"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 77: Pezullimi nga detyra gjatë hetimit ose procedimit disiplinor

1Nëse ekzistojnë shkaqe për të vlerësuar se ushtrimi i detyrave nga nëpunësi civil gjyqësor, ndaj të cilit ka filluar hetimi ose procedura disiplinore, mund të dëmtojë procedurën disiplinore ose mund të dëmtojë rëndë ushtrimin e duhur të detyrave nga ky nëpunës, organi kompetent, sipas pikës 1, të nenit 69, të këtij ligji, i paraqet organit kompetent kërkesën për pezullim.

2Organi kompetent kryesisht e pezullon nëpunësin civil gjyqësor, sipas parashikimeve të nenit 69, pika 2, të këtij ligji ose me kërkesë, sipas parashikimeve të pikës 1, të nenit 69, të këtij ligji, ose merr çdo masë tjetër të përshtatshme dhe proporcionale.

3Pezullimi mund të vendoset për një periudhë deri në 90 ditë, vetëm në rastet e shkeljeve të rënda dhe kur vazhdimi i ushtrimit të detyrës mund të paragjykojë hetimin e çështjes, shërbimin ose imazhin ose dinjitetin e funksionit.

4Pezullimi ekzekutohet në mënyrë që të sigurojë garantimin e dinjitetit personal dhe profesional të nëpunësit civil gjyqësor.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment