"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 74: Procedura disiplinore

1"Organi kompetent, sipas pikës 2, të nenit 69, të këtij ligji, e rrëzon kërkesën për fillimin e procedimit disiplinor pa seancë dëgjimore, nëse nuk janë paraqitur shkaqe për kërkesën, nëse ka arsye për mbylljen e hetimit ose nëse në momentin e fillimit të hetimit afati i parashkrimit ka kaluar. "

2Në raste të tjera, organi kompetent, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 69, të këtij ligji, cakton seancën dëgjimore jo më vonë se një muaj nga data e marrjes së kërkesës për caktimin e masës disiplinore.

3Nëpunësi civil gjyqësor ka të drejtë të dëgjohet, të paraqesë deklarata dhe prova të tjera, si dhe të përfaqësohet.

4Organi kompetent, sipas pikës 1, të nenit 69, të këtij ligji, paraqet përfundimet e hetimit gjatë seancës disiplinore.

5Organi kompetent, sipas pikës 2, të nenit 69, të këtij ligji, shqyrton dhe vendos për propozimin.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment