1Relatori harton projektraportin e vlerësimit, brenda një muaji nga marrja e akteve të vlerësimit nga kryetari.
2Të gjitha të dhënat statistikore analizohen sipas situatës, me qëllim për të shmangur përfundimet për çështje që nuk janë përgjegjësitë e magjistratit. Analiza e të dhënave statistikore për rendimentin e përfundimit të çështjeve, kohëzgjatjen e gjykimeve dhe kohën mesatare të arsyetimit të vendimeve ose në përfundimin e një çështjeje bazohet në kompleksitetin e çështjeve, volumin e çështjeve, rritjen e papritur të volumit të çështjeve dhe aspekteve të tjera që lidhen me kushtet e punës.
3Vlerësimi i kryer nga magjistrati dhe mendimi i kryetarit verifikohen në raport me informacionin e marrë nga burime të tjera të vlerësimit.
4Në çdo rast dhe në mënyrë të veçantë për vlerësimin e aftësive profesionale të gyqtarit dhe prokurorit, sipas neneve 72 dhe 73, të këtij ligji, duhet të shmanget gjithmonë ndërhyrja në pavarësinë e magjistratit.
5Projektraporti i vlerësimit përmban:
atë dhënat personale të magjistratit: arsimimi, vjetërsia, nivelet e mëparshme të vlerësimit, si dhe informacion të përgjithshëm për periudhën në të cilën bëhet vlerësimi, dhomën ose seksionin pranë së cilës ka ushtruar funksionin dhe për masat disiplinore që janë dhënë ndaj magjistratit në periudhën në të cilën bëhet vlerësimi;
btë dhënat e marra nga burimet e vlerësimit dhe analiza e tyre për vlerësimin e veprimtarisë së magjistratit, sipas kritereve të vlerësimit;
cpropozimin për nivelin e vlerësimit për çdo kriter vlerësimi dhe nivelin e përgjithshëm të vlerësimit;
çpropozimin për trajnime ose rekomandime për hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar veprimtarinë e magjistratit.
6Projektraporti i vlerësimit shoqërohet me raportin që përshkruan dhe analizon në mënyrë të detajuar të dhënat e mbledhura.
7Projektraporti i vlerësimit është pjesë përbërëse e dosjes së vlerësimit.