1Brenda dy javëve nga marrja e akteve të vlerësimit, hapet dosja e vlerësimit, e cila përmban:
aaktet e vlerësimit, të dërguara nga kryetari;
b"përmbledhje të të dhënave statistikore, në rastin e vlerësimit të gjyqtarëve, lidhur me: i) numrin e çështjeve të gjykuara nga gjyqtari në cilësinë e relatorit, numrin e çështjeve të gjykuara në cilësinë e anëtarit të trupit gjykues, numrin e çështjeve për të cilat gjyqtari ka qenë përkohësisht i transferuar ose që ka ushtruar pozicionin në një gjykatë tjetër. Këto të dhëna kategorizohen sipas natyrës së çështjeve; ii) kohën e gjykimit të çështjeve, duke e krahasuar me standardet minimale kohore dhe numrin e çështjeve të gjykuara përtej afatit standard minimal, numrin e seancave gjyqësore për çdo çështje, rendimentin e gjyqtarit në përfundimin e çështjeve të gjyqtarit, si dhe kohën e arsyetimit të çdo vendimi; iii) të dhënat e tjera statistikore të caktuara nga Këshilli. "
c"përmbledhje të të dhënave statistikore në rastin e vlerësimit të prokurorëve, lidhur me: i) numrin e çështjeve të mbyllura, të pezulluara ose të dërguara për gjykim, numrin e masave të sigurisë dhe urdhrat e ekzekutimit. Të dhëna të tilla duhet të kategorizohen sipas natyrës së çështjes; ii) të dhëna lidhur me kohën për kryerjen e hetimeve paraprake dhe hetimin përfundimtar, duke e krahasuar me standardet minimale kohore dhe numrin e çështjeve të përfunduara përtej afatit standard minimal, numrin e rasteve të zgjatjes së afateve të hetimit, periudha e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe respektimi i afateve të vendosura në vendimet gjyqësore; iii) të dhëna të tjera statistikore të caktuara nga Këshilli; "
çtë dhënat për verifikimin e ankesave të paraqitura ndaj magjistratit gjatë periudhës së vlerësimit, për inspektimin e veprimtarisë së magjistratit ose të gjykatës apo të prokurorisë, si dhe vendimet përfundimtare për masat disiplinore të dhëna ndaj magjistratit, të cilat zbatohen gjatë periudhës së vlerësimit ose raporte të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive;
dnumrin e çështjeve, në të cilat magjistrati është përjashtuar për shkak të konfliktit të interesit, me kërkesë të palëve;
dhçështjet e përzgjedhura me short për vlerësim;
edokumentacionin e vënë në dispozicion nga Shkolla e Magjistraturës.
2Çdo akt i marrë gjatë procedurës së vlerësimit, sipas këtij ligji, përfshihet në dosje dhe listohet në një raport, i cili analizon në mënyrë të detajuar dhe të strukturuar të dhënat.
3Në çdo kohë, magjistrati ka të drejtën të ketë akses në dosjen e tij të vlerësimit dhe të marrë kopje të akteve apo ekstrakte të tyre.