"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 85: Statusi i punonjësve të tjerë në detyrë në gjykata

1Gjykata ngre Këshillin e Gjykatës brenda katër muajve nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

2Brenda afatit 6-mujor nga krijimi i Këshillit të Gjykatës, Këshilli i Gjykatës vlerëson plotësimin e kritereve formale të punonjësve në detyrë për pozicionin që kryejnë, sipas këtij ligji, me përjashtim të kancelarit, këshilltarit dhe ndihmësit ligjor. Nëse punonjësi në detyrë nuk plotëson kriteret formale të pozicionit përkatës, Këshilli i Gjykatës vlerëson mundësitë ekzistuese për sistemimin në një pozicion tjetër brenda administratës së gjykatës të përshtatshëm dhe në përputhje me kriteret ligjore dhe profesionale nëse nuk ka arsye për përfundimin e marrëdhënieve të punës.

3Punonjësi në detyrë në gjykatë ka të drejtë të dëgjohet, të paraqesë deklarata dhe prova të tjera, si dhe të përfaqësohet.

4Kancelari i njofton vendimin me shkrim të arsyetuar të Këshillit të Gjykatës, të gjithë punonjësve të gjykatës brenda dy javëve nga data e vendimit të Këshillit të Gjykatës.

5Brenda dy javëve nga njoftimi, sipas parashikimit në pikën 4, të këtij neni, mund të bëhet ankim ndaj vendimit të Këshillit të Gjykatës në gjykatën kompetente.

6Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla më të detajuara për kritere të tjera që lidhen me specifikat e pozicionit të nëpunësve civilë, si dhe për procedurat me qëllim zbatimin e unifikuar të standardeve në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment