionin në seksionin penal të gjykatës së zakonshme të shkallës së parë dhe në prokurorinë në juridiksion të kësaj gjykate, nëse një magjistrat tjetër, me të cilin ka lidhje të ngushta familjare, ushtron funksionin në prokurorinë pranë gjykatës së apelit ose në seksionin penal të gjykatës së apelit, që ka nën juridiksion gjykatën dhe prokurorinë e shkallës së parë, si dhe anasjelltas.

d. Magjistrati nuk duhet të ushtrojë funksionin në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në Prokurorinë e Posaçme nëse një magjistrat tjetër, me të cilin ka lidhje të ngushta familjare, ushtron funksionin në këto struktura.

3. Magjistrati duhet të njoftojë Këshillin pa vonesë në çdo rast papajtueshmërie ambientale para emërimit për herë të parë të tij. Magjistrati dhe kryetari njoftojnë Këshillin pa vonesë në rast se kjo papajtueshmëri lind gjatë ushtrimit të funksionit.

4. Në rast të evidentimit të rasteve të papajtueshmërisë ambientale, gjatë ushtrimit të funksionit në një gjykatë, magjistrati caktohet në një seksion tjetër. Në rast pamundësie, Këshilli respektiv transferon një nga magjistratët në gjykatën ose prokurorinë më të afërt të mundshme të të njëjtit nivel, në rast se magjistrati përmbush të gjitha kriteret e parashikuara për këtë pozicion. Këshilli transferon atë magjistrat, i cili:

a. jep miratimin për transferimin;

b. ka shkaktuar papajtueshmërinë ambientale, në rast se asnjë nga magjistratët përkatës nuk jep miratimin për transferim;

c. ka më pak eksperiencë pune si magjistrat në gjykatë ose prokurori në krahasim me magjistratin tjetër, në rast se nuk arrihet një zgjidhje midis tyre.

5. Transferimi për shkak të papajtueshmërisë ambientale ka përparësi ndaj lëvizjeve paralele.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment