"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 26: Kryetari dhe zëvendëskryetari i gjykatës

1Kryetari i një gjykate zgjidhet sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe ka kompetencat e përcaktuara sipas këtij ligji.

2Në mungesë të kryetarit, kompetencat e tij ushtrohen nga zëvendëskryetari.

3"Zëvendëskryetari duhet të ketë të paktën pesë vjet përvojë profesionale si gjyqtar, nga të cilat të paktën tre vjet në të njëjtën shkallë. Zëvendëskryetari zgjidhet nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve për një mandat trevjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje. "

4Vendimi i mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve për zgjedhjen e zëvendëskryetarit merret me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Të gjithë gjyqtarët me funksionin e gjyqtarit ose ndihmësmagjistratit në atë gjykatë, në momentin e votimit janë anëtarë dhe kanë për detyrë të votojnë. Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve është e vlefshme kur në të marrin pjesë të paktën dy të tretat e të gjithë anëtarëve. Në rast të një rezultati të barabartë të kandidatëve, përparësi ka gjyqtari me përvojën më të gjatë profesionale si gjyqtar.

5Rezultatet e votimit ruhen në një listë me renditjen e kandidatëve për tre vjet nga data e votimit. Në rast se zëvendëskryetari është në pamundësi për të ushtruar detyrën ose përfundon veprimtarinë si gjyqtar i asaj gjykate për çfarëdo arsye, gjyqtari përkatës vijues me numrin më të madh të votave në listë e zëvendëson atë.

6"Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla më të hollësishme për procedurën e zgjedhjes së zëvendëskryetarit. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment