"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 68: Efektet e pezullimit

1Gjatë periudhës së pezullimit, nëpunësi civil gjyqësor nuk përfiton pagë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.

2Nëpunësi civil gjyqësor përfiton pagën e plotë kur pezullohet vetëm në këto raste:

anë rastin e procedimit disiplinor;

bnë rastin ku pezullimi është vendosur si masë ndaluese nga gjykata;

c"nëse krijohet një situatë e vazhdueshme konflikti interesi që deklarohet në kohën dhe mënyrën e duhur, sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave, deri në transferimin përfundimtar në një pozicion tjetër;"

çgjatë ndjekjes së programit të formimit fillestar.

3"Nëpunësi civil gjyqësor duhet të kthejë shumën prej 50 për qind të pagës së përfituar gjatë periudhës së pezullimit, bazuar në një procedurë të papërfunduar disiplinore ose penale në rastet kur:"

aështë larguar nga detyra me vendim përfundimtar, në kuadër të procedimit disiplinor përkatës;

bështë shpallur fajtor për kryerjen e një vepre penale në çështjen përkatëse, me vendim përfundimtar.

4Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla më të hollësishme për efektet e pezullimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment