1Nëpunësit civilë gjyqësorë gëzojnë të drejta dhe u nënshtrohen detyrimeve, sipas dispozitave të parashikuara në kapitullin e të drejtave dhe detyrimeve në shërbimin civil të ligjit “Për nëpunësin civil”, përveç kur në këtë ligj parashikohet ndryshe.
2Nëpunësit civilë gjyqësorë kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e Këshillit të Gjykatës nëGjykatën Administrative të Apelit.
3"Vendimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e kancelarëve, këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë ankimohen në përputhje me ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. "
4Këshilli i Ministrave miraton me vendim:
a"rregulla mbi strukturën dhe rritjen e pagave për nëpunësit civilë gjyqësorë, përmes së cilës, skema e pagës duhet të jetë së paku e njëjtë me atë të kategorive përkatëse të nëpunësit civil; "
b"rregullat mbi kohëzgjatjen e punës, ditët pushim dhe lejen, orët jashtë orarit dhe shpërblimin e tyre, si dhe kompensimin e shpenzimeve për kryerjen e detyrës jashtë vendit të punës. Në përcaktimin e këtyre rregullave duhet të sigurohet që nëpunësi i shërbimit civil gjyqësor të trajtohet në mënyrë të barabartë me nëpunësin e shërbimit civil."
5"Kancelari kandidat merr një shpërblim të barabartë me 50 për qind të pagës fillestare si kancelar gjatë kursit të formimit fillestar. Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendim përcakton tri kategoritë e kancelarëve, në përputhje me ngarkesën dhe nivelin e çdo gjykate. Niveli më i lartë i pagës së kancelarit barazohet me “pagën për funksion” të drejtorit të drejtorisë së përgjithshme, niveli i mesëm barazohet me “pagën për funksion” të drejtorit të drejtorisë dhe niveli më i ulët me “pagën për funksion” të përgjegjësit të sektori në nivel ministrie. "
6"Këshilltari dhe ndihmësi ligjor kandidat merr një shpërblim të barabartë me 50 për qind të pagës fillestare si këshilltar dhe ndihmës ligjor gjatë kursit të formimit fillestar. Ndihmësi ligjor, pas emërimit përfiton pagë, e cila është e njëjtë me pagën e funksionit të drejtorit të drejtorisë në ministri. "
7"Kancelarët, këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë kandidatë detyrohen të kthejnë të gjithë shpërblimin e marrë brenda tre vjetëve në rast se kandidati përjashtohet ose largohet nga shkolla ose në rast se kandidati nuk kërkon të caktohet në një pozicion brenda një viti nga përfundimi i arsimimit në Shkollën e Magjistraturës."
8"Kandidati detyrohet të kthejë 50 për qind të shpërblimit të marrë, brenda tre vjetëve nga përfundimi i arsimimit në Shkollën e Magjistraturës nëse: "
akandidati nuk ka mundur të përmbushë kërkesat për t’u emëruar sipas nenit 53 të këtij ligji;
bmandati i kancelarit, këshilltarit ose ndihmësit ligjor përfundon përpara plotësimit të të paktën pesë viteve në ushtrimin e detyrës.
9Për shkaqe shëndetësore ose për shkaqe të tjera të justifikuara, miratuar me vendim nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, detyrimi për kthimin e shumës së përfituar të bursës së shkollimit, sipas parashikimeve të pikës 8, të këtij neni, nuk zbatohet për kandidatin.
10Nëpunësi civil gjyqësor në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar përfiton shtesë për vështirësi në masën 10 për qind të pagës përkatëse.