"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 71: Afatet për fillimin e hetimit

1"Organi kompetent për propozimin e masës disiplinore vendos për arkivimin e ankesës ose fillimin e hetimit për shkeljen e pretenduar, brenda gjashtë muajve nga marrja e ankesës ose nga marrja e informacionit dhe fakteve të rëndësishme. "

2"Organi kompetent i paraqet propozimin organit kompetent për caktimin e masës disiplinore ose miraton me vendim mbylljen e hetimit brenda gjashtë muajve nga vendimi për fillimin e hetimit. "

3"Organi kompetent për propozimin e masave disiplinore mund të vendosë shtyrjen e afatit gjashtëmujor të hetimit, sipas pikës 2, të këtij neni, edhe me gjashtë muaj të tjerë, në rastet e mëposhtme: "

a"kur nëpunësi civil gjyqësor është i sëmurë ose kur nuk mund të paraqitet për shkaqe të justifikuara; "

bkur vendoset zgjerimi i hetimit ose kur ndryshon shkaku ligjor i hetimit;

cnë raste të tjera komplekse.

4"Në rast se pas përfundimit të afatit të hetimit, të përcaktuar në pikën 2 ose 3, të këtij neni, zbulohen prova të reja, të cilat tregojnë në mënyrë të arsyeshme se shkelja ka ndodhur, organi kompetent rihap hetimin, me kusht që afati i parashkrimit të mos ketë përfunduar, sipas përcaktimeve të nenit 70, pikat 1 dhe 4, të këtij ligji. Organi kompetent paraqet propozimin për caktimin e masës disiplinore ose miraton me vendim mbylljen e hetimit brenda gjashtë muajve nga vendimi për rifillimin e hetimit."

5"Në rast se organi kompetent, nuk vepron brenda afateve të parashikuara në pikat 2 deri 4, të këtij neni, nëpunësi civil gjyqësor ka të drejtë të ankimojë mosveprimin administrativ në Këshillin e Lartë Gjyqësor. "

6"Afatet e përcaktuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të pezullohen sipas parashikimeve të nenit 76 të këtij ligji."

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment