1Personi, i cili në momentin e emërimit nuk gëzon statusin e nëpunësit të shërbimit civil gjyqësor, i nënshtrohet periudhës së provës, e cila zgjat një vit nga data e njoftimit të vendimit të emërimit paraprak.
2Gjatë periudhës së provës, nëpunësi civil gjyqësor kryen detyrat nën kujdesin e një nëpunësi të vjetër civil gjyqësor të së njëjtës kategori ose të një kategorie më të lartë.
3Në fund të periudhës së provës, organi kompetent, ku është emëruar nëpunësi i shërbimit civil gjyqësor, vendos:
akonfirmimin e nëpunësit civil gjyqësor;
bzgjatjen e periudhës së provës një herë të vetme, deri në gjashtë muaj, nëse për arsye të justifikuara, ka qenë i pamundur vlerësimi i nëpunësit civil gjyqësor;
cmoskonfirmimin e nëpunësit civil gjyqësor.
4Vendimi, sipas parashikimeve të pikës 3, të këtij neni, bazohet në çdo rast në vlerësimin e rezultateve individuale të punës.
5Këshilli i Gjykatës i përcjell vendimin Këshillit të Lartë Gjyqësor brenda tri ditëve për emërimet që janë në kompetencën e tij. Këshilli i Lartë Gjyqësor regjistron vendimet e marra, sipas këtij neni, në Regjistrin Qendror të Personelit brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit.