"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 60: Emërimi i nëpunësve civilë gjyqësorë të tjerë

1"Organi kompetent për emërimin e nëpunësve të tjerë civilë gjyqësorë është Këshilli i Gjykatës. "

2"Për vendet e lira për nëpunësit civilë gjyqësorë të tjerë, pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, kandidatët e renditur në listën e kandidatëve nga Komisionet e Pranimit, kanë të drejtë të paraqesin kërkesë pranë Këshillit të Gjykatës. "

3Këshilli i Gjykatës fton kandidatët për intervistë dhe zgjedh kandidatin për vendin e lirë përkatës në shërbimin civil gjyqësor, duke marrë parasysh kriteret e mëposhtme, sipas kësaj radhe:

arenditjen në listën e kandidatëve;

bçdo karakteristikë të veçantë të kanditatit në lidhje me vendin e lirë;

cvitet e përvojës profesionale në sektorin e drejtësisë ose përvoja të tjera profesionale që lidhen me vendin përkatës.

4" Këshilli i Gjykatës arsyeton dhe publikon vendimin për rezultatet e procedurës së emërimit. Vendimi i arsyetuar i njoftohet të gjithë kandidatëve. Kandidatët që nuk janë përzgjedhur kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në gjykatën kompetente."

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment