1"Kancelari i çdo gjykate krijon dhe administron dosjen individuale për çdo nëpunës civil gjyqësor dhe punonjësi të administratës së gjykatës. Dosja individuale përmban të dhëna profesionale për çdo nëpunës civil gjyqësor dhe punonjës të administratës, si dhe çdo të dhënë tjetër në lidhje me shërbimin civil gjyqësor ose marrëdhënien e punës."
2"Kancelari i çdo gjykate reflekton në Regjistrin Qendror të Personelit, të krijuar dhe administruar nga Departamenti i Administratës Publike, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, të dhënat profesionale për çdo nëpunës civil gjyqësor dhe punonjës të administratës, si dhe çdo të dhënë tjetër në lidhje me shërbimin civil gjyqësor, ose marrëdhënien e punës, si dhe informacionin për strukturën dhe organikën e gjykatës përkatëse."
3"Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e administratorit të Regjistrit Qendror të Personelit, është i detyruar t’i sigurojë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe gjykatave aksesin e plotë dhe të nevojshëm mbi të dhënat e gjykatave në këtë regjistër."
4"Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton me vendim rregulla të hollësishme për përmbajtjen, procedurën dhe administrimin e dosjeve të personelit, sipas pikës 1, të këtij neni, të dhënat që mbahen në to, si dhe mënyrën e mbajtjes, të hedhjes, të përditësimit dhe përdorimit të të dhënave."
5Të gjithë nëpunësit civilë gjyqësorë dhe punonjësit e tjerë të administratës gjyqësore kanë akses të pakufizuar në dosjen e tyre personale, e cila përmban të dhëna në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.