1Organi kompetent për propozimin e masave disiplinore është:
akancelari i gjykatës për nëpunësit civilë gjyqësorë që ushtrojnë detyrën në gjykatën përkatëse, me përjashtim të këshilltarit dhe ndihmësit ligjor;
bkryetari i gjykatës për kancelarin, këshilltarin dhe ndihmësin ligjor.
2Organi kompetent për të caktuar masat disiplinore është:
aKëshilli i Lartë Gjyqësor për kancelarin, këshilltarin dhe ndihmësin ligjor;
bKëshilli i Gjykatës për nëpunësit e tjerë civilë gjyqësorë.
3"Rregullimet e parashikuara në ligjin “Për nëpunësin civil”, për përgjegjësinë disiplinore, aplikohen për aq sa gjejnë zbatim për nëpunësit civilë gjyqësorë, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë ligj. "
4Përveç shkeljeve disiplinore të renditura në ligjin “Për nëpunësin civil”, kancelari mban përgjegjësi edhe për mënyrën e ushtrimit të detyrave si anëtar i Këshillit të Gjykatës, si dhe për votimin haptazi në kundërshtim me faktet ose ligjin.