"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 76: Pezullimi i hetimeve dhe procedurës disiplinore

1"Organi kompetent, sipas këtij ligji, duhet të pezullojë hetimin ose procedurën disiplinore nëse janë duke u kryer procedura penale, administrative ose civile: "

anë të cilat, njëra nga palët është nëpunësi civil gjyqësor që i atribuohet shkelja;

bshkelja e dyshuar lidhet me të njëjtat fakte.

2Hetimi ose procedura disiplinore pezullohet deri në dhënien e vendimit gjyqësor përfundimtar.

3"Kërkuesi, nëpunësi civil gjyqësor përkatës, gjykatat dhe prokuroritë duhet të njoftohen me shkrim për vendimin e pezullimit. Gjykatat dhe prokuroritë e interesuara duhet të dorëzojnë pa vonesë çdo vendim që është marrë për procedurat përkatëse. "

4"Vendimi përfundimtar për pafajësinë ose rrëzimin e kërkimeve ndaj nëpunësit civil gjyqësor, në kuadër të një procesi penal, administrativ ose civil nuk përjashton hetimin ose caktimin e përgjegjësisë disiplinore të nëpunësit civil gjyqësor. "

5Organi kompetent u referohet vetëm fakteve, mbi të cilat bazohet vendimi përfundimtar, dhe jo dënimit ose pafajësisë së dhënë në vendim.

6Pezullimi i hetimeve ose procedurës disiplinore ndërpret afatet e parashkrimit, të parashikuara në nenin 70, dhe afatet për organin kompetent, të parashikuara në nenin 71 të këtij ligji.

7Vendimi për pezullimin e hetimit nuk ankimohet.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment