1Në rast se provohet shkelja disiplinore, organi kompetent, sipas nenit 69, pika 2, të këtij ligji cakton një masë disiplinore, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”, duke marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese dhe parimin e proporcionalitetit.
2Në caktimin e masës, merren parasysh rrethanat rënduese në vijim kur:
ashkelja kryhet më shumë se një herë;
bshkelja ka zgjatur në kohë;
cshkelja kryhet për shkak të motiveve diskriminuese;
ç"shkelja kryhet për motive të tjera të dobëta, të paraqitura para organit kompetent, të cilat duhen ndëshkuar; "
dnëpunësi civil gjyqësor nxit të tjerët të kryejnë shkelje ose veprime të paligjshme;
dhshkelja kryhet duke shfrytëzuar dobësitë e të tjerëve;
e"ekziston çdo rrethanë tjetër, për të cilën organi kompetent çmon se rëndon shkeljen e kryer. "
3Në caktimin e masës, duhet të merren parasysh rrethanat lehtësuese në vijim:
anëpunësi civil gjyqësor e kryen shkeljen për herë të parë;
b"nëpunësi civil gjyqësor ka vepruar nën ndikimin e një pale të tretë, për shkak të besimit ose frikës; "
cshkelja e nëpunësit civil gjyqësor ka pasur ndikim të pakët, duke marrë parasysh në tërësi rrethanat e çështjes;
ç"nëpunësi civil gjyqësor bashkëpunon në hetimin dhe procedimin disiplinor, duke përfshirë dhe rastet kur pranon shkeljen e kryer ose jep informacione që ndihmojnë në hetimin dhe procedimin disiplinor;"
dnëpunësi civil gjyqësor ka zëvendësuar dëmin e shkaktuar nga shkelja ose ka ndihmuar për të zhdukur ose pakësuar pasojat e saj;
dhshkelja ka ndodhur shumë kohë më parë;
eekziston çdo rrethanë tjetër që organi kompetent e çmon se lehtëson shkeljen e kryer.