1Ndarja e çështjeve gjyqësore bëhet me short, i cili realizohet në rrugë elektronike, bazuar në parimet e transparencës dhe të objektivitetit.
2Kancelari i gjykatës mbikëqyr procesin e organizimit dhe të dokumentimit të ndarjes së çështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit, si dhe nënshkruan përcjelljen e praktikës së çështjes gjyqësore te gjyqtari i caktuar.
3Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla më të hollësishme për programin dhe procedurat e ndarjes së çështjeve me short, të cilat në veçanti përcaktojnë:
a"programin për organizimin e shortit, me qëllim që të disponojë karaktere dhe parametra të mjaftueshëm, të cilët sigurojnë standardet më të larta të transparencës dhe të kapaciteteve të gjurmimit; "
bmënyrën transparente të dokumentimit të përgatitjes së shortit;
cafatet e organizimit të shortit dhe mënyrën e njoftimit paraprak të tij;
çkriteret për sigurimin e ndarjes së drejtë të çështjeve ndërmjet gjyqtarëve;
d"rastet dhe kriteret e rindarjes së çështjeve me short, kur është e nevojshme për shkaqe të justifikuara; "
dh"kritere transparente dhe objektive për procedurën e përjashtimit të gjyqtarëve nga shorti për shkak të ngarkesës ose për shkak të angazhimit të gjyqtarëve në veprimtari të tjera në funksion të gjykatës apo të pushtetit gjyqësor; "
e"kritere transparente dhe objektive për ndarjen e çështjeve në rast mosfunksionimi të sistemit elektronik të çështjeve. "
4Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryen rregullisht inspektime të ndarjes së çështjeve me short. Ai kontrollon raportet e sistemit elektronik të paktën një herë në vit.