1Magjistrati kryen vlerësimin etik dhe profesional të punës së tij, sipas nenit 85, të këtij ligji, sipas formularit standard të vendosur nga Këshilli, nëpërmjet të cilit magjistrati:
avlerëson aktivitetin përkundrejt kritereve vlerësuese;
bparaqet një analizë të të dhënave statistikore që lidhen me veprimtarinë e tij si magjistrat;
cpërshkruan masat që ka ndërmarrë për përmbushjen e objektivave të përcaktuar në vlerësimin e mëparshëm;
çpërshkruan shkallën në të cilën janë përmbushur këta objektiva, duke dhënë edhe shpjegimin përkatës;
dpërshkruan objektivat për zhvillimin e tij profesional për vlerësimin e ardhshëm të tij;
dhpërshkruan nevojat për trajnim dhe rrethanat, të cilat përbëjnë pengesë për zhvillimin e tij profesional, dhe propozon zgjidhje konkrete për periudhën e ardhshme të vlerësimit.
2Në çdo rast, vlerësimi i kryer nga magjistrati duhet të shoqërohet me dy vendime gjyqësore ose dy akte të hartuara prej prokurorit, të përzgjedhura prej tij, dokumentet që tregojnë angazhimin në veprimtaritë profesionale ndërinstitucionale gjatë periudhës së vlerësimit, trajnimet jashtë programit të Shkollës së Magjistraturës dhe çdo dokument tjetër që evidenton veprimtarinë profesionale. Dokumentet për trajnimet jashtë Shkollës së Magjistraturës duhet të evidentojnë përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e trajnimit, si dhe të dhëna për institucionin që ka organizuar aktivitetin.