1"Organi kompetent, sipas parashikimeve të pikës 1, të nenit 69, të këtij ligji, njofton nëpunësin civil gjyqësor për arkivimin ose fillimin e hetimit disiplinor, duke i dhënë informacion për pretendimet dhe provat përkatëse, si dhe duke e informuar atë për të drejtat e tij. "
2Nëpunësi civil gjyqësor ka të drejtë të njihet me dosjen disiplinore, të përfaqësohet nga i përfaqësuari, sipas parashikimeve në ligjin “Për nëpunësin civil”, të paraqesë deklaratë dhe prova brenda një muaji nga marrja e njoftimit për vendimin e arkivimit dhe fillimit të hetimit.
3Organi kompetent njofton nëpunësin civil gjyqësor dhe kërkuesin ose organin që e ka drejtuar kërkesën, lidhur me vendimin për mbylljen e hetimit.