1"Organi kompetent për emërimin e kancelarit, këshilltarit dhe ndihmësit ligjor është Këshilli i Lartë Gjyqësor. "
2"Për vendin e lirë për kancelar, këshilltar ose ndihmës ligjor, pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, kandidatët e renditur në listën e kandidatëve për pozicionin e kancelarit, këshilltarit dhe ndihmësit ligjor, të publikuar nga Shkolla e Magjistraturës, kanë të drejtë të paraqesin kërkesë pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. "
3"Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjedh kandidatin për kancelar, këshilltar ose ndihmës ligjor, duke marrë parasysh kriteret e mëposhtme sipas kësaj radhe: "
arenditjen në listën e kandidatëve;
bçdo njohuri ose përvojë të veçantë të kanditatit, që e bën atë veçanërisht të kualifikuar për vendin e lirë;
cvitet e përgjithshme të përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose në pozicione drejtuese.
4Këshilli i Lartë Gjyqësor arsyeton dhe publikon në faqen zyrtare vendimin për rezultatet e procedurës së emërimit. Vendimi i arsyetuar u njoftohet të gjithë kandidatëve. Kandidatët që nuk janë përzgjedhur kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në gjykatën kompetente.