"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 89: PĆ«rgatitja e dokumentacionit

1Këshilli miraton kriteret për caktimin e relatorit për çdo vlerësim, të zgjedhur në radhët e anëtarëve të Këshillit.

2Këshilli mbështetet nga administrata e tij në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm lidhur me periudhën e vlerësimit. Administrata e Këshillit përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve te relatori dhe kryen vetëm ato detyra që kërkohen për vlerësimin që kryhet nën drejtimin relatorit.

3Magjistrati njoftohet me shkrim për relatorin dhe nëpunësin përgjegjës, të caktuar për vlerësimin e tij.

Përmbajtja

    • 1.Kjo dispozitë, për zhvillimin e vlerësimit të magjistratit në mënyrë transparente dhe objektive, përcakton rregullat për përgatitjen e dokumentacionit për vlerësimin e magjistratit nga administrata e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (Këshillave) si dhe caktimin e relatorit. Këshillat miratojnë kritere për caktimin e relatorit si dhe mbështeten nëadministratën e tyre për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për vlerësimin e magjistratit. Nga ana tjetër, kjo dispozitë reflekton dhe kërkesën për të njoftuar me shkrim magjistratin në lidhje me relatorin dhe nëpunësin përgjegjës qëështë caktuar për vlerësimin e tij.

      2.Dispozita përcakton në mënyrë të qartë dhe të dallueshme rolin e relatorit dhe tëadministratës së këshillave në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm lidhur me periudhën e vlerësimit të magjistratit.

       

    • 3.Kjo është dispozita e parë e seksionit III që rregullon ecurinë e procesit të vlerësimit tëmagjistratit. Nga pikëpamja normative, kjo dispozitë ka natyrë procedurale pasi parashikon se për sigurimin e ecurisë së procesit të vlerësimit dhe përgatitjes sëdokumenteve, Këshillat si fillim miratojnë kriteret për përcaktimin e relatorit. Më pas, kjo dispozitë përcakton se përgatitja e dokumentacionit të vlerësimit kryhet nga administrata e Këshillave nën drejtimin e relatorit dhe së fundi, pasi Këshillat kanë caktuar relatorin për çdo vlerësim, magjistrati njoftohet me shkrim për relatorin dhe nëpunësin përgjegjës për vlerësimin e tij.


      4.Interpretimi i kësaj dispozite duhet bërë në harmoni dhe në përputhje me rregullimet e tjera të seksionit III – Ecuria e Procesit të Vlerësimit pasi kjo dispozitë përbën etapën e parë të fillimit të procesit të vlerësimit nga Këshillatdhepërcakton se pasi Këshillat caktojnë me short relatorin, njoftohet me shkrim magjistrati për fillimin e procedurës së vlerësimit. Njoftimi i magjistratit bëhet sipas përcaktimeve të nenit 85 të këtij ligji.

    • a. Relatori

      5. Kjo dispozitë përcakton se Këshillat miratojnë kritere për caktimin e relatorit për çdo vlerësim, të zgjedhur në radhët e anëtarëve të këshillave (paragrafi 1 i këtij neni). Sipas vendimit nr. 263, datë 21.11.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për “Miratimin e rregullave plotësuese të vlerësimit të gjyqtarëve”, termi “relator” i referohet: “Anëtarit të Komisionit të Përhershëm të Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale në Këshill dhe/ose anëtarit zëvendësues, i caktuar me short për çdo vlerësim”. Ndër të tjera, vendiminr. 263, datë 21.11.2019 përcakton rolin e relatorit, mënyrën e caktimit të relatorit dhe rastet e përjashtimit të tij.

      b. Përgatitja e dokumentacionit

      6. Sipas kësaj dispozite, administrata e Këshillave nën drejtimin e relatorit, kryen përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm lidhur me periudhën e vlerësimit. Ndër të tjera, paragrafi 2 i kësaj dispozite përcakton se përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve të relatorit është administrata e Këshillave. Rregulla më të detajuara për mbledhjen e dokumentacionit dhe krijimin e dosjes së vlerësimit janë përcaktuar në nenin 13 tëvendimit nr. 263, datë 21.11.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për “Miratimin e rregullave plotësuese të vlerësimit të gjyqtarëve”. Këshilli i Lartë i Prokurorisë deri në momentin e shkrimit të këtij komenti nuk ka përcaktuar rregulla për vlerësimin e prokurorëve. Pavarësisht, ligjvënësi shqiptar ka zgjedhur të parashikojë të njëjtin sistem dhe standarde vlerësimi si për gjyqtarët ashtu dhe prokurorët(shih pjesën IV të këtij ligji – Vlerësimi i magjistratit).

      c. Njoftimi i magjistratit

      7. Kjo dispozitë përcakton se magjistrati njoftohet me shkrim për relatorin dhe nëpunësin përgjegjës të caktuar për vlerësimin e tij. Njoftimi i magjistratëve që do të vlerësohen kryhet sipas procedurës së rregulluar në nenin 85 të këtij ligji. Rregulla të veçanta për njoftimin që Këshilli i bën gjyqtarëve që do të vlerësohen janë përcaktuar në Rregulloren Plotësuese të Vlerësimit të Gjyqtarëve miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendiminnr. 263, datë 21.11.2019.

