1Kancelari reflekton në Regjistrin Qendror të Personelit, të dhënat e përcaktuara në pikën 2, të nenit 63, të këtij ligji, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi të ligjit.
2"Kancelari i paraqet Këshillit të Lartë Gjyqësor, brenda tri javëve, vendimin e Këshillit të Gjykatës, në përputhje me nenin 85, të këtij ligji, informacion nëse është paraqitur ankim brenda afatit kohor dhe informacion të nevojshëm për Regjistrin Qendror të Personelit, në përputhje me nenin 63 të këtij ligji. Këshilli i Lartë Gjyqësor regjistron statusin e nëpunësit në detyrë në administratën gjyqësore, brenda një jave pasi është dhënë vendimi gjyqësor i formës së prerë. "
3Brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Këshilli i Lartë Gjyqësor regjistron statusin e kancelarëve në detyrë, nëpunësve civilë në detyrë në Gjykatën e Lartë, këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë në detyrë dhe punonjësve të tjerë në administratën gjyqësore.