"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 72: Fillimi i hetimit disiplinor

1Kushdo mund të paraqesë ankesë ndaj nëpunësit civil gjyqësor.

2"Kushdo që mbikëqyr nëpunësin civil gjyqësor ose çdo organ publik me kompetenca kontrolli administrativ, financiar ose auditimi, mund t’i drejtohet me shkresë organit kompetent, sipas nenit 69, pika 1, të këtij ligji, për fillimin e hetimit disiplinor, duke i parashtruar pretendimet për shkelje të detyrimeve të nëpunësve civilë gjyqësorë së bashku me provat."

3"Organi kompetent, sipas parashikimeve të nenit 69, pika 1, të këtij ligji, verifikon pretendimet. Nëse ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, sipas të cilave vlerësohet se shkelja ka ndodhur, organi kompetent duhet të fillojë hetimin për shkeljen e pretenduar. Nëse vlerësohet e nevojshme, organi kompetent mbledh prova të tjera, merr në pyetje dëshmitarë ose pyet mbikëqyrësit për konstatimet e tyre. "

4Nëse nuk ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për të vlerësuar se shkelja ka ndodhur, organi kompetent e arkivon ankesën ose kërkesën që është haptazi e pabazuar.

5"Organi kompetent, i përcaktuar sipas pikës 1, të nenit 69, të këtij ligji, përgatit raportin e hetimit, i cili përmbledh faktet, listën e provave dhe rëndësinë e tyre, si dhe konkluzionet që argumentojnë nëse këto fakte mund të përbëjnë shkelje të detyrimeve të nëpunësve civilë gjyqësorë, sipas ligjit “Për nëpunësin civil”."

6Organi kompetent, i përcaktuar sipas pikës 1, të nenit 69, të këtij ligji, i paraqet propozim për caktimin e masës disiplinore ose propozim për mbylljen e hetimit organit kompetent, të përcaktuar në pikën 2, të nenit 69, të këtij ligji.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment