1"Gjykata e Lartë organizohet në Kolegjin Civil, Kolegjin Penal dhe Kolegjin Administrativ. Kryetari i kolegjit zgjidhet nga anëtarët e tij me shumicë të thjeshtë votash për periudhën njëvjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje. "
2"Kolegji Civil shqyrton rekurse ndaj vendimeve të gjykatave me juridiksion të përgjithshëm për çështje tregtare, civile dhe familjare, si dhe çështje të tjera të caktuara në kompetencë me ligj. Ai gjykon në trupa gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. "
3"Kolegji Penal shqyrton rekurse ndaj vendimeve të gjykatave me juridiksion të përgjithshëm dhe gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar për çështje penale, si dhe çështje të tjera të caktuara në kompetencë me ligj. Ai gjykon në trupa gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Çështjet penale të gjykuara nga gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar gjykohen nga një trup gjykues i përbërë nga pesë gjyqtarë. "
4"Kolegji Administrativ shqyrton rekurse ndaj vendimeve të gjykatave administrative. Trupat gjykues të Kolegjit Administrativ përbëhen nga tre gjyqtarë dhe për çështje që gjykojnë ligjshmërinë e akteve normative nënligjore trupat gjykues përbëhen nga pesë gjyqtarë. "
5"Trupi gjykues kryesohet nga kryetari i gjykatës dhe në mungesë të tij nga kryetari i kolegjit.Në rast mungese të të dyve kryesohet nga gjyqtari relator. "