1Ngarkohet Këshilli i Lartë Gjyqësor të hartojë dhe të miratojë aktet nënligjore, në përputhje me këtë ligj, jo më vonë se 6 muaj nga krijimi i tij, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga ky ligj.
2Ngarkohet Shkolla e Magjistraturës të hartojë dhe të miratojë aktet nënligjore, në përputhje me këtë ligj, jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi të këtij ligji, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga ky ligj.
3Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, jo më vonë se 6 muaj nga miratimi i këtij ligji, të hartojë dhe të miratojë aktet nënligjore që mundësojnë përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në nenin 64 të këtij ligji.
4Të gjitha aktet nënligjore, të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, zbatohen për aq sa nuk bien në kundërshtim me këtë ligj.