"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 87: Vazhdimi ose përfundimi i kontratës së punës

1"Në rast se nuk bëhet ankim brenda afatit të parashikuar, vendimi i Këshillit të Gjykatës për statusin e punonjësit në detyrë në gjykatë bëhet përfundimtar dhe kontrata e punësimit e punonjësit në detyrë, statusi i të cilit konsiderohet ai i nëpunësit civil gjyqësor, përfundon efektet në datën e fundit të afatit të ankimit. Punonjësit e tjerë në gjykatë vazhdojnë të konsiderohen si të punësuar në përputhje me kontratën e punësimit, bazuar në Kodin e Punës."

2"Në rast se bëhet ankim, vendimi për statusin e nëpunësit në detyrë të gjykatës bëhet përfundimtar me vendimin gjyqësor të formës së prerë. Në rast të njohjes së statusit të nëpunësit civil gjyqësor nga gjykata, kontrata e punësimit të nëpunësit përkatës në detyrë përfundon në ditën e njoftimit të vendimit gjyqësor përfundimtar. Punonjësit e tjerë në gjykatë, ankimi i të cilëve nuk është njohur, vazhdojnë të konsiderohen si të punësuar, në përputhje me kontratën e punësimit, bazuar në Kodin e Punës."

3Punonjësit në detyrë, periudha e provës së të cilëve nuk ka përfunduar në datën kur bëhet përfundimtar vendimi për statusin e tyre, i nënshtrohen periudhës së provës, sipas kontratës së tyre të punësimit. Dispozitat e këtij ligji për vlerësimin e punës dhe për vendimin në fund të periudhës së provës zbatohen për çdo nëpunës civil gjyqësor në provë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment