1"Me kalimin e afatit dyvjeçar nga data në të cilën ka ndodhur shkelja e pretenduar, hetimet për shkeljen e pretenduar ndaj nëpunësit civil gjyqësor nuk mund të fillojnë. "
2Afati i parashkrimit fillon në momentin e përfundimit të shkeljes.
3"Afati i parashkrimit ndërpritet nëse ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për të dyshuar se nëpunësi civil gjyqësor mund të jetë përfshirë në një shkelje tjetër të së njëjtës natyrë të kryer brenda afatit të parashkrimit. Në këtë rast, afati fillon në momentin e përfundimit të shkeljes së re. Në çdo rast, parashkrimi nuk zgjatet më shumë se një vit. "
4"Pavarësisht parashikimeve të bëra në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij neni, shkelje që njëkohësisht janë vepra penale, kanë të njëjtin afat parashkrimi sipas parashikimeve në Kodin Penal"
5"Afati i parashkrimit pezullohet gjatë kohës së procedimit penal, procedurës civile ose procedurës administrative në lidhje me të njëjtin nëpunës civil gjyqësor, nëse e njëjta shkelje është objekt i këtyre procedurave."
6"Me fillimin e hetimit, afati i parashkrimit nuk vazhdon të ecë më. Hetimi fillon sipas këtij neni në datën e marrjes së ankesës ose në atë të marrjes së informacionit që justifikon fillimin e hetimit kryesisht nga organi i lartë hetues. "