1"Gjykata e Lartë gjykon në Kolegje të Bashkuara për çështje civile, penale ose administrative, të cilat, me vendim të një prej trupave gjykues ose të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, paraqiten për shqyrtim për ndryshimin e praktikës gjyqësore. "
2"Kolegjet e Bashkuara shqyrtojnë rastet kur e njëjta çështje juridike nuk është interpretuar në mënyrë të njëjtë nga kolegje të ndryshme të Gjykatës së Lartë, ose në rast se ekziston rreziku për interpretim jo të njëjtë nga kolegje të ndryshme të Gjykatës së Lartë. "