       

    • 8.Përpara miratimit të Ligjit për Statusin, ekzistonte një tërësi ligjesh që rregulloninvlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Baza ligjore për vlerësimin e gjyqtarëve përbëhej nga:ligji nr. 9877, datë 18.2.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” (i shfuqizuar);ligji nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e “Këshillit të Lartë të Drejtësisë” (KLD), i cili në nenin 2, shkronja “dh” përcakton se KLD-ja vendos kritere për vlerësimin e gjyqtarëve, kontrollon dhe garanton procesin e vlerësimit dhe shqyrton ankimet e gjyqtarëve për vlerësimin e tyre; vendimi nr. 261/2, datë 14.4.2010i KLD-së, “Për sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve”.Ndërsa, për vlerësimin e prokurorëve ishte ligji nr. 8737, datë 12.2.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” (i shfuqizuar). Në këtë ligj përcaktohej se vlerësimi i punës së prokurorit bëhet paraprakisht nga drejtuesi i prokurorisë, gjë që shërben për vlerësimin final të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm.
      9.Në Analizën e Sistemit të Drejtësisë, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë ka vërejtur se:“...vlerësimi i performancës etike dhe profesionale të gjyqtarëve mund të ofrojë këndvështrime të rëndësishme për integritetin e tyre dhe standardet e tyre etike. Përgjegjësia për vlerësimin e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe apelit i takonte KLD-së (Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë nuk vlerësoheshin sipas ligjit të vjetër)” . Ndërsa vlerësimi i punës dhe i aftësive profesionale e morale të prokurorit bëhej nga drejtuesi i prokurorisë në formën e një akti të shkruar . Drejtuesi i Prokurorisë përshkruante veprimtarinë e prokurorit, duke bërë një vlerësim të përgjithshëm dhe ia paraqiste prokurorit që vlerësohet, për t’u njohur dhe për t’u shprehur mbi të. Më pas, vlerësimi i paraqitej Drejtorisë së Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Prokurorisë .Sipas gjetjeve në Analizën e Sistemit të Drejtësisë, ligjet e mëparshme nuk parashikonin shprehimisht dhe mjaftueshëm çështjet që lidhen me kriteret, procedurat dhe kompetencat përvlerësimin profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

      10.Për më shumë, në të shkuarën, vlerësimi i gjyqtarëve nuk kryhej në kohë. Në vitin 2012 dhe 2013, u vlerësuan vitet 2005-2006 dhe në vitin 2014 u vlerësuan vitet 2007-2009. Ndërsa neni 171, paragrafi 1 i Ligjit për Statusin, parashikon se KLD-ja duhet të përfundonte vlerësimin e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit për periudhën 2007-2012 (sipas rregullave para hyrjes në fuqi të Ligjit për Statusin). Ndërkohë, procesi i vlerësimit mbeti në fazën fillestare dhe ka përfunduar vetëm për periudhën 2007- 2009 .Vlerësimi për punën e gjyqtarëve të kryer shumë kohë më parë, përbën disavantazh për sistemin e vlerësimit .Kjo situatë mund të përbëjë pengesë për rritjen në detyrë të gjyqtarit dhe për rritjen profesionale.

      11.Ligji për Statusin solli rregullim uniform për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha shkallëve të gjykimit (duke përshirë dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë). Si dhe duke vendosur kriterin e përvojës profesionale, përcaktoi edhe periudhën kohore të vlerësimit një herë në pesë vjet për magjistratë me mbi 15 vjet përvojë pune.

       

    • 12.Për hartimin e Ligjit për Statusin dhe konkretisht për dispozitat mbi vlerësimin e magjistratëve, ligjvënësi ka pasur parasysh Opinionin Konsultativ të Këshillit të Gjyqtarëve EuropianëCCJE nr. 17 (2014), Mbi Vlerësimin e Punës së Gjyqtarëve, Cilësinë e Drejtësisë dhe Respektin për Pavarësinë e Gjyqësorit

  • 13. Opinioni i CCJE-së nr. 17 (2014), Mbi Vlerësimin e Punës së Gjyqtarëve, Cilësinë e Drejtësisë, dhe Respektin për Pavarësinë e Gjyqësorit (version në gjuhën angleze https://rm.coe.int/16807481ea,vizituar për herë të fundit në datën 23.8.2019).

    14. Standards for the Evaluation and Irremovability of Judges, https://www.encj.eu/node/256 (vizituar për herë të fundit në datën 28 maj 2020).

    15. European Network of Councils for the Judiciary, Report on Minimum standards regarding evaluation of professional performance and irremovability of members of the judiciary 2012-2013. Raporti i aksesueshëm në këtë link: https://www.encj.eu/images/stories/pdf/workinggroups/final_report_encj_project_minimum_standards_iii_corrected_july_2014.pdf

     

  • - Relacioni për projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

    - Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.

     

  • Ligji:

    - Ligji nr. 842/2016,“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, kreu III, “Procedura e vlerësimit”, nenet77; 84; 85; 90; 91; 93.

     

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • - Raport i Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2018.

     

  • - Vendiminr. 263, datë 21.11.2019,“Për miratimin e rregullave plotësuese të vlerësimit të gjyqtarëve” i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

     

Edlira Osmani
Edlira Osmani