"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 58: Emërimi në shërbimin civil gjyqësor

1Pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, Këshilli i Lartë Gjyqësor fillon procedurën e pranimit për emërimin e kandidatëve për vendet të mbetura të lira për kancelar, ndërsa Këshilli i Gjykatës fillon procedurën e pranimit për emërimin e kandidatëve për vendet e tjera të lira të nëpunësve civilë gjyqësorë.

2"Kandidatët fitues, të përcaktuar në përputhje me listën e Shkollës së Magjistraturës për renditjen e kancelarëve, këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë ose në përputhje me renditjen e bërë nga Komisioni i Pranimit, duke filluar nga ai me më shumë pikë, kanë të drejtë të zgjedhin të emërohen në çdo pozicion të kategorisë, për të cilin është zhvilluar konkurrimi. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Gjykatës emërojnë kandidatët në pozicionin e zgjedhur, sipas neneve 59 dhe 60 të këtij ligji. "

3"Lista e kandidatëve fitues, e krijuar nga Shkolla e Magjistraturës, në përputhje me pikën 7, të nenit 53, të këtij ligji, të paemëruar ende, sipas pikës 2, të këtij neni, është e vlefshme për një periudhë katërvjeçare nga shpallja e fituesve. Lista e krijuar nga Komisioni i Pranimit, në përputhje me pikën 6, të nenit 54, të këtij ligji, e kandidatëve fitues të paemëruar ende, sipas pikës 2, të këtij neni, është e vlefshme për një periudhë dyvjeçare nga shpallja e fituesve. Nëse gjatë kësaj periudhe organizohet një konkurs tjetër për të njëjtën kategori, kandidatët fitues të listave, që nuk janë emëruar ende, renditen sërish sipas rezultatit përfundimtar."

4Vendet e lira, të krijuara në mënyrë të përkohshme, mund të plotësohen nga kandidatët fitues të paemëruar ende, sipas renditjes së tyre në listën e përcaktuar në pikën 3, të këtij neni. Në çdo rast, ky proces realizohet me pëlqimin e kandidatëve fitues dhe nuk cenon të drejtat që ata gëzojnë, sipas pikës 3 të këtij neni. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Gjykatës bëjnë emërimin e përkohshëm, respektivisht, për kancelarin, këshilltarin, ndihmësin ligjor dhe nëpunësit e tjerë civilë gjyqësorë, pas marrjes së pëlqimit të tyre.

5Çdo emërim në pozicione të shërbimit civil gjyqësor, në kundërshtim me këtë nen, është absolutisht i pavlefshëm.

6Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla më të hollësishme për procedurën në zbatim të këtij neni.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment